Propagandë: Aktorët serbë portretizohen si heronj të luftës në luftën e Ukrainës
Përdorimi i veprave serbe dhe jugosllave të destinuara për ekranin e madh dhe të vogël, është një nga truket propagandistike më tronditëse në betejën paralele për Ukrainën. Temën e hap BBC-ja, mediat serbe, e më pas edhe mediat vendase
Shkruan: Ljubomir Kostovski
Siç njofton burimi jonë i lajmeve, në propagandën e luftës në Ukrainë realisht nuk ka fund. Është një përdorim i dukshëm i sekuencave nga filmat dhe serialet televizive për të paraqitur “luftëtarët e guximshëm” në situata të ndryshme aksioni, dhe në dy raste “oficerët e këqij rusë” që gjoja shijojnë djegien e fshatrave të Ukrainës duke pirë birrë!
Postimi në foton e mëposhtme (tweet-i ndërkohë është fshirë) shkon me legjendë: “Ushtarët pushtues rusë pinë birrë pasi i vunë zjarrin fshatit. Qytetërimi evropian po zhduket në flakë!”. Në fakt bëhet fjalë për një sekuencë nga filmi “Fshatrat e bukur, digjen bukur”, dhe aktori kryesor nuk është askush tjetër veç Dragan Bjelogrliq.
Ky film nuk është aspak i zakonshëm. Kujtojmë – ai u nominua për Oscar (1996) për filmin më të mirë joanglisht dhe konsiderohet si një nga veprat kulte të kinematografisë serbe. Është incizuar në vitin 1996 dhe tregon historinë e një lufte të përgjakshme në Bosnje (1992). Filmi mbi të gjitha ka një mesazh kundër luftës dhe në këtë rast është keqpërdorur për qëllime propagandistike.
Por kjo nuk është e gjitha. Për qëllime propagandistike janë përdorur edhe pamjet e filmit “Небесна јадица” me Nikolla Kojon, i cili qëndron përballë një dritareje të hapur me ndërtesa të prishura pas saj. Filmi, ndryshe ka të bëjë me bombardimin e Beogradit në vitin 1999, ndërsa vepra gjithashtu është nominuar për Oscar (2000) në kategorinë e veprave nga një zonë jo angleze. Megjithatë, në mesazhet propagandistike në Twitter, Koljo portretizohet si një hero nga Ukraina, gjegjësisht gjeneral rreshter Nikolai Kojçenko i cili “shikon nga dritarja Kievin e rrënuar”.
This is hero of #Ukraine… His name is Nikolai Koychenko, sergant general, staring from his window in war torn #Kyiv…#StopWarInUkraine pic.twitter.com/qD6WIKhyFP
— Aleksandar Pičuškin (@APicuskin) March 1, 2022
Për propagandë është përdorur edhe personazhi i aktorit Nenad Okanoviq (në vendin tonë i njohur nga seriali – “Fshati digjet, plaka krihet”), i cili paraqitet si hero i rezistencës në Ukrainë. Një foto e aktorit serb është shpërndarë në Twitter së bashku me mesazhin:
Ky është një ushtar nga Ukraina që rrëzoi urën në Kharkov dhe vdiq heroikisht. Emri i tij është Oleksij Stepanenko Okanoviç
🇺🇦This is an Ukrainian soldier who destroyed the bridge in Kharkov and died heroically. His name is Oleksiy Stepanenko Okanovich.#fuckPutin #BREAKING #StopRussia #StopPutin #StopTheWar #StopRussianAgression #StandingWithUkraine pic.twitter.com/pDaBHOJtCG
— Сер Милан (@milan_ser) February 28, 2022
Lajmi për aktorët dhe veprat e përdorura serbë është transmetuar në fakt nga BBC në serbisht, pasi ky burim i njohur ka hasur në tweet-in e ish-deputetit austriak Leo Kolbauer, i cili ka shkruar se në foton e shfaqur nuk është hero ushtarak ukrainas, por aktori serb, Nenad Okanoviq.
Propaganda und #FakeNews hagelt es in einem Krieg von allen Seiten. Dieses Foto zeigt nicht einen Ukrainischen Kriegshelden, sondern den Serbischen Schauspieler Nenad Okanović. https://t.co/1OasEUwZMS https://t.co/jRAVXcpf6r
— Leo Kohlbauer (@LeoKohlbauer) March 1, 2022
Në grupin e “heronjve të luftës”, është përdorur edhe aktori serb Radosh Bajiq nga seriali “Fshati digjet, plaka krihet”, i cili është paraqitur si “Fantazma e Kievit”, i cili rrëzoi deri në 16 avionë luftarakë rusë!
MYSTERY SOLVED: The Ghost of Kyiv revealed to be a retired Ukrainian Air Force commander Radashin Rakovsky, a native of Zhytomir. He came out of retirement to fight the aggressor, good hunting good sir! #SlavaUkraine #StandWithUkriane pic.twitter.com/xEcFxtu3Hm
— Malign Influence Enjoyer (@DengistRS) February 26, 2022
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari