Personi që u ndalua, nuk do të thotë se është fajtor për kërcënimet e rreme me bombë në shkollat ​​e Shkupit

Фото: Мета.мк

Në deklaratën e policisë thuhet qartë se personi është ndaluar “për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosje të bombave”. Askund, ndryshe nga sa thuhet në postimin që po e recensojmë, nuk thuhet se ky person është “djali që ka raportuar bombat në shkollë”. Postimi në Facebook dhe vetë titulli mediatik, pa respektuar prezumimin e pafajësisë, theksojnë se ky është personi që ka kërcënuar se do të vendosë bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit, gjë që më pas është hedhur poshtë nga Prokuroria Publike.

 

 

Recensojmë një postim në rrjetin social Facebook, ku thuhet: “KY ËSHTË DJALI QË KA RAPORTUAR BOMBA NË SHKUP”.

Si pjesë e postimit është shpërndarë një artikull mediatik me titull të ngjashëm me postimin e publikuar në Facebook.

E ARRESTUAN: KY ËSHTË DJALI QË RAPORTOI BOMBA NË SHKOLLAT E SHKUPIT – ËSHTË I NJOHUR NË INSTAGRAM, thuhet në titullin e shkrimit.

Bëhet fjalë për një rast që ka shkaktuar shumë ankth në opinion, pasi në periudhën e fundit ka pasur gjithsej katër kërcënime të rreme për bomba të vendosura në nëntë shkolla të mesme të Shkupit.

Policia dje, të mërkurën, ka ndaluar një person në lidhje me kërcënimet e rreme me bombë në shkollat ​​në Shkup. Në deklaratën e MPB-së, identiteti i personit shkruhet me iniciale – N.N.

Policët nga SPB Shkup sot (02.11.2022) kanë ndaluar N.N. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat ​​e Shkupit. Në koordinim me prokurorinë kompetente po merren masa për zbardhjen e rastit. Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë kryer kontrollet antiterroriste në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh me kërcënim për bombë të vendosur në adresat e tyre elektronike dhe është konstatuar se këto janë denoncime të rreme, thuhet në njoftimin e MPB-së për publikun, dhe në videon e publikuar nga policia.

Në njoftimin e policisë thuhet qartë se personi është ndaluar “për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave”. Askund, ndryshe nga sa thuhet në postimin që po e recensojmë, nuk thuhet se ky person është “djali që ka raportuar bombat në shkollë“. Postimi në Facebook dhe vetë titulli mediatik, pa respektuar prezumimin e pafajësisë, theksojnë se ky është personi që ka kërcënuar se do të vendosë bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit.

Në shkrimin e publikuar, megjithatë, ndryshe nga sa pretendohet në titull, nuk përmendet askund se ky është pikërisht djali që ka raportuar për bomba të vendosura, por se bëhet fjalë për një “dyshim të MPB-së”.

Menjëherë pas njoftimit të MPB-së, në media u zbulua identiteti i personit të arrestuar – se ishte Nikolla Nikolovski nga Konservatorët e Rinj, i cili kishte edhe një kompani për e-tregti dhe shitje online. Ai më parë ka shkruar komente, raporte dhe rubrika konservatore në disa portale. Nikolovski gjithashtu drejton profilet “Boemot” në Twitter dhe Instagram.

Me reagim ndaj arrestimit është kundërpërgjigjur edhe Conservative.mk, duke pohuar se “personat e vërtetë që qëndrojnë pas këtij sulmi të porositur duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se pas raportimeve të rreme nuk qëndron djaloshi”.

Për të pohuar me siguri se një person i caktuar është fajtor për ndonjë vepër penale, duhet të ketë konfirmim formal nga autoritetet gjyqësore, pra vendim gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, si dhe në këtë, nuk mund të thuhet se një person i caktuar ka kryer krim me siguri, vetëm pse është ndaluar në stacion policor.

Për këtë flet edhe më shumë fakti që Prokuroria Publike e shpalli të pafajshëm Nikollovskin, sepse nuk kishin dijeni se ishte ai që qëndronte pas kallëzimeve të rreme.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar ndalimin e mëtutjeshëm të personit. Duke qenë se në ekspertizat fillestare nuk rezultonte lidhje mes personit dhe mesazheve të dërguara, personi pas marrjes në pyetje është lënë i lirë, njoftuan nga prokuroria.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se postimi që po recensojmë është pjesërisht i pavërtetë. Titulli dhe postimi në Facebook sugjeronin se personi i arrestuar për kërcënimet e rreme me bombë ishte fajtor, ndërsa në artikull thuhej diçka krejtësisht tjetër – se ka vetëm dyshime, të cilat më vonë u hodhën poshtë nga Prokuroria Publike. Prej atje, rasti nuk është zbardhur dhe autori nuk është gjetur ende.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.