Rastet e Vanja Gjorçevskës dhe Danka Iliçit nuk kanë të bëjnë me trafikimin e fëmijëve

Фото: Gerd Altmann auf Pixabay

Rastet e Danka Iliçit, vajzës dyvjeçare që u godit nga vetura dhe Vanja Gjorçevskës, e cila u vra në afërsi të Shkupit, nuk kanë lidhje me trafikimin e fëmijëve. Për Dankën e vogël, sipas hetimeve zyrtare, janë dy të dyshuar të cilët e kanë shkelur me veturë zyrtare vajzën para shtëpisë, e kanë futur në pjesën e pasme të veturës dhe më pas e kanë lënë trupin në vend të panjohur. Lidhur me rastin e Vanjës, Vërtetmatësi tashmë ka hedhur poshtë pretendimin se ajo ishte viktimë e trafikut të organeve. E përbashkëta e të dy rasteve është se dy vajzat u vranë në të njëjtën ditë – njëra ditën kur u rrëmbye dhe tjetra u godit nga një makinë, gjë që është e kundërta e trafikimit të fëmijëve ku ata lihen të gjallë në mënyrë që të trafikohen

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Dy javë para se të zhdukej, Danka u dërgua në një ekspertizë specialistike, e cila për shkak të hetimeve në vazhdim nuk mund të bëhet e ditur për publikun. Dhe një ditë para se të zhdukej, nëna kërkonte në google informacione për kalimet kufitare si dhe për përgjegjësi penale për disa akte. Më pas në internet shfaqet një video ku shihet një vajzë që duket si daneze dhe video vjen nga Viena dhe konfirmohet se dy femrat që duken si ato në video nga Viwna, realisht kaluan kufirin e Serbise dhe në fund u njoftua në opinion se kishin arrestuar njerëz të cilët kanë shkelur vajzën me veturë zyrtare dhe më pas e kanë fshehur (apo nuk e di çfarë i kanë bërë trupit të saj ) dhe tentuan t’i zhduknin me acidi gjurmët e gjakut.
 Nuk e di nëse ka një person që do të besojë në këtë përfundim, por që është një rrjet solid i trafikimit të fëmijëve, tashmë është e qartë me rastin e Vanjas sonë…
Pyetja është: “Kush qëndron pas gjithë kësaj?”
Është shumë për të qenë një rastësi.
Dhe është e tepërt të mund t’i “treteni” të gjitha këto për të gjithë ne që jetojmë vazhdimisht në frikë!

Rastet e Vanja Gjorçevskës nga Maqedonia dhe Danka Iliçit nga Serbia nuk kanë të bëjnë fare me trafikimin e fëmijëve, sipas asaj që dihet në dy hetimet e veçanta. Në rastin e Vanja Gjorçevskës është gjetur trupi i vajzës së vrarë, e cila sipas të dyshuarve është vrarë në të njëjtën ditë kur është rrëmbyer, gjë që nuk korrespondon me qëllimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Në rastin e Vanja Gjorçevskës, siç thakonferencën për media, prokurori publik Gavril Bubevski, procedura e kërkesës për shpërblesë nuk ka filluar fare, gjegjësisht nga askush nuk janë kërkuar para për shpërblim.

E në hetimin në Serbi, për të voglën Danka Iliç, sipas informacioneve zyrtare të deritanishme, vajza është vrarë menjëherë nga vetura, ndërsa të dyshuarit akuzohen për krime të mbulimit të gjurmëve dhe fshehjes së trupit të saj të pajetë, i cili trup ende nuk është gjetur.

Në publikimin që po rishikojmë, po ashtu përmendet se Danka Iliç është parë në Vienë të Austrisë në video, por për atë incizim, i cili është kontrolluar gjatë një periudhe të hetimeve, janë gjetur personat në të,, pra nëna dhe vajza, për të cilat policia në Austri konfirmoi se nuk ishte e njëjta vajzë, por një tjetër.

Ajo që thuhet në njoftimin se nëna e Dankës ka kërkuar në internet për kalimin e kufirit dhe kohëzgjatjen e dënimit me burg për një krim të kryer, nuk është e vërtetë. Ajo vetë e ka mohuar këtë dhe policia e Serbisë asnjëherë nuk e ka bërë të ditur publikisht, por gjithmonë është raportuar nga tabloidët bazuar në burime të paidentifikuara.

Telefoni im ishte nën kontroll, vetëm kaq do të them. Nëse do të ishte kështu, nuk do të isha një nënë në kërkim të fëmijës së saj, por statusi im do të ishte ndryshe. Vetëm nëse Danka kthehet e gjallë dhe e shëndoshë dhe pastaj do të flasim për gjithçka, ka thënë nëna e Dankës për Nova.rs, ndërsa nuk dihej ende epilogu tragjik i hetimit dhe kur po përhapeshin spekulime morbide se ajo ishte e përfshirë në gjoja rrëmbime dhe trafik njerëzish.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka mohuar se pas ekzaminimit të telefonit është konstatuar se ajo ka kontrolluar pikat kufitare.

Praktika morbide dhe joetike e spekulimit dhe sensacionalizimit të kësaj tragjedie nuk ndalet edhe kur dy të dyshuarit që ndodhen në paraburgim kanë rrëfyer vrasjen e Dankës me veturë zyrtare.

Ndryshe nga sa thuhet në publikimin që po shqyrtojmë, se rastet e Vanja Gjorçevskës dhe Danka Iliçit janë të ngjashme dhe kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore, nuk ka asnjë dëshmi për këtë.

Sa i përket rastit të Vanja Gjorçevskës, Vërtetmatësi tashmë e ka hedhur poshtë pretendimin se ajo ishte viktimë e trafikut të organeve.

Sipas hetimeve zyrtare, rasti i vogëlushes Danka Iliç nuk ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, por me një rast të izoluar në të cilin dy të dyshuarit, sipas asaj që deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ata kanë qenë me një automjet zyrtar duke kaluar para shtëpisë ku ndodhej Danka, kanë shkelur vajzën për vdekje, e kanë futur në pjesën e pasme të veturës dhe më pas e kanë lënë trupin në një vend të panjohur. Siç tha ai, duke shpjeguar hetimet në detaje, arsyeja pse automjeti zyrtar ka qenë i dyshimtë ka qenë fakti se automjeti ka qëndruar në rrugë për një kohë shumë të gjatë (rreth 5 minuta gjatë së cilës ka ndodhur gjithçka), si dhe mënyra se si këto gjetje janë konstatuar është fakti se automjeti zyrtar ka sistem gjurmues GPS nga i cili dallohej rruga e lëvizjes.

Për të gjitha faktet e lartpërmendura, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se rastet e Vanja Gjorçevskës dhe Danka Iliçit janë të lidhura në një “rrjet të fortë për trafikimin e fëmijëve”.

Meqë ra fjala, në vitin 2022, shtatë fëmijë nga vendi besohej se ishin në rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore, nga mosha 14 deri në 17 vjeç, raportoi Dojçe Vele vitin e kaluar, duke cituar të dhëna nga Ministria e Brendshme. Sipas llojit të shfrytëzimit, shumica e rasteve përfshinin martesë të detyruar – gjashtë persona, dy u identifikuan si shfrytëzim seksual, njëri prej të cilëve ishte shfrytëzim online.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.