Nuk është e vërtetë se babai i Vanja Gjorçevskës është liruar

Фото: Принтскрин

Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet për veprën penale të rrëmbimit në rastin e vrasjes së vajzës së tij, nuk është liruar, por aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun hetimor në Shutkë. Avokati i tij, Vladimir Tufegxhiç, tha se për Aleksandrin kërkohet masë arrest shtëpie, duke theksuar se procedura për heqjen e arrestit mund të marrë pak kohë. Prandaj, pretendimi se babai i Vanjës është liruar, siç thuhet në postim, është i rremë.

 

Po analizojmë një postimFacebook ku thuhet se është liruar babai i të vrarës Vanja Gjorçevska nga Shkupi, i cili është në paraburgim si i dyshuar për rrëmbimin e vajzës.

Kush për çfarë dhe unë për “përbindëshin”! Nogo telefonoi dhe babai i Vanjës u lirua. Kush janë monstrat e vërtetë!!??, thuhet në postim.

Politikani kontrovers serb Srdjan Nogo postoi një video në kanalin e tij në YouTube më 6 janar 2024, duke pretenduar se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, është i pafajshëm për këtë rast dhe nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e vajzës së tij.

Nogo ka publikuar edhe incizime të një bisede të supozuar mes Gjorçevskit dhe policëve, të cilat sipas politikanit serb tregojnë se i ati e ka zgjidhur vetë rastin, përkatësisht i ka dorëzuar në polici materialet për veturën Citroen me të cilën i është rrëmbyer vajza.

Avokati i Aleksandër Gjorçevskit (babai i Vanjës), Vladimir Tufegdziç, konfirmoi vërtetësinë e zërit të Aleksandrit në regjistrimin e publikuar nga Nogo. Në një prononcim për Kanal 5, Tufegxhiç ka thënë se kërkohet masë arrest shtëpiak, por sipas tij, asnjë masë ndaj Gjorçevskit nuk arsyetohet. Avokati është i vetëdijshëm se procedura për heqjen e paraburgimit mund të marrë kohë, por ka treguar se qëllimi i kërkesës është ruajtja e kohezionit të familjes së prekur nga tragjedia, raporton Kanal 5.

Tufegdziç shtoi se ata dërguan një thirrje urgjente në prokurori për të thirrur Gjorçevskin për të dhënë deklaratë, sepse ai e bëri këtë vetëm derisa rasti ishte ende në hetime paraprake.

Personi ka dhënë deklaratë në fazën paraprake të hetimeve paraprake kur është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër, duhet thirrur në fazën hetimore për të dhënë deklaratë të plotë duke sqaruar se çfarë ka parë, dëgjuar dhe me cilët persona ka marrë veprimet për gjetjen e vajzës së tij gjatë periudhës nga data 27 nëntor deri në ditën e heqjes së lirisë, si dhe me kë dhe në çfarë mënyre ka siguruar dhe ua ka dorëzuar punonjësve të policisë videoincizimet, si dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, tha avokati Tufegxhiç për televizionin Kanal 5.

Gjykata Themelore Penale në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë, më 4 janar ua ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë pesë të dyshuarve për kidnapimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Në mesin e të dyshuarve të cilëve iu është vazhduar masa e paraburgimit është edhe babai i Vanjës, i cili sipas hetimeve ka ndihmuar të tjerët për të rrëmbyer vajzën dhe dyshohet për veprën penale të rrëmbimit.

Tre të tjerët për të cilët është zgjatur masa janë Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të dyshuar për dy krime – vrasje dhe rrëmbim.

Përndryshe, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë është Ljupço Palevski-Palço, i cili u arrestua nga Turqia pas arratisjes nga vendi dhe kërkohej me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit. Ai ndodhet në burg në Balikesir të Turqisë dhe procedura për ekstradimin e tij është në vazhdim.

Këshilli Penal i Gjykatës e ka pranuar edhe propozimin për vazhdimin e paraburgimit edhe për 30 ditë për Stefan Dimkovskin, i dyshuar për ndihmë të kryerësit në kryerjen e veprës penale, sepse të dyshuarin e parë Palevski e ka përzënë nga Serbia në Turqi.

Nga e gjithë kjo mund të konstatojmë se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet për veprën penale të rrëmbimit në rastin e vrasjes së vajzës së tij, nuk është liruar, por aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun hetimor në Shutkë. Avokati i tij Tufegxhiç deklaroi se ndaj Aleksandrit kërkohet masë arrest shtëpie, duke theksuar se procedura për heqjen e arrestit mund të marrë kohë. Prandaj, ne e konsiderojmë të rremë pretendimin se babai i Vanjës u lirua.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.