Numri i njëjtë IBAN për donacionet për Turqinë dhe Ukrainën nuk nënkupton se paratë po manipulohen

Фото: commons.wikimedia.org

Postimi që po shqyrtojmë është manipulues dhe ka mungesë konteksti. Fakti që donacionet për viktimat në Turqi dhe ndihmat për Ukrainën mblidhen në të njëjtin numër IBAN – një numër llogarie bankare ndërkombëtare – nuk do të thotë se paratë po manipulohen. Paratë mund të dhurohen në të njëjtën llogari bankare ndërkombëtare për viktimat në Turqi dhe Siri, me “qëllimin e dërgesës” duke thënë se donacioni është për tërmetin në Turqi dhe Siri, por edhe ndihmë financiare për njerëzit në Ukrainë, por duhet të tregohet në “qëllimin e dërgesës”

 

rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim, i cili pretendon se fondet për ndihmën për Turqinë dhe Ukrainën paguhen në të njëjtin numër IBAN. Ky është manipulim dhe ka mungesë konteksti sepse i njëjti numër IBAN mund të përdoret për shumë qëllime, që nuk do të thotë se fondet po keqpërdoren.

Kujdes: Numri i llogarisë IBAN për ndihmë të Turqisë është i njëjtë me numrin IBAN të Ukrainës

Pas tërmetit shkatërrues që ndodhi javën e kaluar në Turqi dhe e preku fuqishëm atë dhe Sirinë fqinje, gjatë të cilit mijëra njerëz humbën jetën dhe akoma më shumë mbetën pa shtëpi, në mbarë botën filluan të mblidhen donacione për të ndihmuar të dy vendet.

Në publikimin që është objekt i këtij shqyrtimi, pretendohet se numri IBAN është i njëjtë për donacionet e mbledhura për viktimat në Turqi si për ndihmën për Ukrainën. Kjo është e vërtetë, por nuk do të thotë se po bëhet manipulim me para siç është nënkuptohet në postimin ku në fillim shkruhet me shkronja të mëdha fjala KUJDES.

 

Çfarë është një IBAN?

IBAN– është një numër ndërkombëtar i llogarisë bankare, një grup unik karakteresh i përbërë nga deri në 34 shkronja dhe numra që i ndihmon bankat të përpunojnë transfertat në mbarë botën. Bankat dhe institucionet e tjera përdorin IBAN për të identifikuar llogaritë individuale. Ato kombinojnë të dhënat tuaja bankare lokale në një varg të vetëm karakteresh, duke e bërë të lehtë identifikimin e llogarisë tuaj kur dërgoni ose merrni para.

Nëse dërgoni ose merrni para ndërkombëtarisht, shumica e bankave evropiane do të kërkojnë një numër llogarie bankare ndërkombëtare IBAN. Një IBAN është mënyra më e sigurt dhe më efikase për t’u siguruar që paratë tuaja të arrijnë atje ku duhet.

Autori i këtij postimi, në të cilin pretendohet se numri IBAN është i njëjtë për donacione të ndryshme, në komentin e postimit ka shpërndarë një fotografi të numrit IBAN, ku shihet se është përdorur si për donacione në Turqi ashtu edhe për donacione në Ukrainë.

Për çfarë konkretisht bëhet fjalë?

Ky numër IBAN DE53 200 400 600 200 400 600, është një numër IBAN nga Gjermania, jo nga Maqedonia. Kjo do të thotë se këto janë donacione që mblidhen në Gjermani dhe nuk kanë të bëjnë me donacionet që mblidhen në Maqedoni për viktimat në Turqi. Kjo nuk thuhet në postim, kështu që përdoruesit e rrjeteve sociale mund të mendojnë se manipulimi i supozuar ka të bëjë me donacionet nga Maqedonia.

Ky numër gjerman IBAN është i 23 organizatave humanitare gjermane, “Bündnis Entwicklung Hilft” dhe “Aktion Deutschland Hilft” që bëjnë thirrje për donacione për të ndihmuar njerëzit të përballen me fatkeqësi të ndryshme. Bëhet fjalë për organizata të njohura humanitare gjermane që ofrojnë ndihmë humanitare jashtë vendit në rast fatkeqësish të mëdha dhe situatave emergjente. Të gjitha organizatat humanitare të bashkuara në aleanca janë organizata të shoqërisë civile që punojnë në mënyrë të pavarur nga qeveritë dhe kanë mekanizma të rreptë të kontrollit të brendshëm për të parandaluar korrupsionin dhe kontrollohen nga auditorë të jashtëm të pavarur.

Paratë mund të dhurohen edhe në llogarinë e tyre për viktimat në Turqi dhe Siri, pasi qëllimi i dërgesës duhet të shkruhet se donacioni është për tërmetin në Turqi dhe Siri.

Paratë mund të dhurohen në të njëjtën llogari për të ndihmuar ata që merren me fatkeqësitë e luftës në Ukrainë, por kjo duhet të thuhet në qëllimin e dërgesës.

Në fund të fundit, njësoj si me çdo llogari bankare, pavarësisht nëse është person juridik apo individ. Askush nuk hap llogari bankare të veçanta për çdo hyrje parash. Prandaj, përveç të dhënave të tjera, ekziston edhe një kategori “qëllimi i dërgesës” për të ditur saktësisht se për çfarë janë paratë që paguhen.

Duke pasur parasysh argumentimin e mësipërm, besojmë se postimi që po shqyrtojmë është manipulues dhe ka mungesë konteksti.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.