Nuk ka punësim shtetëror pa librezë partiake
Deklarata e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të partisë:
Shikoni, unë thash që në vitet e fundit janë sjellë ligje serioze dhe po ndërmerren reforma në administratë. Partizimin si term e dëgjojmë për gati 25 vite. Askush nuk mund t’i kundërvihet diçkaje që është vetëm si terminologji.
[Burimi: „Top Tema“ në Tellma – Data: 23.03.2016]
ARSYETIM
Deklarata e Dimovskit e dhënë në “Top tema” si përgjigje e pyetjes për partizimin e administratës është e pavërtetë. Deklarata e dhënë më lartë është fundi i përgjigjes së gjatë (nga 1:14:15 до 1:15:45 në video) të cilën ai e dha për pyetjen :
A është partizimi i institucioneve veprim patriotik apo anti shtetëror dhe pse me çdo kusht partia identifikohet me shtetin, të gjithë mekanizmat e përgjegjësisë dhe kontrollit i cilësoni si anti shtetërore, a në thelb ato janë kundër keqpërdorimeve tuaja?
Në përgjigjen e tij, Ilija Dimovski pohon që për punësim në administratë nuk të duhet librezë anëtarësimi e partisë në pushtet. Por, edhe nëse përjashtohet mendimi i përgjithshëm në opinion në dekadën e fundit që për t’u punësuar në administratë kushti kryesorë është të jesh anëtar i ndonjë partie në pushtet, fakte që ka shqetësim serioz për këto praktika, gjegjësisht që deklarata e Dimovski është e pavërtetë, gjejmë tek raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, por edhe në incizimet e bisedave të përgjuar.
Në pikën 2 të kapitullit 2 të Raportin e vitit 2015 të KE në vend (faqe 11). e cila është dedikuar reformave të administratës publike, thuhet që ekziston shqetësim për politizimin e administratës, e cila është fuqizuar edhe më shumë pas publikimit të “bombave”:
„ Vendi nuk është shumë i përgatitur për sa i përket reformave në administratën publike.Është arritur përparim në legjislacion dhe përmirësim i sigurimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.Shqetësimet për politizimin e administratës u rritën pas publikimit të bisedave të përgjuara dhe vonesës së zbatimit të kuadrit të ri ligjor.Duhet vullnet i fuqishëm politik që të garantohet pavarësia e administratës dhe respektimi i normave dhe transparencës,përfaqësimit meritor dhe të barabartë .Gjatë vitit të ardhshëm, vendi posaçërisht duhet:
—> të trajtohet shqetësimi serioz për politizimin e shërbimeve publike; të zbatoj parimet e llogaridhënies,transparencës dhe meritave ( Prioritet urgjent për reforma, duke përfshirë futjen e një sistemi të përmirësuar të informacioneve për burimet njerëzore)
—> të pezulloj dhe përsëri ta shikoj zbatimin e Ligjit për transformim të marrëdhënies së rregullt të punës deri sa plotësisht nuk respektohet parimi meritor( Prioritet urgjent për reformim)
—> Të sjell Strategji për reforma në administratën publike dhe Porgram për reforma për menaxhimin e financave publike, e cila do të ju përgjigjet dobësive të identifikuara, duke përfshirë edhe transparencën buxhetore“.
Menjëherë më poshtë thuhet “Punësime të dedikuara, politike dhe arbitrare janë zbatuar në masë të madhe”
Raporti i fundit i KE me vërejtje precize për politizimin e administratës dhe për punësime politike, padyshim e nokauton deklaratën e Dimovskit për kinse administratën e pavarur dhe të pa ndikuar politikisht, duke theksuar se jo vetëm “bombat”, por edhe shtyrja e zbatimit të kuadrit të ri ligjor, e shton shqetësimin.
.E njëjtë është edhe mesazhi i Rezolutës së Parlamentit evropian(EP) nga 10 mars 2016 në Raportin për Republikën e Maqedonisë në vitin 2013 (2015/2895(RSP)), nën pikën 11 (faqe 6). PE ” Shpreh shqetësim që administrata publike ngelet nën ndikimin e politikës, e nxisim qeverinë të rrit profesionalizmin, neutralitetin dhe pavarësinë në të gjithë nivelet“.
Pothuajse kritikë identike për politizim të administratës përmban edhe Raporti i KE për vitin 2014. Në pikën për administratën publike (faqe 8) në Kapitullin Demokracia dhe sundimi i ligjit në kriteret politike thuhet:
„Megjithatë, politizimi në nivel lokal dhe qendror vazhdon të jetë shqetësues. Besimi në pavarësinë e institucioneve shtetërore është i ulët për shkak të perceptimit të gjerë që administrata është e politizuar dhe mungon transparenca“. Siç është raportuar nga OSBE/ ODIHR, ka pasur pretendime të besueshme që është ushtruar presion mbi të punësuarit në sektorin publik gjatë kohës së zgjedhjeve të prillit”.
Për punësimet partiake flitet në një numër të theksuar të bisedave të publikuara nga përgjimet e paligjshme, a më së shumti ka në “bombën e tetë“. Të tjerat mund të dëgjohen këtu.
Duke i marrë parasysh vërejtjet e dy viteve të fundit nga KE, por edhe kritikat publike nga analistët dhe ekspertët për punësim partiak, si dhe reagimet e opinionit në rrjetet sociale për atë çka dëgjuan në “bombat” për marrëveshje për punësime në administratë të anëtarëve të VMRO-DPMNE, çfarëdo tentativë për të bindur që libreza partiake si kusht për punësim në administratë janë çështje plotësisht të harruara, është deklasuar.
Prandaj deklarata e Ilija Dimovskit që “punësimet në administratë absolutisht nuk bazohen në përkatësinë partiake“, vlerësohet si e pavërtetë.
BURIME
- „Top tema“ të Telma (23.03. 2016) [Qasur: 25.03.2016]
- KE: Raport për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 (origjinali) (10.11.2015) [Qasur: 25.03.2016]
- PE: Rezoluta për Raportin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 ( origjinali duhet të publikohet këtu) (10.03.2016) [Qasur: 25.03.2016]
- KЕ:Raport për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 (origjinali) (10.11.2015) [Qasur: 25.03.2016]
- Biseda të përgjuara – set 8: Keqpërdorimi i institucioneve shtetërore (10.03.2015) [Qasur: 25.03.2016]
- Të gjithë bisedat e përgjuara të poublikuara nga opozita(video/audio/transkripte) [Qasur: 25.03.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari