Numri i subjekteve të mbyllura për një vit e gjysmë është 10 dhe jo 12 mijë, por më shumë janë të sapohapura se sa të mbyllura

Фото: Unsplash

VMRO-DPMNE deklaron se numri i ndërmarrjeve të mbyllura brenda një viti e gjysmë ka qenë mbi 12 mijë. Por nuk e përmend burimin. As nuk thuhet se sa janë hapur në ndërkohë. Numri i subjekteve të mbyllura, ku përfshihen dhe kompanitë në 2021 dhe 2022, sipas QRM-së, është mbi 10, jo mbi 12 mijë subjekte (dhe kompani). Përveç kësaj, nëse marrim numrin total të subjekteve (dhe kompanive) për tre vite, sipas QRM-së, raporti i subjekteve (dhe kompanive) të regjistruara dhe të fshira është mbi 4 mijë më shumë të regjistruara se sa të fshira

Në një komunikatë për media VMRO-DPMNE së fundi raportoi se në Maqedoni brenda një viti e gjysmë janë mbyllur mbi 12 mijë kompani, gjë që është e diskutueshme dhe jokonsekuente:

Maqedonia për një vit e gjysëm ka pasur mbi 12 mijë kompani të mbyllura. Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar seriozisht dhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, Maqedonia do të ketë rritjen më të ulët të PBB-së në vitin 2022 në të gjithë Evropën ndërsa më keq se ne do të jenë vetëm Rusia dhe Ukraina që janë në luftime. Përveç kësaj, Maqedonia përballet me një shkallë të madhe të ekonomisë joformale prej 33%, që është shumë më keq se Kosova dhe Shqipëria.

 [Burimi: VMRO-DPMNE/web faqe – datë: 09.12.2022]

 

ARSYETIMI:

Mesazhi komunikues përmes komunikatës për media që ka për qëllim të tregojë gjendjen e keqe ekonomike në RMV është prezentuar nga partia politike VMRO-DPMNE, por një nga të dhënat kryesore që duhej të mbështeste mesazhin politik është diskutabile, gjegjësisht jo konsistente.

Bëhet fjalë për një deklaratë ku tregohen shifrat e inflacionit për muajin nëntor, nga norma e ekonomisë joformale e shprehur në përqindje dhe nga numri i kompanive që kanë ndaluar së punuari në një vit e gjysmë  dhe kjo pjesë e deklaratës është më problematike sepse nuk thuhet burimi dhe nuk tregohet as numri i kompanive të sapohapura për të njëjtën periudhë.

Meqenëse partia nuk ofron një burim, është më e këshillueshme që të fillohet nga Regjistri Qendror i QRM-së. Sipas këtij burimi, duke krahasuar të dhënat e tre viteve të fundit, të kontrolluara më 13.12.2022, mund të konstatohet se numri i subjekteve (dhe kompanive) të fshira nga Regjistri Tregtar dhe Regjistri i personave të tjerë juridikë, dmth shuarja e subjekteve (dhe kompanive), vërtet është rritur në vitin 2021 dhe 2022 deri në ditën e kontrollit të faqes së internetit, krahasuar me vitin 2020, por është më e ulët për të paktën dy mijë subjekte se sa pretendohet në njoftimin e partisë.

Burim: Regjistri qendror në RSM

Konkretisht, në vitin 2020 janë regjistruar 6222 subjekte (dhe kompani) nga Regjistri tregtar, në vitin 2021 ky numër është rritur në 6995 dhe pëfundimisht në muajin e 11 të vitit 6485 subjekte (dhe kompani). Në të njëjtën kohë, në vitin 2020 janë regjistruar 7077 subjekte (dhe kompani), 8662 subjekte (dhe kompani) të reja në vitin 2021 dhe 8309 në 2022.

Në total, në tre vite janë mbi 24 mijë subjekte (dhe kompani) të sapo regjistruara (24048), ndërsa janë mbyllur 19.702 subjekte (dhe kompani), pra në treg operojnë 4346 subjekte (dhe kompani) më shumë, me një numër në total mbi 110 mijë subjekte ose rreth 80 mijë kompani tregtare dhe rreth 12 mijë persona të vetëpunësuar.

Enti Shtetëror i Statistikave përsëri (të dhënat e fundit të publikuara janë për vitin 2021), në njoftimin e lëshuar në Mars të vitit 2022, theksoi se në vitin 2021 kanë qenë gjithsej 72.922 subjekte biznesi dhe krahasuar me vitin 2020, ky numër është ulur me 0.2%.

Sipas QRM-së përsëri, sipas tabelës së numrit të subjekteve aktive sipas formës organizative, në vitin 2020 kanë qenë të regjistruara 77770 subjekte në Regjistrin tregtar, ndërsa në të njëjtin regjistër në vitin 2021 kanë qenë 78944, që do të thotë 1174 kompani tregtare më shumë.

Për shkak të shifrave të paraqitura më lart, mund të thuhet se pjesa e njoftimit të VMRO-DPMNE-së që po shqyrtojmë për numrin e kompanive të mbyllura është e diskutueshme, sepse nuk i përmendet burimi dhe nuk tregohet numri i kompanive të sapo hapura. Prandaj, mund të gjykohet se ekziston një mospërputhje.

BURIMI:

 Vlerësoi: T.B

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.