Oda e Mjekëve kërkon reagim të menjëhershëm ndaj reklamave false dhe manipuluese për të ashtuquajturat produkte mjekësore

Фото: Image by Ri Butov from Pixabay

Kohën e fundit është bërë e shpeshtë shfaqja e reklamave false dhe manipuluese për të ashtuquajturit produktet mjekësore, preparatet dhe metoda, të cilat plasohen në internet. Në reklama dhe tekste të tilla shpesh shfaqen deklarata fiktive apo intervista mjekësh të vërtetë dhe publikohen fotot e tyre, gjë që është krejtësisht e paligjshme. Mjekët nuk japin leje për përdorimin e emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve, prandaj kjo mund të konsiderohet vjedhje identiteti, reklamë false dhe keqpërdorim i të dhënave personale për përfitime materiale. Gjithashtu, paralajmërojmë qytetarët se produkte të tilla mund të përmbajnë substanca që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre, thonë nga Oda e Mjekëve.

 

Oda e Mjekëve, si shoqatë profesionale e të gjithë mjekëve, dënon të gjitha tentativat për abuzim me integritetin dhe autoritetin profesional të mjekëve përmes formave të ndryshme të reklamimit të barnave, mjeteve ndihmëse për trajtimin, suplementeve ushqimore dhe procedurave të trajtimit që abuzojnë me identitetin dhe integritetin e tyre profesional.

Kohën e fundit është bërë e shpeshtë shfaqja e reklamave false dhe manipuluese për të ashtuquajturit produktet mjekësore, preparatet dhe metoda, të cilat plasohen në internet. Në reklama dhe tekste të tilla shpesh shfaqen deklarata fiktive apo intervista mjekësh të vërtetë dhe publikohen fotot e tyre, gjë që është krejtësisht e paligjshme. Mjekët nuk japin leje për përdorimin e emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve, prandaj kjo mund të konsiderohet vjedhje identiteti, reklamë e rreme dhe keqpërdorim i të dhënave personale për përfitime materiale, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

Oda e Mjekëve kërkon nga institucionet kompetente që me kohë të veprojnë në lidhje me kallëzimet penale të parashtruara dhe t’i sanksionojnë këto raste me çka do të mbroheshin mjekët dhe do të parandalohej përsëritja e këtyre rasteve.

Gjithashtu paralajmërojmë qytetarët se produkte të tilla mund të përmbajnë substanca që do të dëmtonin rëndë shëndetin e tyre. Edhe në rast se preparatet nuk përmbajnë substanca të dëmshme, duke u përshkruar veti medicinale që realisht nuk i posedojnë, qytetarët me qëllim mashtrohen dhe rrezikojnë shëndetin e tyre. Prandaj, ne do t’i këshillonim pacientët që kur vendosin të ndryshojnë terapi, të fillojnë një të re ose të përfshijnë një preparat të ri në atë ekzistues, të konsultohen me mjekun e familjes ose specialistin, sepse vetëm ata mund t’i ndihmojnë të marrin vendimin e duhur për trajtimin e tyre shëndetësorë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të udhëhiqen nga reklamat në internet dhe përvojat e të tjerëve, thonë nga Oda.

Vërtetmatësi në disa raste ka zhvlerësuar postime (këtu, këtu, këtu, këtu) ku reklamohen produkte të ndryshme që shërojnë sëmundje të panumërta, për të cilat nuk dihet as përbërja dhe as prodhuesi.

Një muaj më parë, në Facebook është publikuar një intervistë e rreme e gazetares Kristi Livovgejt me ish-ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. Në tekst, Filipçe kinse promovon një produkt Cardione, të cilin përdoruesit në rrjetet sociale i shtyjnë ta blejnë, sepse gjoja do të pastrojë enët e gjakut. Gjithashtu, një postimFacebook reklamonte një ilaç të caktuar për parazitët, duke abuzuar me emrin e profesor dr. Nikolla Panovski. E gjithë kjo bëhet për të tërhequr sa më shumë blerës për produktet, origjina dhe përbërësit e të cilëve nuk dihen plotësisht dhe nuk ka asnjë provë të fortë mjekësore që produktet janë me të vërtetë ilaç për sëmundje të caktuara.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.