Postimi përhap gënjeshtra, Joe Biden vizitoi Maui-n

Фото: Принтскрин видео

Presidenti i SHBA Joe Biden vizitoi Maui-n pasi ndërpreu pushimet e tij në Nevada më herët. Ai personalisht pa dëmet e shkaktuara nga zjarri i tmerrshëm që përfshiu ishullin dhe mori më shumë se 100 jetë. Dëshmi e vizitës së tij janë raportimet e mediave botërore, ndërsa nuk mungojnë edhe videot e ngjarjes

 

Një postimFacebook pretendon se presidenti amerikan Joe Biden ka shkuar me pushime në Nevada dhe nuk e ka vizituar ende Mauin në Hawaii, që u godit nga një zjarr shkatërrues që mori më shumë se 100 jetë. Një pretendim i tillë nuk është i vërtetë.

Biden zbarkoi në Nevada për një pushim tjetër, ai ende nuk e ka vizituar Maui-n. Numri i personave të vrarë nga zjarret arriti në 114 deri të shtunën.

Nuk është e vërtetë që Biden nuk e ka vizituar Mauin. Biden u nis për pushime në Nevada, por e ndërpreu atë për të shkuar në Maui, ku u takua me autoritetet lokale dhe banorët, duke shprehur mbështetjen për tragjedinë.

Vizita e Biden në Maui u zhvillua më 21 gusht 2023 (e hënë), dhe mediat e huaja raportuan për të.

Presidenti Biden, i shoqëruar nga gruaja e tij, Jill Biden, vizitoi mbetjet e djegura të Lahaina, një qytet bregdetar në ishullin Havai të Maui, të hënën në vizitën e tij të parë që nga zjarret shkatërruese që vranë më shumë se 100 njerëz dhe lanë një sfond metali të përdredhur dhe shtëpi të zbrazura, shkruan New York Times në raportin e saj për vizitën e Biden në Maui.

Biden, i cili ndërpreu pushimet e tij verore në Liqenin Tahoe në Nevada, u takua me të mbijetuarit nga zjarri dhe punonjësit e urgjencës dhe zyrtarë shtetërorë dhe lokalë si dhe bëri një turne ajror në mbetjet e zjarrit, shton artikulli i New York Times, i cili shoqërohet me fotografi.

Presidenti Joe Biden mbërriti në Maui të shkatërruar të hënën për të dëshmuar shkatërrimin e shkaktuar nga ferri më shumë se një javë më parë dhe për të vlerësuar vetë përgjigjen e qeverisë që disa banorë fillimisht mendonin se mungonte, shkruan CNN për vizitën e Biden në Maui.

Gjatë vizitës, presidenti u përpoq të siguronte banorët se qeveria federale do të mbështeste rimëkëmbjen e tyre, raportoi CNN.

Ka edhe video për vizitën e presidentit amerikan në Maui, si kjo:

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vizituar Maui-n pasi më herët i kishte ndërprerë pushimet në Nevada. Ai personalisht pa dëmet e shkaktuara nga zjarri i tmerrshëm që përfshiu ishullin dhe mori më shumë se 100 jetë. Dëshmi e vizitës së tij janë raportimet e mediave botërore, ndërsa nuk mungojnë edhe videot e ngjarjes. Pretendimi se ai nuk e vizitoi Maui-n është i pasaktë dhe për këtë arsye ne po e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.



 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.