Qeveria kanadeze nuk ka pranuar se 74 për qind e të vaksinuarve me dozën e tretë kanë „VAIDS“

Фото: pixabay.com

Disa njerëz në mënyrë të pabazë pretendojnë se VAIDS është dobësimi i funksionit të imunitetit për shkak të vaksinave kundër kovid-19, ngjashëm sikur njerëzit me HIV ose SIDË të patrajtuar kanë sistem të komprometuar të imunitetit. Të dhënat zyrtare kanadeze aspak nuk e lidhin sëmundjen me vaksinimin, as që e matin nivelin e imunitetit që e sigurojnë vaksinat. Argumenti i cili citohet në postimin në Facebook, gjoja të bazuar në të dhënat e qeverisë kanadeze, del nga portali antivaksiral The Exposé, i cili mbështetet në interpretimin e të dhënave i cili është jashtëzakonisht i pasaktë. Disa verifikues botërorë të fakteve tashmë kanë shkruar se VAIDS, përkatësisht sindroma e imunideficienës të fituar me vaksinën kovid nuk është sindromë e vërtetë.

 

Përmes dezinformatave në rrjetet sociale po përhapet paniku se si pasojë e vaksinave kundër kovid imuniteti është në rënie drastike dhe se një numër i madh i atyre që janë vaksinuar manifestojnë gjendje si SIDA. Në këtë kuptim, një postim Facebook pretendon se të dhënat nga qeveria kanadeze tregojnë se te 74 për qind e njerëzve të vaksinuar me dozë të tretë kundër kovid-19 është paraqitur SIDA. Kjo nuk është e vërtetë. Në asnjë moment këto dokumente nuk e lidhin sëmundjen me vaksinimin dhe as nuk matin nivelin e imunitetit që sigurohet nga vaksinat.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga qeveria kanadeze tregojnë se 74% e kanadezëve të vaksinuar me dozë të tretë tani kanë sindromë të deficitit të imunitetit me vaksinën (VAIDS). Po, kjo është SIDA e shkaktuar nga vaksina, shkruan në postimin.

Nuk është e saktë që raportet nga qeveria kanadeze tregojnë se 74 për qind e njerëzve që kanë marrë tre doza të vaksinës Kovid-19 kanë humbur imunitetin dhe kanë zhvilluar VAIDS, domethënë tani kanë SIDË, siç është postuar në rrjetin social. Në dokumentet e cekura në dezinformatat nuk përmendet SIDA si pasojë e imunizimit kundër Kovid-19.

VAIDS nuk është gjendje e vërtetë mjekësore, por dezinformatat për VAIDS përhapen në rrjetet sociale. Disa njerëz pretendojnë në mënyrë të pabazë se VAIDS është një dobësim i funksionit të imunitetit për shkak të vaksinave kundër kovid-19, ashtu si njerëzit me HIV ose SIDË të patrajtuar kanë sistem seriozisht të komprometuar të imunitetit.

Disa verifikues botërorë të fakteve tashmë kanë shkruar se VAIDS, përkatësisht sindroma e imunodeficiencës e fituar me vaksinën kundër kovid, nuk është një sindromë e vërtetë.

Sindroma e imunodeficiencës ose “SIDA” është gjendje kronike e cila e pengon aftësinë e trupit që të luftojë kundër infektimeve dhe sëmundjeve. Ajo është shkaktuar nga virusi i imunodeficiencës humane (HIV). Por, pretendimet se ka raste të SIDËS të shkaktuara nga vaksinimi ose “VAIDS” siç pretendojnë përdoruesit online janë të pabaza.

Nuk ekziston fenomeni i quajtur “sindromë e imunodeficiencës e nxitur nga vaksina”. Kjo nuk është sindromë e vërtetë, deklarata për Rojters, Dona Farber, shefe e Seksionit për shkenca kirurgjike dhe profesoreshë e mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Kolumbia.

Ajo sqaron pse vaksinat nuk shkaktojnë imunodeficiencë.

Ato nuk i harxhojnë qelizat imunologjike, përkundrazi, ato i stimulojnë qelizat imune të aktivizohen, ndahen dhe prodhojnë molekula si antitrupa dhe faktorë të tretshëm që të njohin patogjenë dhe ta lirojnë trupin nga ai, shton Farber.   

Duke pasur parasysh atë që miliarda njerëz në mbarë botën tashmë janë vaksinuar kundër kovid-19, dr. Grant Mekfaden, drejtor i Qendrës Biodizajn për Imunoterapi, Vaksina dhe Virusoterapi të Universitetit Shtetëror në Arizonë konsideron se po të ekzistonte diçka si VAIDS, deri tani do të zbulohej.

Nuk ekziston pandan i SIDËS të shkaktuar nga vaksinat, thotë Mefaden për Asoshiejtet Pres.

Dhe kërkimi nëpër literaturën biomjekësore legjitime nuk gjeti përmendje të sindromës së imunodeficiencës së fituar me vaksinën.

Nuk ekziston gjendje e quajtur VAIDS, thotë dr. Metju Lorens, specialist për sëmundje ngjitëse pediatrike dhe hulumtues në Universitetin në Merilend, në postën elektronike në USA Tudej.

Argumenti i cili citohet në postimin në Facebook, gjoja i bazuar në të dhënat e qeverisë kanadeze, del nga portali antivaksiral The Exposé, i cili mbështetet në interpretimin e të dhënave i cili është tejet i pasaktë.

Në shkrimin e tij, portali i keqpërdor të dhënat mbi të cilat e mbështet pretendimin e tij qendror. Ai e bën këtë duke kombinuar të dhënat mbi “efektivitetin e vaksinave”, i cili në thelb bie me kalimin e kohës, me diçka që publikimin e quan “performancat e sistemit të imunitetit “, që sugjeron se e prezanton sistemin e përgjithshëm të imunitetit të trupit, megjithëse kjo nuk është prezantuar në të dhënat kanadeze në asnjë moment.

Mbrojtjen që e ofron vaksina bie me kalimin e kohës, por kjo të lidhet me zvogëlimin e sistemit të përgjithshëm imunitar të një personi, është keqpërdorim i të dhënave. Siç raportoi Agjencia e Shëndetit Publik e Kanadasë (RNAS) në postën elektronike në portalin Lead Stories për verifikimin e fakteve, shkrimi në Exposé “keqinterpreton qartë si funksionojnë vaksinat dhe sistemi i imunitetit”:

Është me rëndësi të sqarohet se një person nuk sëmuret nga SIDA për shkak të dobësimit të sistemit të tij të imunitetit, por për shkak të infektimit me virusin HIV, i cili paraqitet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun, përmes spermës ose lëngjeve vagjinale të personit të infektuar. Infektimi HIV shkakton që individi ta humbë gradualisht imunitetin qelizor, të cilin e bën të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të tjerë.

Sipas të gjitha fakteve të cekura arrijmë në përfundim se nuk është i saktë pretendimi se Qeveria e Kanadasë ka pranuar se 74 përqind nga të vaksinuarit me dozë të tretë tani kanë “VAIDS” përkatësisht SIDË.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.