Nuk është e vërtetë se ngrënia e pulës do ju shndërrojë në homoseksual

Është rikthyer miti se konsumimi i pulave të bën homoseksual” për shkak se përmban hormonin estradiol, shkenca ka vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se asnjë ushqim nuk ka fuqinë të të ndryshojë orientimin seksual. Gjeneza e këtij miti është në vitin 2010, ku presidenti i Bolivias kishte bë një deklaratë të tillë dhe më pas ishte tërhequr për shkak të kritikave nga shkencëtarët dhe aktivistët, shkruan Portalb.mk.

Dietologia Anila Kalleshi në rrjetin social “Fejsbuk” ka shkruar se është vërrejtur një numër më i lartë i rasteve të homoseksualitetit te ata që kanë konsumuar pula me hormonin femëror estradiol.

“Ndërsa mes meshkujve adoleshentë që konsumojnë pula me estradiol, vihet re një numër gjithnjë e më i lartë i rasteve të homoseksualitetit” shkruan Anila Kalleshi në “Fejsbuk.

Nuk është e vërtetë se konsumimi i pulave apo qoftë ndonjë ushqimi tjetër mund të ndryshojë orientimin seksual të njerëzve, të dhënat shkencore kanë hedhur poshtë këtë tezë kohë më parë.

Kalleshi gjithashtu kishte theksuar se shumica e pulave që tregtohen në Evropë janë të dendura me hormonin femëror estradiol dhe kanë efekte të dëmshme në zhvillimin seksual te adoleshtentët, kjo nuk është vërtetuar 100 për qind ende sepse edhe shkencëtarët janë të ndarë.

Gjeneza e këtij miti është 12 vite më herët, kur edhe u hodh poshtë 

Ish presidenti bolivian Eva Morales në vitin 2010 kishte deklaruar se ngrënia e pulës që përmban hormone mund të ndryshojë orientimin seksual të një personi dhe vetëm disa ditë më vonë u tërhoq nga kjo deklaratë dhe kërkoi falje.

Organizatat joqeveritare atëherë e konsideruan këtë deklaratë si “mit urban” dhe si diçka absurde, meqenëse përkundër se shkenca deklaron ndryshe, e njëjta deklaratë më vonë ishte përdorur edhe nga një modele.

Cesar Cigliutti nga shoqëria civile në Argjentinë ironizoi me deklaratën e lartpërmendur kështu: “Në qoftë se vendosim hormone mashkullore te një pulë dhe e bëjmë një homoseksual ta haje atë, ai do të shndërrohet në heteroseksual”.

“Është një absurditet të mendosh se ngrënia e pulës që përmban hormone mund të ndryshojë orientimin seksual të një personi,” tha ai, sipas Guardian. “Duke ndjekur këtë arsyetim, nëse vendosim hormone mashkullore në një pulë dhe bëjmë një homoseksual ta hajë atë, ai do të shndërrohet në një heteroseksual.” Është deklarata e plotë e Cesar Cigliutti për The Guardian.

Kjo teori e ish-presidentit Morales nuk u pranua menjëherë nga komuniteti shkencor, për ta thënë butë, dhe është kritikuar nga Federata Kombëtare Spanjolle e Lezbikeve, Homoseksualëve, Transeksualëve dhe Biseksualëve, e cila dërgoi një letër proteste në ambasadën e Bolivisë në Madrid duke përshkruar komentet e presidentit si homofobike.

Presidenti Morales u tërhoq, tha se është keqkuptuar

Zëdhënësi i Morales, Ivan Canelas u tha gazetarëve se zemërimi ishte për shkak të “një keqinterpretimi joadekuat të asaj që u tha”.

Ai shtoi: “Presidentit Morales në asnjë mënyrë nuk i ka shkuar ndërmend të sulmojë të drejtat e homoseksualëve”.

Shkenca: Nuk mund të ndryshohet orientimi seksual i dikuj

Nuk dihet ende plotësisht se pse dikush mund të jetë lezbike, homoseksual, heteroseksual ose biseksual. Por hulumtimet tregojnë se orientimi seksual ka të ngjarë të shkaktohet pjesërisht nga faktorë biologjikë që fillojnë para lindjes.

Njerëzit nuk vendosin se nga kush tërhiqen dhe terapia, si dhe tentativat për “trajtim” nuk do të ndryshojnë orientimin seksual e një personi. Ju gjithashtu nuk mund ta “ktheni” një person homoseksual, në qoftë se ai/ajo është heteroseksual. Për shembull, ekspozimi i një djali ndaj lodrave të bëra tradicionalisht për vajza, të tilla si kukulla, nuk do ta bëjë atë të jetë homoseksual dhe as ngrënia e pulës nuk e ka këtë fuqi.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari