Reformat në drejtësi: Prokuroria më jotransparente se gjyqësori
Gjykatat, edhe pse nuk janë të pajisura me staf profesional për marrëdhënie me publikun, kanë bashkëpunim relativisht të mirë në procedurat gjyqësore, rastet në gjykata dhe të ngjashme. Por, problem i madh është mbyllja e portalit gjyqësor, gjegjësisht kërkimi i vështirë i vendimeve gjyqësore për vepra penale të ndryshme në procedura. Prokuroria Publike ka qenë gjithmonë deri diku më e mbyllur se gjyqësori, mbi të gjitha duke pasur parasysh pozitën kushtetuese dhe ligjore të prokurorisë në shoqëri dhe parimin e vartësisë së institucionit, por edhe fakte kufizuese nga aspekti i KPP për procedurat parahetimore dhe hetimet e kryera nga prokurorët, thuhet në Raportin e “Metamorfozis” për reformat në drejtësi me titull: “Gjyqësorit i duhet dozë ‘përforcuese’ financiare“.
Informatat me kohë, të sakta, precize dhe relevante të paraqitura në publik janë një segment shumë i rëndësishëm në punën e gjykatave. Informacioni i përgatitur dhe proaktiv për publikun konkret ose në përgjithësi, mund të kufizojë shumë spekulime dhe të krijojë imazh më të mirë të gjykatave, gjë që është parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e besimit në gjykata. Në vendet e zhvilluara, gjykatave u janë vendosur një sërë standardesh që duhen përmbushur dhe një nga më të rëndësishmet prej tyre është edukimi i publikut për punën e gjykatave. Me qëllim që të vendoset komunikim i mirë me publikun dhe të gjithë aktorët e tjerë të rëndësishëm në shoqëri, është e nevojshme rritja e besimit në gjykata, ndërsa një instrument i fortë për arritjen e besimit është strategjia e duhur e komunikimit të gjykatave dhe punësimi i stafit të ri profesional në gjyqësor. Në periudhën e kaluar vetëm katër institucione gjyqësore kanë punësuar persona për marrëdhënie me publikun, përkatësisht Këshilli Gjyqësor i RMV-së, Gjykata Supreme e RMV-së, OKS Shkup dhe OGS Shkup. Në të gjitha institucionet e tjera, përgjegjës për marrëdhënie me publikun emërohen persona nga radhët e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë gjyqësorë. Për marrëdhëniet vërtet proaktiv të gjyqësorit, në të ardhmen duhet të punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me publikun.
Këto të dhëna nga Raporti i Këshillit Buxhetor Gjyqësor për vitin 2020 flasin mjaft për vetëm një segment të transparencës, e ai është informimi i publikut për punën e gjykatave. Ky është konstatim i vjetër, por padyshim që ka ende problem për të bindur gjykatat apo për të bindur shtetin që të sigurojë fonde në buxhet edhe për këtë qëllim. Nëse flasim për nivelin e informimit të publikut për punën e gjyqësorit apo punën e prokurorisë, këtu mund të nxirren dy nota të ndryshme në përgjithësi dhe dy nota të ndryshme në secilën prej fushave.
Prokuroria Publike ka qenë gjithmonë deri diku më e mbyllur se gjyqësori, mbi të gjitha duke pasur parasysh pozitën kushtetuese dhe ligjore të prokurorisë në shoqëri dhe parimin e vartësisë së institucionit, por edhe faktet kufizuese nga aspekti i KPP për parahetimet dhe hetimet që i bëjnë prokurorët. Vetëm Prokuroria Publike në RMV ka faqe interneti me një numër të mjaftueshëm të dhënash sipas normave për transparencë, faqja dhe fusnotat përditësohen rregullisht, procedurat aktuale të prokurorive publikohen në rubrikën e njoftimeve, edhe pse ndoshta jo mjaft shpejt, funksionon edhe departamenti i marrëdhënieve me publikun në nivel qendror. Megjithatë, një faktor shumë kufizues është ngurtësia e të drejtës së prokurorëve për të komunikuar me publikun dhe shumë dilema janë shkaktuar nga Kodi i Etikës së Prokurorëve Publikë të RMV-së i cili është miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë gjatë vitit 2021. Për këtë çështje, PSP-ja dhe kryeprokurori i RMV-së nuk shprehën gatishmërinë për të menduar për rishikimin e dispozitave të tilla dhe mbeten në qëndrimin në mënyrë rigoroze se ato janë të nevojshme në Kodin e Etikës. Disa prokurorë publikë janë deklaruar për përplasjen e dispozitave të ngurta të Kodit të Etikës me vendimet më liberale të përfshira në Ligjin për Prokurorinë Publike. Pra, kjo çështje ka mbërritur në opinion pasi në media dhe në mesin e vetë prokurorëve janë paraqitur dilema për argumentimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe kryeprokurorit në vend rreth zgjedhjes, gjegjësisht moszgjedhjes së prokurorëve të caktuar në Prokurorinë e Lartë të RMV-së.
Ekspertët e fokus grupeve u shprehën negativisht edhe për hapjen e organit kryesor në prokurori, Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sipas këtyre burimeve, karakteristike është mbyllja e tij e theksuar për publikun, d.m.th. uljen e transparencës. Këshilli i Prokurorëve Publikë ka mbajtur disa seanca gjatë vitit, për të cilat është raportuar pas seancave, gazetarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancat me pretekstin se salla është e vogël, por ka vërejtje për mungesën e plotë të kritereve me rastin e zgjedhjes së re të prokurorëve në prokurori apo avancimin e prokurorëve të caktuar në karrierë, në prokurorinë më të lartë, thonë ekspertë të fokus grupit.
Në gjyqësor gjërat janë pak më ndryshe. Gjykatat, edhe pse nuk janë të pajisura me staf profesional për marrëdhënie me publikun, kanë bashkëpunim relativisht të mirë në procedurat gjyqësore, rastet në gjykata dhe të ngjashme. Mirëpo, problem i madh është mbyllja e portalit gjyqësor, gjegjësisht kërkimi i vështirë i vendimeve gjyqësore për vepra penale në procedurë, vetë zbatimi i dispozitave të Ligjit për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve nëpër gjykata për publikimin e vendimeve në kushtet e distancës kohore të përcaktuara në ligje, si dhe problemet hapësinore të sigurimit të pranisë publike në shumicën e gjykatave në RMV.
Sa i përket vetë Këshillit Gjyqësor, ky organ padyshim ka komunikim të mirë me publikun sa i përket caktimit të seancave dhe rendin e ditës, por qëndron shumë më i dobët në shpjegimet e vendimeve të tij. Kjo mund të shihet nga konferenca përfundimtare e përmendur e Koalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë” me titull “Ndikimi i sistemit të meritës në pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut” (28 shtator 2021). Edhe në vetë diskutimin publik u përmend se ka diskutim, por nuk ekzistojnë arsyetime, përveç atyre formale dhe të shprehura në fjalor shabllon. Një profesor universiteti, nga ana tjetër, ka reaguar për procedimin dhe arsyet e shkarkimit të gjyqtarëve, duke theksuar se të dhënat për 16 gjyqtarë të shkarkuar në pak më shumë se një vit nga Këshilli Gjyqësor nuk flasin mirë për pavarësinë e garantuar të gjyqtarëve dhe se ajo mund të krijojë problem në lidhje me procedurat para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari