Presidenti Biden viktimë e videove të trukuara në portalet shqiptare

Një video ku pretendohet se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden humbet përsëri rrugën e daljes nga një podium fjalimi është kuruar dhe shpërndarë gjerësisht edhe nga portalet shqiptare. Në këto ditë zgjedhjesh në SHBA, “Faktoje” verifikoi këtë video për të zbuluar manipulimin në imazhe.

———————————————————————————————————————————–

Mosha e presidentit amerikan Joe Biden është një nga pikat më të forta ku mbështeten kritikën e tij për të rrëzuar mundësinë e një mandati të dytë. Cdo lapsus gjatë fjalimeve apo humbje e vogël orientimi e presidentit amplifikohet menjëherë në rrjet dhe kthehete në meme apo video gazmore.

Një nga  këto video, është dhe ajo e publikuar në 21 tetor nga disa media online në shqip, ku pretendohet se presidenti Biden nuk arriti të gjejë daljen pas një fjalimi të mbajtur në Pittsburgh, Pennsylvania.

I njëjti titull “Video / Joe Biden e “humb” sërish, nuk gjen daljen pas fjalimit” dhe tekst është kopjuar dhe ndarë i njëjtë masivisht.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portalet

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të lajmit në fjalë duke konsideruar rëndësinë që marrin këto akuza në këto ditë zgjedhjesh në SHBA dhe kur pritet që në javët në vijim të mësohet edhe nëse do të ketë një rikandidim për një mandat të dytë të presidentit.

Video së cilës i referohen portalet shqiptare, e publikuar dhe në disa prej mediave ndërkombëtare,  rezulton se ka një “kurim” për të bërë të mendohet se Biden pasi mbaron fjalimin e tij humbet orientimin në skenë për disa caste, kthehet në drejtim të kundërt me publikun dhe pas disa momenteve arrin të gjejë zbritjen nga podiumi.

Ashtu sic kanë provuar edhe kolegët tanë të AFP, duke ndjekur një kënd tjetër të fjalimit, mund të kuptohet se presidenti i SHBA-ve ‘i kthen” shpinën turmës për të falenderuar një grup punëtorësh, të cilët ishin pranë skenës ku ai po mbante fjalimin. Pasi I përshëndet me dorë, ai kthehet përsëri nga drejtimi i daljes. Pikërisht kjo pjesë është kuruar në videon e bërë të famshme si një gafë tjetër e presidentit.

Për të kuptuar manipulimin, mund të ndiqet video e saktë në Youtube, ku duket së në minutën 10:30, zoti Biden përshëndet një grup punëtorësh, që janë në krahun e tij të djathtë dhe më pas ai bën një rrotullim për t’u larguar nga skena. Gjithashtu, kënde të ndryshme të kamerës tregojnë se Biden hyri në skenë nga njëra anë dhe doli nga ana tjetër e saj.

Presidenti Biden është bërë dhe më parë subjekt i videove të ndryshuara dhe keqintepretuara, që synojnë të tregojnë shëndet të dobët fizik dhe mendor, por ‘verifikuesit e fakteve’ në mediat prestigjoze kanë treguar se këto publikime nuk janë gjithmonë të vërteta.

Faktoje.al

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.