Nuk ka transport publik falas për të gjithë qytetarët
Premtimi: Transport publik falas
Kaosi i trafikut në Shkup do të jetë një gjë e së kaluarës nëse kemi transport publik lehtësisht të qasshëm dhe falas. Ne parashikojmë transport publik me autobusët të qytetit PLOTËSISHT FALAS me cilësi të lartë që do të zbatohet në faza gjatë një periudhe të përshtatjes. Shkupianët më pas do të kenë një alternativë ekologjike për veturat dhe do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
[Burim: Programi parazgjedhor i Danela Arskovska- Për Shkup modern” (faqe 8); data: tetor 2021 г. ]
ARSYETIM:
Transport publik falas me autobusët e qytetit, premtoi kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor të vitit të kaluar. Ky premtim i Arsovskës, i dhënë në programin e saj zgjedhor, “Për Shkupin modern”, faqe 8, me të cilin e ka kërkuar besimin për zgjedhjet lokale të vitit 2021, deri më tani (26.09.2022) është i parealizuar.
Ky është një nga projektet prioritare të Arsovskës që ajo e paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore, duke i siguruar shkupjanët se me këtë do të zgjidhet kaosi i trafikut në qytet.
Kaosi i trafikut në Shkup do të jetë një gjë e së kaluarës nëse kemi transport publik lehtësisht të qasshëm dhe falas, premtoi Arsovska para se të merrte postin e kryetares së komunës.
Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Nuk ka transport urban falas për të gjithë qytetarët, por si më parë, nxënësit, studentët dhe pensionistët që shfrytëzojnë këtë mundësi udhëtojnë me autobus falas katër ditë në javë – të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën. Transporti falas për këto kategori qytetarësh u anulua në pranverën e vitit 2020 për shkak të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit dhe u rikthye sërish në fund të marsit të këtij viti pas lehtësimit të masave për COVID.
Bileta për transport me autobus për një udhëtim për të gjitha linjat sipas sistemit tarifor të NPSH kushton 35 denarë me kartelë elektronike, ndërsa nëse paguhet me celular është 40 denarë. Bileta për dhjetë udhëtime, e vlefshme për 15 ditë, për linjat e qytetit në Shkup kushton 250 denarë, ndërsa për të gjitha linjat 300 denarë.
E pra, duke pasur parasysh që transporti me autobus publik nuk është falas për të gjithë qytetarët e Shkupit, këtë premtim të kryetares Arsovska e konsiderojmë të paplotësuar.
Opozita në periudhën e kaluar vazhdimisht e ka kritikuar Arsovskën për mosrealizimin e këtij premtimi parazgjedhor. Ajo, nga ana tjetër, në daljet e saj thotë se nuk ka hequr dorë nga projekti dhe siguron se ky premtim do të realizohet gradualisht, në faza në dy vitet e ardhshme.
Ndryshe, paraardhësi dhe kundërkandidati saj për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov, këtë propozim të Arsovskës e vlerësoi si populist në fushatën për zgjedhjet lokale, duke theksuar se nëse Qyteti i Shkupit do ta mbulonte të gjithë transportin publik, atëherë nuk do të mbeteshin para për aktivitetet tjera të qytetit.
BURIME
- Изборна програма на Данела Арсовска – „За модерно Скопје“(стр.8) (октомври 2021): [Проверено на: 26.09.2022]
- 360 степени (28.09.2021): Арсовска ветува бесплатен јавен превоз [Проверено на: 26.09.2022]
- Официјална Фејсбук страница на Данела Арсовска (28.09.2021) Бесплатен јавен градски автобуски превоз за сите граѓани на Скопје : [Проверено на: 26.09.2022]
- Тајм.мк (11.03.2020): Се укинува бесплатниот автобуски превоз во Скопје за пензионерите, учениците и студентите [Проверено на: 26.09.2022]
- Тајм.мк (23.03.2022): Oд петок се враќа бесплатниот јавен превоз, за пензионери, средношколци и студенти [Проверено на: 26.09.2022]
- Официјална страница на ЈСП – Ценовник [Проверено на: 26.09.2022]
- Макфакс (14.02.2022): (Видео) Шутаров: Сѐ уште нема 250 нови автобуси, ниту бесплатен јавен превоз [Проверено на: 26.09.2022]
- Макфакс (11.04.2022): СДСМ: Наместо бесплатен автобуски превоз, Арсовска во време на криза воведе поскап билет од 120 денари [Проверено на: 26.09.2022]
- МКД (12.05.2022): СДСМ: Арсовска не само што не воведе бесплатен превоз, туку нема ни автобус за Шуто Оризари [Проверено на: 26.09.2022]
- Република (10.03.2022): Арсовска: Бесплатен јавен превоз ќе има! [Проверено на: 26.09.2022]
- 360 степени (17.12.2021): Арсовска: Проектот за бесплатен јавен превоз ќе се реализира за две години [Проверено на: 26.09.2022]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari