Numri më i madh i gazetarëve dhe punonjësve të mediave marrin paga nën mesatare

Numri më i madh i gazetarëve dhe punonjësve të medias marrin kompensim për punën e tyre nën pagën mesatare në vend, sipas hulumtimit të kryer nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias dhe Instituti Resis, i mbështetur nga BE.

55 për qind e gazetarëve marrin pagë nën mesataren e vendit, ndërsa edhe 77 për qind e puntorëve në mediave janë nën mesataren e vendit, u tha në konferencën e sotme në Shkup.

Të dhënat e të ardhurave të paraqitura në anketë janë marrë nga një anketë “ballë për ballë” të përzgjedhur rastësisht prej 342 të anketuarve, nga të cilët 206 janë gazetarë dhe 137 janë punonjës të tjerë të medivws, dhe është realizuar në muajt e fundit të vitit 2023.

Pagat, edhe pse të ulëta, siç u vlerësua, paguhen rregullisht çdo muaj për 85 për qind të të anketuarve. Megjithatë, 38 për qind e gazetarëve dhe 36 për qind e punonjësve të medias nuk paguhen jashtë orarit, qoftë vazhdimisht apo në shumicën e rasteve. Gjithashtu, puna gjatë pushimeve shpesh nuk paguhet. Kjo ndodh me 46 për qind të numrit të përgjithshëm të të anketuarve.

Në konferencën ku u prezantua pas shumë kohësh hartëzimi i parë gjithëpërfshirës i punonjësve në sektorin e medias, u prezantua se në vend u identifikuan 3146 vende pune, ku punojnë 1694 gazetarë dhe 1452 punonjës të mediumeve.

Gjithashtu, nga numri i përgjithshëm, 1039 gazetarë dhe 1072 punonjës të medias janë me kohë të plotë. Dhe, nga numri i përgjithshëm i gazetarëve të punësuar rregullisht, mbi 20 për qind janë në mediat online, ndërsa mbi 72 për qind e punëtorëve të mediave të punësuar rregullisht punojnë në TVM dhe stacione të tjera televizive kombëtare.

Situata më e rëndë edhe me numër të të punësuarve edhe mee pagat në televizionet dhe radiot rajonale dhe lokale.

T.B.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.