Nuk është e vërtetë se 100 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për pasaportë maqedonase
Është i pasaktë pretendimi se 100 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për pasaportë në vendin tonë dhe se për shkak të tyre po ndërtohen objekte në Shkup. Bëhet fjalë për një titull të keqkuptuar, pas të cilit krijohen dezinformata në rrjetet sociale. Ky lajm i referohet Kosovës, jo Maqedonisë së Veriut.
Postimet në Facebook thonë se që nga fillimi i vitit, gati 100 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për pasaportë në Maqedoninë e Veriut. Kjo është dezinfomratë.
OKUPIM-KOSOVARIZIM
GJITHÇKA ËSHTË PJSË E AGJNDËS
A MENDON DIKUSH PËR MBIJETESËN E MAQEDONISË!
A është e qartë pse po ndërtohen ndërtesa në të gjithë Shkupin!, thuhet në postimin duke ndarë një artikull me titullin:
Gati 100 mijë kosovarë kanë aplikuar për pasaportë që nga fillimi i vitit!
Ndodh shpesh që përdoruesit e rrjeteve sociale, duke shfletuar, të lexojnë një titull të disa mediave dhe të nxjerrin një përfundim që nuk ka lidhje me realitetin. Ndodh sepse përdoruesit nuk e hapin fare artikullin mediatik për të marrë një informacion të plotë, por nxjerrin një përfundim vetëm nga titulli, i cili nuk mund të përcjellë informacionin e plotë.
E tillë është situata me postimet që janë objekt i këtij shqyrtimi. Në disa raste këtu, këtu dhe këtu, përdoruesit e Facebook kanë lexuar një titull nga i cili kanë nxjerrë përfundimin e gabuar, kështu që hapi i tyre i radhës është përhapja e dezinformatave në internet dhe ngritja e panikut.
Përkatësisht, në disa portale ka dalë një lajm me titullin “Pothuajse 100 mijë kosovarë kanë aplikuar për pasaportë që nga fillimi i vitit”. Pa e lexuar plotësisht informacionin, disa nga përdoruesit e Facebook kanë menduar se bëhet fjalë për shtetas të Kosovës që kanë aplikuar për pasaportë në vendin tonë. Dhe ata vazhdojnë të përhapin informacione të tilla të keqkuptuara që janë të pavërteta me konkluzionet e tyre shtesë. Një pjesë e atyre konkluzioneve shtesë janë se kjo është arsyeja pse po ndërtohen ndërtesa në Shkup.
Por cili është realiteti?
Ky lajm i publikuar në portale është në kategorinë Ballkan dhe nuk i referohet fare Maqedonisë. Në vetë tekstin shpjegohet mirë se çfarë nënkuptohet. Gjegjësisht, bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës të cilët kanë paraqitur kërkesa për pasaporta në shtetin e tyre, pra në Kosovë, e jo në Maqedoni të Veriut.
Pothuajse 100 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për marrjen e pasaportës, prej të cilëve mbi 55 mijë për herë të parë që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur u hoqën vizat Shengen për qytetarët e Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Me kaosin e plotë që ndodhi në vendin tonë me ndryshimin e dokumenteve personale, dhe për shkak të detyrimeve të marra me Marrëveshjen e Prespës, ky informacion i transmetuar gabim krijon panik dhe zemërim edhe më të madh te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa nxjerrin përfundimin se në vendin tonë kanë aplikuar për dokumente shtetas nga vende të tjera, gjë që e mbështet edhe më tej atmosferën e gjithë situatës me zëvendësimin e pasaportave.
Është i pasaktë pretendimi se 100 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për pasaportë në vendin tonë dhe se për shkak të tyre po ndërtohen objekte në Shkup. Bëhet fjalë për një titull të keqkuptuar, pas të cilit krijohen dezinformata në rrjetet sociale. Prandaj, ne e vlerësojmë këtë postim si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari