Për të mbledhur klikime, një postim në Facebook shkruan që vajza e Putinit u takua me Zelenskin

Фото: commons.wikimedia.org

Kur lexon titullin e postimit, menjëherë mendon se vajza e presidentit rus Putin është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Dhe kjo nuk do të ishte e pazakontë, nëse Ukraina nuk do të ishte në luftë kundër agresionit ushtarak të Putinit, pra Rusisë, për muaj të tërë. Por kur hapet artikulli që shpërndahet, shihet menjëherë se vajza e Putinit, në fakt, ka takuar të dashurin e saj Igor Zelenski.

Kur lexon titullin e postimit, menjëherë mendon se vajza e presidentit rus Putin është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Dhe kjo nuk do të ishte e pazakontë, nëse Ukraina nuk do të ishte në luftë kundër agresionit ushtarak të Putinit, pra Rusisë, për muaj të tërë. Por kur hapet artikulli që shpërndahet, shihet menjëherë se vajza e Putinit, në fakt, ka takuar të dashurin e saj Igor Zelenski.

 

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook që manipulon publikun, ku thuhet se vajza e Putinit është takuar me Zelenskin. Për ta dramatizuar edhe më shumë ngjarjen, postimi thekson se “sigurimi i gjeti në hotel dhe babai i saj dinte gjithçka”.

Kur lexon një titull të tillë, menjëherë mendon se vajza e presidentit rus Vladimir Putin është takuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenski. Dhe kjo nuk do të ishte aq e pazakontë, nëse Ukraina nuk do të ishte në luftë kundër agresionit ushtarak të Putinit, pra Rusisë, për muaj të tërë.

Por kur të hapni artikullin e shpërndarë në postim, do të shihni menjëherë se vajza e Putinit është takuar me Zelenskin, por jo me Volodymyr, por me të dashurin e saj Igor Zelenski.

Dokumentet e zbuluara vërtetojnë se Vladimir Putin e dinte dhe financonte udhëtimet e vajzës së tij Katerina Tikhonova dhe të dashurit të saj Igor Zelenski në disa qytete evropiane, thuhet në fillim të tekstit.

Më tej, vetë teksti sqaron se Katerina pas prishjes së martesës me miliarderin rus Kirill Shamalov, filloi një lidhje me yllin e baletit Igor Zelenski, i cili nuk ka lidhje me presidentin ukrainas dhe se çifti ka një vajzë.

Postimi shpërndanë me vetëdije një artikull me një titull klikbejt në mënyrë që të manipulojë publikun dhe të tërheqë sa më shumë klikime të jetë e mundur. Prandaj, mund të konkludohet se postimit i mungon konteksti, pra sqarimi në titull dhe shpjegimi, që Zelenski ishte në fakt Igor Zelenski, i dashuri i vajzës së Putinit.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.