Nuk është e vërtetë që vetëm Guardian ka publikuar intervistën e Putinit me Karlson në faqen e saj kryesore

фото: принтскрин од The Tucker Carlson Interview / TCN

Postimi pretendon në mënyrë të rreme se “Guardian me bazë në SHBA ishte e vetmja gazetë e madhe që publikoi intervistën në faqen kryesore“. Para së gjithash, Guardian është një gazetë britanike, jo nga SHBA. Gjithashtu, në faqet kryesore të gazetave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte lajme në lidhje me intervistën e presidentit rus me Karlson dhe për të raportuan edhe gazeta të tjera të mëdha britanike.

Ne po analizojmë një postimFacebook që pretendon se vetëm The Guardian raportoi për intervistën e presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tuker Karlson në faqen e saj kryesore. Kjo nuk është e vërtetë.

Putin i tha Tuker Karlson se SHBA ‘duhet të ndalojë furnizimin me armë’ për Ukrainën’: The Guardian me qendër në SHBA ishte e vetmja gazetë kryesore që publikoi intervistën në faqen e saj të parë. Të tjerët bënë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, thuhet në postim.

Postimi ndan gjithashtu një fotografi nga faqja e parë e Guardian, e datës 9 shkurt.

The Guardian nuk është një gazetë “me bazë në SHBA”. Është një gazetë britanike nga Mançesteri, e themeluar në 1821. Gjithashtu, gazeta të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë në faqet e tyre të para informacione për intervistën e presidentit rus. New York Times, e datës 9 shkurt, raportoi gjithashtu për intervistën e Putinit, të titulluar “Në intervistën me Karlson, Putin tha se SHBA mund të parandalojë luftën”, në faqen e saj të parë.

 

Lajmet lidhur me intervistën i gjetëm edhe në faqen e parë të Wall Street Journal të 9 shkurtit. Lajmi i referohet Putinit që i tha Marlson-it se mund të arrihet një marrëveshje për të liruar gazetarin e burgosur amerikan të Wall Street Journal, Evan Gershkoviç.

Intervista e Putinit me gazetarin amerikan Tuker Karlson, e cila është regjistruar në Moskë, është raportuar nga një pjesë e madhe e gazetave botërore. Kështu, për shembull, “Washington Post” më 11 shkurt doli me titullin “Tuker Karlson ekspozoi motivin e vërtetë ushtarak të Putinit: Rusia të zotërojë Ukrainën”.

Më 9 shkurt, britanikja “Mirror” publikoi një artikull me titull “Intervista e Tuker Karlson me Vladimir Putin fillon me një leksion të çuditshëm 30 minutash”. Intervistën e ka transmetuar drejtpërdrejt edhe “Mirror”.

Telegraph” britanik shkroi për “Pesë momente kyçe nga intervista e Tucker Carlson me Putinin”, dhe “The Independent” e vlerësoi intervistën si “të çuditshme” doli me një artikull “Pyetje softball, teori konspirative dhe një leksion historie 30-minutësh: Intervista e çuditshme e Tuker Karlson me Vladimir Putin.”

Prandaj, nuk mund të thuhet se “Guardian” me bazë në SHBA ishte e vetmja gazetë e madhe që publikoi intervistën në faqen e saj të parë”, siç pretendon postimi. Kontrolli i Vërtetmatësit tregoi se, para së gjithash, Guardian nuk është një gazetë me bazë në SHBA dhe lajmet në lidhje me intervistën e presidentit rus me Carlson, megjithatë, ishin në faqet e para të gazetave amerikane dhe gazetat e tjera të mëdha britanike gjithashtu raportuan për të. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin që po analizojmë si të pasaktë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.