Pas tetë vitesh premtime, Tetova më në fund u bë me transport publik

Општина Тетово

 

[Burimi: Debat parazgjedhor Portalb.mk , data:14.12.2017]

Premtimi: Transporti publik në Komunën e Tetovës. Transporti publik në Tetovë do të organizohet në sistemin e transportit modern të integruar të qytetit dhe atij urban. Ndërurban, me linja të rregullta në komunitetet urbane dhe ndërurbane, të cilat do të përdorin stacionet e zakonshme.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin Zgjedhor Lokal për vitin 2013 “Ndërtojmë së bashku”, ndërsa i njëjti u përsërit në debatin e organizuar nga “BIRN Kosova” dhe “Portalb.mk” në tetor 2017, si një premtim për mandatin e saj të dytë. Ky premtim i Arifit, edhe pse me vonesa dhe sfida, është përmbushur.

14 dhjetor 2021, mediat nga Komuna e Tetovës njoftuan se ishte arritur marrëveshje për blerjen e autobusëve të rinj:

Sot, u nënshkrua kontratë me ofertuesin më të favorshëm të përzgjedhur në procedurën e prokurimit. Sipas marrëveshjes, nga sot afati është 6 javë derisa operatori ekonomik të obligohet të sjellë 5 autobusë, thanë nga Komuna e Tetovës.

Më 17 janar 2021, pesë autobusët mbërritën në Tetovë, ndërsa për mediat Arifi deklaroi:

Dua ta filloj fjalimin me një fjali shumë të thjeshtë, Tetova me transport të organizuar dhe publik, sot qëndrojmë së bashku para jush, për të dëshmuar me krenari se Tetova do të ketë transport publik të organizuar.

Qytetarëve të Tetovës iu desh të prisnin 8 muaj që transporti i qytetit të fillonte të funksionojë, kështu që më 16 gusht mediat informuan se katër vjet pas themelimit të NP “Tetova Transport” dhe tetë muaj pas mbërritjes së pesë autobusëve, më në fund filloi transporti publik në qytetin e Tetovës. Me rastin e hapjes zyrtare të dy nga pesë autobusëve, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memeti, deklaroi:

“Sot është ditë e madhe për Tetovën sepse një projekt tjetër i madh është përfunduar. Një tjetër histori e gjatë ka mbaruar, një mision tjetër i suksesshëm. Uroj që qytetarët e Tetovës të përdorin sa më shumë transportin publik të qytetit, në mënyrë që të ketë sa më pak mbingarkesë në rrugët e Tetovës. Çmimi i transportit do të jetë 20 denarë, por ne kemi siguruar edhe mundësi tjera për nxënësit, studentët dhe rastet sociale, të cilët do të mund të transportohen me çmime më të ulëta.

Në 10 ditët e para, sa zgjat periudha e provës, do të funksionojë vetëm një linjë, ndërsa banorët do të mund ta përdorin këtë linjë falas. Nga dita e parë, megjithatë, drejtuesit e autobusëve janë përballur me vështirësi për shkak të trafikut të rëndë, veçanërisht me parkingjet.

Aktualisht, vetëm dy autobusë janë vënë në përdorim, dhe në periudhën e ardhshme të pesë autobusët duhet të vihen në funksion. Sidoqoftë, përkundër vonesave dhe sfidave të gjata në të gjithë procesin, ne e vlerësojmë këtë premtim të Arifit për transportin publik në Tetovë, të përmbushur.

BURIME:

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.