Përsëri propagandë se Rusia po lufton kundër “nazistëve në Ukrainë”

Видео скриншот

Postimi pro-rus synon të justifikojë pushtimin ushtarak rus të Ukrainës. Që Ukraina është një vend i nazistëve dhe një gënjeshtër propagandistike e paraqitur nga vetë presidenti rus Vladimir Putin për të justifikuar pushtimin ushtarak që ai filloi në 24 shkurt 2022 plotësisht i paprovokuar. Termi “operacion special ushtarak” është propaganduar e shpikur gjithashtu nga Kremlini për të minimizuar dhe errësuar natyrën e vërtetë të luftës së nisur nga Rusia dhe për të pretenduar një fitore ruse në operacion, pavarësisht nga rezultatet. Ajo që Rusia filloi në Ukrainë më 24 shkurt 2022 është një sulm dhe pushtim ndaj një shteti sovran dhe të pavarur dhe jo një “operacion special ushtarak”.

 

Shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet një përmbledhje e video materialeve të ndryshme militariste dhe thotë:

Rusia nuk iu dorëzua kurrë nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ata nuk do t’i dorëzohen nazistëve ukrainas gjatë Operacionit Special Ushtarak. Lavdi Rusisë.

Termi “operacion special ushtarak” është termi zyrtar i përdorur nga qeveria ruse dhe burimet pro-ruse për t’iu referuar pushtimit ushtarak rus të Ukrainës. Besohet gjerësisht se është një term i krijuar për të minimizuar dhe errësuar natyrën e vërtetë të luftës së nisur nga Rusia dhe për të pretenduar një fitore ruse në operacion, pavarësisht nga rezultatet. Ajo që Rusia filloi në Ukrainë më 24 shkurt 2022 është një sulm dhe pushtim i një shteti sovran dhe të pavarur, jo një “operacion special ushtarak”.

Operacionet speciale (Special ops) janë aktivitete ushtarake të kryera, sipas NATO-s, nga forca të përcaktuara, të organizuara, të përzgjedhura, të trajnuara dhe të pajisura posaçërisht që përdorin teknika dhe mënyra jokonvencionale veprimi. Operacionet speciale mund të përfshijnë zbulimin, luftën jokonvencionale dhe operacionet kundër terrorizmit dhe zakonisht kryhen nga grupe të vogla të personelit shumë të trajnuar, me theks në shpejtësinë dhe koordinimin taktik.

Në pushtimin ushtarak të Ukrainës nga Rusia, në ndryshim nga kjo, vriten edhe një numër i madh civilësh. Agresioni ushtarak i Federatës Ruse të udhëhequr nga Putin kundër Ukrainës tashmë është identifikuar nga një sërë vendesh në botë si një akt që shkel të drejtat e njeriut në shkallë të gjerë. Ky dënim është operacionalizuar në mbështetjen humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, në një Rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në pezullimin e anëtarësimit të Federatës Ruse në Këshillin e Evropës, që u pasua me largimin e saj nga ky institucion etj. Në postim është e pavërtetë se “Rusia nuk do të dorëzohet para nazistëve gjatë operacionit special ushtarak” ashtu siç nuk u dorëzua para tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është interesante se ndërsa media shtetërore ruse e përshkruan Ukrainën si një shtet “nazist” që nga viti 2014, të dhënat tregojnë se numri i teksteve dhe raporteve të mediave që lidhin Ukrainën me nazizmin u rrit ndjeshëm ditën e pushtimit, sipas institutit italian ISPI90. 

Por Ukraina – një vend ku miliona njerëz vdiqën duke luftuar nazizmin në Luftën e Dytë Botërore, ku ideologjia naziste është e ndaluar – është, sipas Kremlinit, nazisti më i madh nga të gjithë. Baza e të dhënave EUvsDisinfo përmban pothuajse 500 shembuj të pretendimeve të dezinformatave pro-Kremlinit për “Ukrainën naziste/fashiste”.

Historianë të shumtë argumentojnë se agresioni ushtarak në Ukrainë nuk mund të lidhet me asnjë denazifikimi.

