Nuk ka asnjë provë që Palevski është vënë në grackë nga armiq politikë

Фото: Принтскрин видео „Јутјуб“

Postimi manipulon me gënjeshtra të shumta. Nuk është e vërtetë që ka pasur një operacion të partnerëve strategjikë të vendit në Kuvend më 27 prill, por ka ndodhur një incident për të cilin disa persona të identifikuar saktë kanë përfunduar në burg. Në incidentin konkret penalo-juridik ku Palevski akuzohet për dy vrasje dhe kidnapim, procedura penale është ende në vazhdim, janë duke u mbledhur provat. Nuk është e vërtetë se ai është vënë në grackë nga armiq politikë, duke pasur parasysh se personat që janë gjithashtu të dyshuar si Palevski janë nga partia e tij politike Desna dhe janë të të njëjtave bindje politike

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Ky duket si një operacion i paketuar shumë mirë nga partnerët strategjikë në stilin e grushtit të shtetit të 27 prillit, vetëm idiotët e
“Obixhikos” e kanë ngatërruar me diletantizmin dhe kontradiktat e tyre. Pasi të jetë identifikuar objektivi (Palço), kërkohen njerëz të përshtatshëm nga rrethi i tij i të njohurve që mund të shërbejnë si qengja kurban, mundësisht armiqtë e tij politikë ose personat me të cilët ai ka marrëdhënie jo të mira. Plani synon të largojë përgjithmonë rrezikun se Palço do të vazhdojë të zgjojë dhe mobilizojë popullin përmes pranisë së tij në rrjetet sociale, dhe gjithashtu do të godasë këdo që ndan mendimin e Palços për gjendjen aktuale socio-politike në Maqedoninë fatkeqe të okupuar! Vajza e gjorë në këtë rast është dëm kolateral në operacionin për pastrimin e elementëve disidentë maqedonas (anti-severxhane) në shoqëri, sepse siç e shohim të gjithë, ndërkohë tashmë po hapet fronti i dytë, i cili synon të gjithë atdhetarë që haptas dhe pa frikë valëvitin flamurin e ndaluar kombëtar maqedonas me diell nga Kutleshi sepse “janë njësoj si monstra”.

Më 27 Prill 2017, e njohur si “E Enjtja e Përgjakshme”, në Kuvend ka ndodhur një incident i dhunshëm që nuk është organizuar nga asnjë partner strategjik i vendit, siç pretendohet rrejshëm në publikimin që po shqyrtojmë.Atë ditë, 300 persona të shoqatës “Për Maqedoni të përbashkët” hynë në Kuvend për të penguar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Me gjithë ndërhyrjen, Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit dhe zgjedhja e tij u njoh nga SHBA, BE dhe komuniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Rusisë. Dy ditë pas ngjarjes, policia ndaloi disa prej pjesëmarrësve. Mes tyre kishte punonjës të policisë dhe ushtrisë, si dhe ish të burgosur të dënuar për krime të rënda. Për këtë ngjarje janë dënuar dhe proceduar penalisht disa persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues. 15 prej tyre janë amnistuar me Ligjin për Amnisti.

Sa i përket pjesës së njoftimit në të cilin pretendohet se “diletantët e Oixhukos” kanë shfaqur kontradikta, kjo përveç se është fyese për policinë dhe MPB-në, paraqet edhe mosnjohje të procedurës penale.Përkatësisht gjatë procedurës penale , mblidhen provat, kryhen ekspertiza të ndryshme, jepen urdhra për autopsi, intervistohen dëshmitarët dhe personat e përfshirë, siç ka qenë edhe në ngjarjen konkrete penalo-juridike, të gjitha me urdhër të Prokurorisë.Në bazë të kësaj krimi merr kualifikim, por ne rastin konkret qe shkruhet ne postim,hetimi po vazhdon dhde po shqyrtohen të gjitha faktet së bashku me të gjithë deshmitarët. Nuk do të thotë së ato qe janë paraqitur nga MPB dhe Prokuroria Publike nuk do të ndryshojnë gjatë hetimit, në varësi të provave dhe njohurive të marra.

