Nuk është e vërtetë se të gjithë ata që kanë nënshkruar kontratë në vepër me Komunën e Tetovës nuk kanë punuar asgjë

Фото: Вистиномер

Pretendimi se mbi 800 persona nga lista e pagave të Komunës së Tetovës nuk kanë bërë asgjë është i pasaktë. Komuna e Tetovës më 8 janar njoftoi se në vitin 2021 janë nënshkruar gjithsej 812 kontrata pune, por askund nuk thuhet se sa persona janë angazhuar me kontratë në vepër, dhe askund nuk thuhet se të gjithë ata që janë angazhuar nuk kanë punuar asgjë. Nga njoftimi i Komunës së Tetovës lëshuar ditën e nesërme, mund të shihet se bëhet fjalë për kontrata të lidhura me gjithsej 544 persona, prej të cilëve 250 persona kanë raportuar për punën e kryer, ndërsa 244 persona nuk kanë dorëzuar raport.

 

 

Një postimFacebook dezinformon në lidhje kontratat e në vepër të shpallura publikisht, që Komuna e Tetovës i ka nënshkruar me qytetarët në vitin 2021.

Në titullin e lajmit të postuar në faqen e Facebook-ut thuhet:

Shikoni këtë listë, mbi 800 persona në listën e pagave në Komunën e Tetovës, ndërsa asgjë nuk kanë punuar

Pretendimi se mbi 800 persona nga lista e pagave të Komunës së Tetovës nuk kanë punuar asgjë, është i pavërtetë.

Komuna e Tetovës më 08.02.2022 në faqen e saj zyrtare në Facebook njoftoi se bëhet fjalë për 812 kontrata në vepër që ish-pushteti lokal ka nënshkruar. Personat që kanë raportuar për punën e kryer në përputhje me kontratën e tyre do t’u paguhen pagat e mbetura, ata që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftim për kthimin e mjeteve të marra në përputhje me kontratat e nënshkruara. Gjegjësisht, në njoftimin e Komunës së Tetovës askund nuk thuhet se sa persona janë punësuar me kontratë në vepër dhe as nuk thuhet se të gjithë ata që janë punësuar, nuk kanë punuar asgjë.

Komuna e Tetovës të nesërmen, më 09.02.2022, ka dërguar një komunikatë të re për media, në të cilën mund të shihet se bëhet fjalë për kontrata të lidhura me gjithsej 544 persona, prej të cilëve 250 persona kanë raportuar për punën e bërë në përputhje me kontratat, ndërsa 244 persona nuk kanë dorëzuar raport. Edhe në këtë njoftim të Komunës së Tetovës dërguar mediave, shihet se nuk bëhet fjalë për mbi 800 persona, por për marrëveshje të lidhura, dhe siç thuhet, shumë nga të angazhuarit tashmë kanë dorëzuar raport për atë që kanë punuar. Pra, nuk është e vërtetë që të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër nuk kanë bërë asgjë, siç thuhet në titullin e tekstit të lidhur në postim.

Në vetë postimin në Facebook, thuhet se:

Komuna e Tetovës, duke u angazhuar për transparencë maksimale ndaj opinionit, publikon Listën e të gjitha marrëveshjeve të lidhura me Komunën e Tetovës për vitin 2021. Bëhet fjalë për gjithsej 811 kontrata në vepër.

Ky informacion nga postimi në Facebook është i saktë dhe bëhet fjalë për përmbajtje të publikuar nga Komuna e Tetovës. Dhe kur klikoni në link, e gjithë përmbajtja në tekstin që hapet është e saktë, përveç titullit.

Pra, duke pasur parasysh se ky është një lajm ku transmetohet njoftimi nga Komuna e Tetovës, por me titull që dezinformon qytetarët duke pretenduar se të gjithë ata që ishin në listën e pagave nuk kanë punuar asgjë, këtë postim e vlerësojmë si dezinformatë të pjesshme.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.