Pendarovski dhe Rubin diskutuan për ndikimin e dezinformatave në proceset demokratike

Кабинет на Претседателот на Република Северна Македонија

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special dhe koordinatorin e Qendrës për Angazhim Global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin.

Siç kumtuan nga Kabineti presidencial, Pendarovski dhe Rubin diskutuan për përpjekjet dhe mënyrat për të trajtuar dezinformatat dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global.

Gjatë takimit, presidenti maqedonas vlerësoi se dezinformatat kanë potencial të ndikojë në proceset e mëdha politike dhe civile dhe për këtë arsye është një nga kërcënimet prioritare për sigurinë kombëtare të shumë vendeve. Në këtë drejtim, ai theksoi nevojën për investim të vazhdueshëm në burime dhe aftësi për njohjen dhe zbulimin e tyre, si dhe krijimin e strategjive kombëtare për një reagim të gjerë ndaj dezinformatave.

“Presidenti theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të vazhduar punën në mënyrë aktive për të forcuar rezistencën ndaj dezinformimit, për të parandaluar dhe reduktuar ndikimet e dëmshme, duke përfshirë rezistencën ndaj fushatave dezinformuese që synojnë të nxisin ndjenjën anti-perëndimore në mesin e qytetarëve maqedonas dhe të komplotojnë për alternativave të paqarta të integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.