PP Shkup është në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Procesverbali i autopsisë ende nuk është përgatitur dhe dorëzuar në prokurori. Aktualisht janë nën hetim veprimet e të gjithë të përfshirëve, për të cilat mblidhen çdo ditë provat verbale dhe materiale dhe krahasohen me njëra-tjetrën. PP apelon gjatë hetimeve të mos përhapen informacione të paverifikuara që mund të dëmtojnë procedurën, por edhe të shqetësojnë më tej opinionin, theksoi Prokuroria më 10 dhjetor.

Sa i përket pjesës së njoftimit se “kërkohen armiq politikë të Palços”, kjo nuk është e vërtetë.Nga provat e deritanishme të hetimeve është evidente se ato kanë çuar te të dyshuarit e kallëzuar dhe se kanë pranuar bashkëpunimin në kryerja e veprave penale (deklarimet mund të ndryshohen gjatë procedurës, por për momentin ato i janë dorëzuar MPB-së dhe Prokurorisë Publike në prani të avokatit) Ndryshe nga e pavërteta e paraqitur në postimin që po e shqyrtojmë, të gjithë të dyshuarit janë miq politikë të të dyshuarit të parë Ljupço Palevski, gjegjësisht anëtarë të partisë së tij Desna, andaj nuk është e vërtetë se janë duke u kërkuar armiq politikë të Palevskit. Nga deklarimet e anëtarëve të partisë politike Desna të cilët janë i dyshuar për krimin, Palevski del si i dyshuari kryesor.

Kemi një pranim të plotë të fajit nga tre të dyshuarit dhe kush ka qenë përgjegjës për çfarë, sqaroi në konferencën për media prokurori publik Gavril Bubevski.

Ndryshe, ajo për të cilën akuzohen disa autoritete të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, është se e kanë mbrojtur Palevskin për padi të shumta penale, për të cilat është dashur të dënohet. Nuk ka asnjë dëshmi se dikush ka dashur ta largojë Palevskin për praninë e tij në rrjetet sociale. Edhe tani ai nuk është hequr politikisht, partia e tij është aktive, bashkë me një pjesë të anëtarësimit që e mbrojnë me njoftime. Por është fakt se Palevski nuk ndodhet në vend dhe kërkohet që ai të ekstradohet nga Turqia, gjegjësisht është larguar nga vendi para se të akuzohet. Palevski nuk ka qenë i penguar politikisht të organizojë ngjarje politike, të shprehet lirisht në podkastet e tij, por edhe në media të tjera dhe gjithmonë duke e bërë këtë me narrativa kundër BE-së dhe NATO-s. Askush nuk ua kufizoi të drejtën për të qenë parti me një ideologji të tillë, por në rastin konkret ku Palevski dyshohet për dy vrasje, janë duke u hetuar disa elemente që kanë të bëjnë me vetë partinë, sepse personat që dyshohen, dyshohet se të gjithë kanë punuar në këtë parti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka deklaruar se kjo parti duhet të çregjistrohet për shkak se në të ka fole kriminale, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka lidhur me rrjetet e huaj të inteligjencës, si financues të tyre.

Në rastin konkret, në fakt hetimi është ende në vazhdim, nuk ka përfunduar dhe do të merren parasysh elementë të shumtë shtesë. Por nuk është e vërtetë ajo që pretendohet në njoftimin se Palevski është vendosur në grackë, duke pasur parasysh se ai nuk është dënuar, as në vend dhe as ata që i thonë policisë dhe prokurorisë se ka gjuajtur me armë nuk janë armiq politikë të tij, por përkundrazi bëhet fjalë për anëtarët e partisë së tij. Para se të dyshohej për ngjarjen penalo-juridike, ai ka qenë i lirë të shprehte prej vitesh pikëpamjet e tij politike dhe pa asnjë presion.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Nuk ka asnjë dëshmi se Palevski është manipuluar, se për këtë po kërkohen armiqtë e tij politikë, as që ngjarjet e 27 prillit janë organizuar nga një partner strategjik i vendit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.