Nuk u kërkua ndarja e Maqedonisë as krijimi i Shqipërisë së Madhe në Tetovë nga persona me uniforma

Ceremonia e varrimit të një ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nahil Ramadani, u shfrytëzua për propagandë me qëllim të nxitjes së panikës, frikës dhe urrejtjes ndëretnike në mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, fillimisht nga disa faqe të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në Twitter” e më pas edhe nga disa medie si Infomax”, shkruan Portalb.mk.

Dhjetëra herë është shpërndarë një fotografi në rrjetin-social „Twitter” ku shihen disa burra me uniforma duke ecur në drejtim të varrezave të qytetit të Tetovës.

Fotografia e shpërndarë nga propaganduesit.
Fotografia e shpërndarë nga propaganduesit.

Mbishkrimi mbi këtë fotografi ishte totalisht gënjeshtër dhe kishte nxjerrur nga konteksti qëllimin e ecjes së personave në fotografi të cilët shihen se kanë të veshur uniforma.

“UÇK marshoi në rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit: Me flamuj të Shqipërisë së Madhe kërkuan ndarjen e Maqedonisë” thuhet në titullin e portalit “Infomax” dhe disa postimeve në Twitter.

 

Personat në foto nuk “marshuan” nëpër qytet dhe nuk kërkuan ndarjen e Maqedonisë

Personat të cilët shihen në fotografi dhe të cilët janë fotografuar në mënyrë të fshehtë janë anëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe më datë 2 korrik të këtij viti kanë qenë duke e përcjellur ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nahil Ramadani për te varrezat e qytetit të Tetovës.

Në lajmet e publikuara nga këto medie joprofesionale nuk është treguar arsyeja se pse ata kanë qenë duke ecur nëpër rrugët e Tetovës, që ishte përjcellja e mikut të tyre të ndjerë drejt varrezave të qytetit dhe jo “marshimi për Shqipëri të Madhe” e as të kërkojnë “ndarjen e Maqedonisë”.

Këta persona gjatë gjithë kohës kanë qenë të përcjellur nga kamerat e medieve dhe në kronikën e televizionit lokal “Tv Koha” shihet qartë se në mënyrë të qetë kanë përcjellur mikun e tyre drejt varrit.

Pra, asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar “Shqipërinë e madhe” dhe as “Ndarjen e Maqedonisë”.

Ndryshe, studimi i “Qendrës së NATO-s për Komunikime Strategjike (STRATCOM) ” kishte zbuluar se një ndër retorikat të cilat i përdor Rusia për të ndikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor është ajo e „krijimit të Shqipërisë së Madhe” si dhe përmes nxitjes së konflkteve ndëretnike në këto vende.

Portalb.mk kishte informuar edhe më herët në lidhje me këtë retorikë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.