“Perëndimi, Lindja dhe Unë”: Propaganda pro-Kremlinit që u shua pasi vetëm tre herë ishte në shitje

Фото: Вистиномер

Në vend nuk janë të rralla shfaqja dhe fenomeni që e paraqet gazeta “Perëndimi, Lindja dhe Unë”, që botoi numrin e parë në tetor, ndërsa të fundit në nëntor. Gjatë zhvillimeve të rëndësishme dhe kyçe politike dhe gjeostrategjike, si dhe gjatë pandemive, shfaqen mediat dhe lëvizjet që formohen me një qëllim të vetëm, mund të jenë të rëndësishme për një periudhë të shkurtër kohore dhe më pas ose të zhduken ose të bëhen të parëndësishme. Në këtë rast, bëhet fjalë për fenomen afatshkurtër dhe shembull të një propagande për keq pro Kremlinit, e cila arriti të marrë vetëm tre numra në trafik dhe më pas të zbehet.

Shkruan: Меri Jordanovska

Në një epokë kur media e shkruar po shuhet dhe audienca po migron në mediat online, ishte interesante të shihje media të re të shkruar në trafik. Për 45 denarë, në tetor të këtij viti mund të blije gazetën “Perëndimi, Lindja dhe Unë”.

Në 16 faqe, me një tirazh prej 5000 kopjesh, në pamje të parë dukej si media e shkruar tradicionale, dhe brenda kishte tekste të ndryshme, por me vetëm një narrativ – Bashkimi Evropian është fashist dhe nuk dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE. Për më tepër, mund të lexohen qëndrimet e shprehura qartë kundër ofrimit të çdo ndihme për Ukrainën, qëndrimet brohoritëse ndaj Rusisë dhe Turqisë, duke i paraqitur të dy vendet si miq dhe fuqi në anën e të cilëve duhet të qëndrojë Maqedonia e Veriut.

Në faqen e parë, nën emrin e gazetës, me shkronja më të vogla shkruhej:

Klasifikohet në zhanrin e FANTA SHKENCËS. Do të ndjekë ngjarjet e vendit dhe të botës dhe për shkak të idiotësisë së skajshme që ka mbërthyer mbarë botën, është e pamundur ta klasifikosh në ndonjë mënyrë tjetër. Tani është SHKENCORE për popullin, sepse populli do të ketë mundësinë të shohë pamjen e vërtetë të ngjarjeve në botë, kush lufton heroikisht, kush gënjen, kush vjedh, do të ketë mundësinë të mësojë gjëra që askush nuk dëshiron t’i thotë. Ndërsa FANTA SHKENCA është sepse interpretimet dhe analizat e ngjarjeve botërore nga personazhet e trilluar në ngjarjet e fantashkencës nuk janë subjekt i përgjegjësisë penale për përhapjen e dezinformatave, shpifjeve dhe urrejtjes. Personazhi do të shpiket sepse njerëzit gjithsesi nuk besojnë te heronjtë.

Me këtë deklaratë faktikisht në një mënyrë, kreatorët e këtij mediumi mund të tregojnë ndërgjegjësim se përmbajtjet zbardhen me dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes, por për t’i ikur përgjegjësisë morale dhe penale, lajmi paraqitet si satirë, edhe pse personalitetet që shfaqen brenda janë të vërteta.

Kjo është një taktikë mjaft e zakonshme e dezinformatorëve dhe nuk është diçka e re, duke dashur të bindin publikun për gënjeshtrat e tyre, ndërkohë duke mos iu nënshtruar asnjë përgjegjësie. Ka shumë mundësi që dikush ta blejë gazetën pa e vënë re këtë deklaratë, duke menduar se po lexon një gazetë serioze me fakte të verifikuara.

Por sa mund të përmbajë fakte ky medium?

Gjegjësisht, me blerjen e të tre numrave që kanë dalë në qarkullim, kemi kuptuar se përmbajtjet janë marrë nga portalet e internetit ose janë marrë deklarata të politikanëve, dhe autori i nënshkruar si M., jep mendimin e tij për titullin dhe tekstin që dikush e ka publikuar më parë.