Putini keqpërdor termin denazifikimi. Denazifikimi i referohet një momenti të caktuar në histori në epokën e pasluftës dhe përdorimi i termit nga Putini është propagandë që synon frikën e tij ndaj qeverisë aktuale demokratike në Ukrainë. Ka një rëndësi historike shumë specifike për denazifikimin, i cili është një proces që ndodhi në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, thotëTimothy Snyder, një ekspert për Ukrainën dhe autor i Rrugës drejt lirisë: Rusia, Evropa, Amerika, për revistën Time.

 

Profesori i Universitetit Yale Jason Stanley thotë se denazifikimi ishte procesi që aleatët kryen në Gjermani. Duke filluar me gjyqet e Nurembergut, ata ndaluan dhe dënuan shumë nazistë, vranë shumë dhe më pas zëvendësuan ideologjinë naziste në të gjitha institucionet kryesore me njerëz që ishin të paprekur nga nazizmi.

Qeveria aktuale e Ukrainës nuk është fashiste, as diktatoriale, apo në ndonjë mënyrë e lidhur me të kaluarën naziste. Presidenti Volodymyr Zeleneski u zgjodh në mënyrë demokratike në zgjedhje të ndershme, duke marrë 73 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Presidenti aktual i Ukrainës është hebre që mundi një kandidat jo-hebre në zgjedhjet e fundit. Në Ukrainë, ka vërtet forca ekstreme të krahut të djathtë, të cilat janë ende të dobëta në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Në zgjedhjet e fundit, Fronti i Bashkuar i ekstremit të djathtë fitoi vetëm 2.15 për qind të votave, thekson politologu Andreas Umland nga Qendra e Stokholmit për Studimet e Evropës Lindore (SCEEUS).

Për kujtesë, Ukraina e ndaloi promovimin e nazizmit në vitin 2015. Rusia sulmoi Ukrainën dhe Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Në këtë e ndihmojnë shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së të zhvilluara në mënyrë demokratike, ndër të cilat sigurisht edhe Shtetet e Bashkuara.

Postimi pro-rus synon të justifikojë pushtimin ushtarak rus të Ukrainës. Që Ukraina është një vend i nazistëve është një gënjeshtër propagandistike e paraqitur nga vetë presidenti rus Vladimir Putin për të justifikuar pushtimin ushtarak që ai filloi në 24 shkurt 2022 plotësisht i paprovokuar.

Batalioni Azov si njësi ushtarake u themelua në maj të vitit 2014 dhe përdoret më së shumti për qëllime propagandistike për ekzistencën e neo-nazizmit në Ukrainë. Siç thotë Al Jazeera, është një njësi ushtarake e ekstremit të djathtë, anëtarët e së cilës janë ultranacionalistë, të cilët akuzohen për një ideologji afër epërsisë së racës së bardhë. Njësia u krijua si një grup vullnetar i udhëhequr nga Andrija Biletsky, dhe përbëhet nga grupi ultranacionalist Patriotët e Ukrainës dhe një grup neo-nazist. Siç shkruan Al Jazeera, të dy grupet kanë ideale neo-naziste dhe ksenofobike dhe kanë sulmuar fizikisht emigrantët, romët dhe njerëzit e tjerë. Si një batalion, grupi luftoi kundër separatistëve pro-rusë në Donetsk në Ukrainën lindore. Por grupet naziste që ekzistojnë në Ukrainën moderne, si dhe në vendet e tjera evropiane, nuk kanë ndikim në parlament, nuk janë në qeveri dhe nuk mund të jenë një justifikim për pushtimin rus të Ukrainës, dhe përveç kësaj, njësia Azov që nga kthimi të Mariopolit nga autoritetet ukrainase në vitin 2014 u inkorporua në Gardën Kombëtare të Ukrainës dhe për të zbatohen të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullat e ligjit ushtarak.

Në një raport për manipulimin e informacionit të huaj dhe kërcënimet e ndërhyrjeve të huaja, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm shkruan se një nga narrativat më të përdorura është: “Ukraina është një shtet nazist dhe terrorist”, por edhe se ajo mbështet grupe të tilla.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.