“Pfizer” nuk ka patentë për gjurmimin e kontakteve në distancë të personave të vaksinuar

Patenta është regjistruar nga dy shpikës, Gal Ehrlich dhe Meyer Fenster, dhe jo nga Pfizer, dhe kjo mund të shihet në lidhjen që ndan postimin. Një zëdhënës i Pfizer konfirmoi në një deklaratë për USA Today se kompania nuk ka një patentë të regjistruar për gjurmimin e kontakteve në distancë të individëve të vaksinuar.

Ne po shqyrtojmë një postimFacebook që pretendon se Pfizer ka paraqitur një patentë për gjurmimin e kontakteve në distancë të individëve të vaksinuar. Kjo nuk është e vërtetë.

Konspiracione? Absolutisht. Nëse diçka është e qartë për ju apo jo. Për të mos e pas të qarttë, ju njollosin me mbiemrin “teori”. Por ka internet, kështu që mund ta lexojmë vetë, thuhet në postimin që po analizojmë.

Postimi ndan gjithashtu një dokument që pretendon të tregojë se Pfizer iu dha një patentë amerikane në gusht 2021 për një pajisje për gjurmimin e kontakteve.

Aplikimi për patentë i Pfizer, i miratuar më 31 gusht 2021, është patenta e parë që shfaqet në një listë prej më shumë se 18,500 që synojnë gjurmimin e kontakteve në distancë të të gjithë personave të vaksinuar në mbarë botën, thuhet në dokumentin e shpërndarë në postim.

Në të shtohet se frekuencat e mikrovalëve nga kullat e qelizave dhe satelitët ishin të lidhura drejtpërdrejt me “oksidin e grafenit të ruajtur në indet yndyrore të të gjithë individëve të inokuluar”.

Por pretendimi është i rremë. Patenta është regjistruar nga dy shpikës, Gal Ehrlich dhe Meyer Fenster, dhe jo nga Pfizer, dhe kjo mund të shihet në lidhjen që ndan postimi, për të cilin me vetëdije shpërndan informacione të rreme.

Një zëdhënës i Pfizer konfirmoi në një deklaratë për USA Today se kompania nuk ka një patentë të regjistruar për gjurmimin e kontakteve në distancë të individëve të vaksinuar dhe as frekuencat e mikrovalëve të emetuara nga vaksina Pfizer nuk mundësojnë gjurmimin e kontakteve të çfarëdo lloji.

Nuk ka asnjë patentë të paraqitur nga Pfizer që do të lejonte gjurmimin e kontakteve në distancë të individëve të vaksinuar. Nuk ka frekuenca mikrovalore të emetuara nga vaksina që do të lejonin gjurmimin e kontaktit në distancë, tha Keith Longley, një zëdhënës i Pfizer.

 

Ehrlich, i cili regjistroi patentën me Fenster, e konfirmoi këtë në një deklaratë për US Today.

Patenta nuk ka të bëjë fare me Pfizer apo ndonjë prodhues tjetër ilaçesh apo vaksinash në veçanti. Shpikja u konceptua në prill, maj 2020 pasi mësoi për fenomenin e përhapjes. Në atë kohë, nuk kishte asnjë vaksinë në dispozicion, tha Ehrlich.

Patenta propozon përdorimin e komunikimeve Bluetooth midis telefonave celularë për të identifikuar se cilët njerëz kanë më shumë ndërveprime sociale dhe për këtë arsye do të ishte më e rëndësishme që ata të vaksinoheshin së pari me furnizimin e kufizuar të vaksinës.

Patenta parashikon që përdorimi i vaksinave për të luftuar Covid-19, në rastet kur ka mungesë, do të ishte më efektiv nëse do të administrohej fillimisht tek ata që kanë më shumë ndërveprime sociale në krahasim me ata që janë në rrezik, shpjegon Ehrlich. Patenta nuk thotë asgjë për frekuencat e mikrovalëve që lidhen me njerëzit e vaksinuar, shtoi ai në një deklaratë për USA Today.

Ideja shpjegohet në një studim të vitit 2021, bashkëautor nga Ehrlich dhe Fenster.

Nga e gjithë kjo mund të konkludohet se Pfizer nuk ka paraqitur patentë për monitorim në distancë të personave të vaksinuar. Patenta u dorëzua nga dy shpikës për të përdorur potencialisht Bluetooth për të identifikuar njerëzit me numrin më të madh të ndërveprimeve sociale. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin që po analizojmë si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.