Më pas, ka diçka që nuk mund të përfshihet në asnjë zhanër gazetaresk, sepse janë transmetuar mendimet apo statuset e përdoruesve të Facebook-ut, të cilat i kanë shkruar pa asnjë provë dhe fakte. Duke e shqyrtuar më tej përmbajtjen, arritëm në përfundimin se të gjitha të ashtuquajturat lajme janë komente të vetëm një personi, pra e gjithë gazeta është produkt i një personi. Përmbajtjet janë kryesisht teori konspirative të llojit që vjedhin historinë tonë, ndryshimet klimatike janë shpikur, Perëndimi është mishërimi i Satanait, si dhe qëndrime pro-ruse në drejtim të mbështetjes së pushtimit ushtarak në Ukrainë. Glorifikimi i Vladimir Putinit është diçka që ishte pothuajse në çdo në një nga tre numrat që u botuan.

Në rubrikën “Nga thesaret e Parlamentit Europian”, mund të lexohen edhe pjesë se BE-ja drejtohet “nga një budalla në një budalla”, hipokritë dhe mashtrues ekstremë, të cilët i japin Ukrainës dhe Moldavisë shpresa të rreme për anëtarësim në BE. Protestat kundër NATO-s, BE-së dhe sanksionet kundër Rusisë pushtuan një pjesë të madhe të përmbajtjes së kësaj gazete.

Është vënë re gjithashtu se një numër i madh i teksteve janë marrë nga portalet serbe, por edhe nga portali maqedonas Kolovrt. Përmbajtja e Kolovrt është shpesh subjekt i rishikimeve nga Vërtetmatësit për përhapjen e dezinformatave dhe teorive të konspiracionit, si në lidhje me pandeminë Covid dhe vaksinat, por edhe për pushtimin ushtarak të Ukrainës nga Rusia.

“Perëndimi, Lindja dhe Unë”, ndryshe nga Kolovrt, kishte impresum. Botues është Makmir DOOEL Shkup, ndërsa drejtore dhe redaktore është njëfarë Monika Manevska. Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, kompania Makmir është themeluar në gusht të këtij viti, me depozitë në para prej 5000 euro. Pronari i saj është Manevska.

Por, tashmë në fund të nëntorit në faqen e Facebook-ut të “Perëndimi, Lindja dhe Unë” u njoftua se nuk do të kishte numrin e katërt të gazetës. Si arsye për këtë ishte theksuar në shumë vende të shitjes, gazeta është fshehur.

Nuk do të ketë numër të ardhshëm të gazetës sonë unike dyjavore maqedonase për gjeopolitikën për shkak të “pengesave teknike” tipike maqedonase të karakterit të rrugës!

Nuk mjaftoi që gazetat ishin krejtësisht të fshehura në shumë pika shitjeje, aq shumë njerëz u ankuan tek ne se nuk i gjenin, por tani kemi edhe “pengesa teknike”! Prandaj, këtu do t’ju përcjellim të gjitha informacionet që duhet të keni, të gjitha të rejat, të gjitha gjërat që ju fshehin dhe shumë më tepër…, kanë shkruar redaktorët.

Që atëherë, përmbajtja është shpërndarë vetëm në Facebook. Kështu që mund të lexoni tituj si: “KËRKESA PËR GJAK TË PAVAKSINUAR RRITET NË TË GJITHË BOTËN!, KANCERI SHPËRTHEN TE PACIENTËT PAS VAKSINIMIT KUNDËR COVID-19” dhe një mori narrativash të tjera kundër vaksinës, kundër BE-së dhe pro-ruse, shumica e të cilave janë marrë nga Mediat serbe nën ndikimin e propagandës së Kremlinit.

Madje, një numër i këtyre përmbajtjeve janë shënuar nga Facebook se “përmbajnë linke që janë tërësisht ose pjesërisht nën kontrollin editorial të qeverisë ruse“.

Faqja në Facebook, ndryshe, ka vetëm 52 pëlqime dhe 73 ndjekës.

Në vend nuk janë të rrallë shfaqja dhe fenomeni që paraqet “Perëndimi, Lindja dhe Unë”. Pra, gjatë zhvillimeve të rëndësishme dhe kyçe politike e gjeostrategjike, si dhe gjatë pandemive, shfaqen media dhe lëvizje që formohen me një synim të vetëm, për një periudhë të shkurtër mund të jenë relevante dhe pastaj ose zhduken ose përsëri bëhen të parëndësishme. Në këtë rast, bëhet fjalë për një fenomen afatshkurtër dhe një shembull të propagandës së konceptuar keq pro-Kremlinit, i cili arriti të nxjerrë vetëm tre numra dhe më pas u zhduk.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.