Postimi ofron në mënyrë të rreme punë për 100 paketues të pajisjeve mjekësore

Фото: Принтскрин ФБ пост

Ky postim nuk ofron asnjë vend pune për paketuesit e pajisjeve mjekësore në Maqedoni, por është krijuar si klikbajt, pra, për të rritur trafikun e internetit në faqe të caktuara, nga të cilat krijuesi i postimit ka të ngjarë të marrë kompensim financiar.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Na duhen urgjentisht 100 paketues përr pajisje mjekësore! Punë e lehtë, përfitime të mëdha!

Një foto e lidhur më pas shpërndahet si një “ngacmues” për postimin e supozuar të punës. Ku thuhet se ka “mundësi pune në paketime mjekësore në Maqedoni” për grupmosha të ndryshme dhe fton përdoruesit e mediave sociale të klikojnë në lidhjen dhe të shohin pagën e supozuar të ofruar për secilën kategori moshe.

Por kur qaset lidhja, nuk ka asnjë pozicion pune, nuk ka shpallje dhe nuk përmendet pagat e supozuara të premtuara sipas moshës. Përveç kësaj, është vërtet e çuditshme dhe jo specifike, pra diskriminuese, që paga për paketimin e pajisjeve mjekësore të jetë e ndryshme për njerëzit në varësi të moshës së tyre, duke pasur parasysh se është e njëjta punë për të gjithë. Një paketues i pajisjeve mjekësore është një pozicion pune i nivelit fillestar, jo një pozicion që kërkon avancim ndër vite përmes një shkalle në hierarkinë e një organizate pune.

Kur qaset lidhja që është pjesë e postimit, ka lidhje në anglisht që thotë “kompanitë e paketimit farmaceutik”, “paketimi farmaceutik”, “prodhimi farmaceutik”, “kompanitë e paketimit farmaceutik”, “çantat e paketimit” dhe “paketimi”.

Lidhja për “paketimin farmaceutik” në fakt e çon përdoruesin në faqen e një kompanie gjermane që tregton, pra prodhon ambalazhe, ambalazhe për produkte farmaceutike (shishe pompe për sprej të ndryshëm farmaceutikë). E njëjta situatë është edhe me lidhjen nën titullin “kompanitë e paketimit farmaceutik”. Gjithashtu, këto lidhje të çojnë në një kompani tjetër gjermane, por e përbashkëta e të gjithëve është se asnjëri prej tyre nuk ofron punë për paketimin e pajisjeve mjekësore në Maqedoni, siç pretendohet rrejshëm në përshkrim dhe në foto me rrogat.

Përkundrazi, qytetarët nxiten të klikojnë në link, duke menduar se aty do të shohin një shpallje pune, si dhe do t’u ofrohen paga sipas moshës për pozicionin e ambalazhuesit të pajisjeve mjekësore, por përkundrazi, në fakt rritet trafiku në internet i faqeve të caktuara, pra krijojnë më shumë trafik interneti, më shumë frekuentim, që natyrisht është krijuar artificialisht sepse përdoruesit nuk kanë ndërmend të shikojnë kompanitë e huaja për prodhimin e ambalazheve mjekësore, por të gjejnë një punë dhe të gjejnë informacione rreth kushteve për një pozicion të pretenduar pune.

Rrjedhimisht, ky postim nuk ofron asnjë pozicion pune, por është krijuar si klikbaj, pra mashtrim për të rritur trafikun e internetit në faqe të caktuara nga të cilat krijuesi i postimit ka të ngjarë të marrë kompensim financiar.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të rremë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.