Palevski u arrestua para se të fluturonte për në Moskë, por në vitin 2019

Фото: mvr.gov.mk

Në këto postime të përhapura në Facebook në kohën kur Ljupço Palevski ishte në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, shpërndahet një tekst i vjetër i vitit 2019 në të cilin shkruhet se Palevski është arrestuar para fluturimit për në Moskë. Ngjarja ka ndodhur, por për një krim tjetër 4 vite më parë dhe nuk ka lidhje me vrasjen e Gjorçevskës dhe Zhezovskit.

 

Ne shqyrtojmë dy postime Facebook që ndajnë një foto të një titulli nga një medium me përmbajtje:

Ljupco Palevski – Palco, i arrestuar para se të fluturonte për në Moskë.

Në kuadër të postimit të parë, autori ka shkruar më 3 dhjetor të këtij viti “ku janë Çiçin dhe Infomax”. Sipas njoftimit të dytë të datës 5 dhjetor thuhet:

Ai donte të shkonte te Putini dhe së bashku si djajtë dhe si një kancer në botë ta përhapnin kancerin më tej. Djalli endet në tokë dhe për këtë arsye ka aq shumë të këqija tek njerëzit që nuk përshkruhen me fjalë.

Postimit i mungon konteksti, duke qenë se artikulli, pra titulli që shpërndahet është i vjetër, i vitit 2019. Vërtetmatës e gjeti artikullin origjinal të publikuar në median “Faktor” më 13 shtator 2019. Nga ai shihet se arrestimi i atëhershëm i Palevskit lidhet me një ngjarje tjetër, e jo me ngjarjen e vitit 2023 kur Palevski dyshohet për vrasjen dhe rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski.

Gjegjësisht, nga shkrimi i publikuar më 13 shtator 2019 me titull: “Ljupco Palevski Palco u arrestua para se të fluturonte për në Moskë”, shihet se bëhet fjalë për një ngjarje penale juridike në të cilën Palevski atëherë ishte pjesë e lëvizjes “Bojkotiram”, aktiv në bojkotimin e referendumit për ndryshimin e emrit kushtetues, u ndalua (në shtator 2019) në Beograd, në momentin që donte të hipte në aeroplan dhe të udhëtonte për në Moskë. Bëhet fjalë për një urdhër të aktivizuar në atë kohë nga Kroacia dhe më pas ai ndodhej në paraburgim ekstradimi.

Në të njëjtin tekst thuhet se Palevski është dashur të lidhë një marrëveshje biznesi në Moskë dhe se dikur ka jetuar në Kroaci, ku i kishte borxh 2500 euro dhe se kjo ishte arsyeja e urdhrit.

Mirëpo, kjo ngjarje nuk ka të bëjë me faktin se Ljupço Palevski Palco nuk ka qenë në dispozicion të organeve të rendit, përkatësisht është kërkuar me fletarrest për shkak të hetimeve për krimet e rrëmbimit dhe vrasjes.

Siç njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e jashtëzakonshme për media që e mbajti vonë në ora 22:30 të 5 dhjetorit, Ljupço Palevski është arrestuar në Turqi, në qytetin Balikesir, derisa po lëvizte në këmbë përgjatë autostradës, ai ishte Ljupço Palevski, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Sapo kemi marrë njoftim nga kolegët në Turqi se krijuesi, planifikuesi dhe autori i drejtpërdrejtë i këtyre krimeve është kapur në territorin e tyre, identike me njohuritë tona për trajektoren. Kjo ka qenë hallka e fundit që na ka munguar për të thënë se kemi bërë gjithçka dhe për t’i ekspozuar plotësisht këta monstra që kanë bërë krimet që na kanë tronditur thellë të gjithëve, tha ndër të tjera Spasovski.

Ndaj Palevskit paraprakisht është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Për të ka nisur procedura e ekstradimit nga Turqia.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne gjykojmë se postimi që po shqyrtojmë i mungon konteksti. Palevski nuk u arrestua para se të fluturonte për në Moskë në vitin 2023, por në vitin 2019.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.