Publikim i ri i “Metamorfozis” për shkallën e respektimit të të drejtave themelore
Shkalla e realizimit të të drejtave themelore të qytetarëve në dritën e proceseve integruese evropiane, është hulumtimi më i fundit tematik i Fondacionit “Metamorfozis” në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondacioni kombëtar për demokraci nga SHBA. Në hulumtim është bërë rishikim i përgjithshëm dhe i detajuar i problemeve më urgjente nga korpusi i të drejtave themelore me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut në periudhën nga korriku 2021 deri në fund të qershorit 2022.
Të drejtat e njeriut në RMV përgjithësisht respektohen, megjithëse raste të diskriminimit strukturor ende vërehen në disa zona. Rastet e shkeljes të të drejtave të njeriut dhe diskriminimit ndonjëherë regjistrohen nga institucionet kompetente në institucionet e pushtetit ekzekutiv.
Ky është përfundimi i përgjithshëm i hulumtimit të fundit të realizuar nga Fondacioni “Metamorfozis” me titullin “Të drejtat themelore – Kornizë ka, zbatimi ndryshon, kudo duhen më shumë para”.
Raporti përfundon se “korniza strategjike dhe ligjore për respektimin e të drejtave themelore në RMV është e mbuluar mirë, përgjithësisht në përputhje me të gjitha rregulloret kryesore ndërkombëtare, me përjashtim të segmenteve të caktuara që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT”. Si shtesa më e fundit në kuadrin strategjik, në fund të muajit qershor u vu në agjendë Strategjia kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, me synimin për të përcaktuar udhërrëfyesin për promovimin dhe përmirësimin e të drejtave që gëzojnë këta persona.
Zbatimi në përgjithësi vuan nga dy probleme – mungesa e kapaciteteve njerëzore apo infrastrukturore dhe mungesa e parave, gjegjësisht financimi i nënvlerësuar nga buxheti, thuhet në konkluzionet e Raportit, dhe kjo mbështetet nga buxhetimi i detajuar i publikuar nga institucionet kyçe përgjegjëse për zbatimin e të drejtave themelore.
Si probleme më të mëdha që janë ende aktuale, potencohen “problemi me kushtet e këqija në institucionet e mbyllura, mbi të gjitha, në institucionet e paraburgimit dhe burgjeve”, “përfshirja e romëve, që mbulohet në mënyrë normative, vuan nga mbështetja e pamjaftueshme buxhetore, ndërkohë që romët ende përballen me shembujt e diskriminimit dhe segregacionit”, si dhe “diskriminimi dhe dhuna ndaj komunitetit LGBT, e cila është ende e pranishme në një masë të madhe”, dhe në këtë kuadër potencohet edhe “transfobia, e cila shprehet fuqishëm edhe nga përfaqësuesit e qeverisë dhe opozita”.
Të drejtat që dalin nga Konventa e Stambollit për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave, si dhe nga dhuna në familje, janë përmirësuar, veçanërisht pas miratimit të procedurës specifike ligjore, por ka ende punë për të bërë për të përmirësuar mbrojtjen institucionale, kryesisht nga qendra të specializuara, rrjeti i të cilave është i pazhvilluar, dhe në disa rajone, si ai i Pollogut, mungon plotësisht.
Raporti vë në dukje gjithashtu përmirësim të situatës me të drejtat e personave që vuajnë nga një lloj paaftësie, veçanërisht tek fëmijët me aftësi të kufizuara, por mbetet nevoja për ndihmë më të madhe financiare, ndihmë nga numër edhe më i madh asistentësh personalë dhe të arsimuar, dhe natyrisht domosdoshmëria e krijimit të një Regjistri të personave me aftësi të kufizuara, i cili do të ndihmonte në identifikimin e plotë të nevojave sipas aftësisë së kufizuar, por edhe sipas vendndodhjes gjeografike, gjegjësisht do të identifikoheshin edhe nevojat dhe detyrat e vetëqeverisjes lokale.
Gjuha e urrejtjes, që është tendencë përkeqësimi dhe rritjeje në dy-tre vitet e fundit, përfshirë 2022, dhe arsyeja kryesore është mosndëshkimi, thuhet për këtë problem të zjarrtë në raport, duke shtuar se ndërkohë edhe është shumëzuar.
Raporti është pjesë e projektit “Promovimi i llogaridhënies dhe transparencës së reformave publike“, i cili zbatohet nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, me mbështetje nga Fondacioni kombëtar për demokraci nga SHBA. Në kuadër të këtij projekti tashmë janë publikuar raportet për reformat në drejtësi, administratën publike dhe reformat në sektorin e medias.
Овој напис е изработен во рамките на проектот Проверка на фактите за напредокот на Северна Македонија кон ЕУ, имплементиран од Фондацијата Метаморфозис. Написот, кој е првично објавен во Вистиномер, e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација NED (National Endowment for Democracy). Содржината на написот е одговорност на авторот и не секогаш ги одразува ставовите на Метаморфозис, НЕД или нивните партнери.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari