Orban do të shkojë në Moskë për gaz rus, opozita hungareze kërkon të mos përshkallëzohet situata në Ukrainë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban nesër pritet të jetë për vizitë zyrtare në Moskë, ku planifikon të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin. Arsye për vizitën është kërkesa e Hungarisë për sasi shtesë të gazit natyror, transmeton Vistinomer.mk.
Orban, në intervistën e sotme për mediat mediat hungareze tha se në samitin mes Hungarisë dhe Rusisë do të kërkojë të rritet dërgesa e gazit natyror, edhe pse të dy vendet në shtator të vitit të kaluar kanë nënshkruar marrëveshje 15-vjeçare me sasi të caktuara të gazit që do t’i marrë Hungaria.
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së vitit të kaluar, Ukraina ka reaguar ashpër ndaj hapit të këtillë të Budapestit dhe Moskës, pasi që dërgesa do të bëhet nëpërmjet rrugëve alternative, gjegjësisht Austrisë dhe Serbisë dhe nuk do të shfrytëzohet gazsjellësi i deritanishëm i cili kalon nëpër Ukrainë. Kievi zyrtar atëherë kërkoi nga Komisioni Evropian që të konstatojë nëse marrëveshja e këtillë mes Hungarisë dhe Rusisë e respekton rregullativën energjetike të BE-së, transmeton Euronews.
Nga ana tjetër, Orban, në intervistën e sotme thotë se Hungaria është shtet sovran dhe qeveria “u jep përparësi interesave nacionale në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Menjëherë pas paralajmërimit për vizitë në Moskë, opozita e bashkuar hungareze dërgoi deklaratë të përbashkët, me të cilën e ftojnë Orbanin që të heqë dorë nga shkuarja në Rusi dhe vizita me Vlladimir Putinin për shkak të konfliktit me Ukrainën.
“Vizita e Viktor Orbanit – fakti se ai nuk heq dorë nga udhëtimi i tij edhe përskaj situatës, dërgon porosi se vendet – anëtare të NATO-s dhe BE-së nuk janë të bashkuara në hedhjen poshtë të propozimeve të Putinit”, thuhet në letrën e opozitës hungareze, që e ka transmetuar Hungary Today.
Opozita thotë se vizita e Orbanit do ta nxisë presidentin rus t’i eskalojë tensionet në Ukrainë. Ndryshe, Ukraina është vend që në perëndim kufizohet Hungarinë, bashkë me Poloninë, Sllovakinë dhe Moldavinë. Viktor Orban, më 3 prill e presin zgjedhje parlamentare në Hungari. Rezultatet e anketave të fundit janë kontradiktore për atë se cili bllok politik do të fitojë, apo formojë qeveri në Hungari.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari