Nuk është e vërtetë që Trump u kthye në Twitter dhe falënderoi Musk
Në postim thuhet se Trump u kthye në Twitter dhe falënderoi pronarin e ri të rrjetit social Elon Musk për këtë. Në të njëjtën kohë, vetë postimit i është bashkangjitur një fotografi, e cila është në fakt një fotografi e një postimit të pretenduar të Trump në të cilin ai shpreh mirënjohjen për Musk. Kjo nuk është e vërtetë. Tweet-i i postuar në fotografi nuk është në të vërtetë i Trump, sepse Twitter nuk e ka rikthyer profilin e tij, ndaj ai nuk mund ta falënderonte Musk-un. Elon Musk të mërkurën tha se llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter nuk do të rikthehet përpara zgjedhjeve të javës së ardhshme për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve.
Një postim në rrjetin social Facebook pretendon se ish-presidenti Donald Trump është rikthyer në Twitter pasi rrjeti ia ka pezulluar llogarinë. Kjo nuk është e vërtetë.
Trump kthehet në Twitter? “Faleminderit Elon Musk, jam kthyer”
Në postim thuhej se Trump u kthye në Twitter dhe falënderoi pronarin e ri të rrjetit social Elon Musk për këtë. Në të njëjtën kohë, vetë postimit i është bashkangjitur një foto, e cila është një fotografi e postimit të pretenduar të Trump në të cilin ai shpreh mirënjohjen për Musk. Kjo nuk është e vërtetë. Fotoja e bashkangjitur është manipuluese. Tweet-i që publikohet në foto nuk është realisht i Trump-it, sepse Twitter-i nuk e ka kthyer llogarinë e Trump dhe për pasojë ai nuk ka mundur ta falënderojë Musk-un. Nëse kërkoni llogarinë që Trump po përdorte në mënyrë aktive përpara se të pezullohej, do të shihni se llogaria @realDonaldTrump është ende e pezulluar. Ajo që mund të përfundohet është që imazhi është përdorur për manipulim është se në postimin e supozuar të Trumpit është postuar nga llogaria @realDonaldJtru_. Por ky nuk është Trump dhe kjo mund të shihet shumë lehtë me numrin e vogël të ndjekësve dhe datën në të cilën është krijuar profili – gjashtë muaj më parë, pra në maj. Nëse do të ishte vërtet Trump, numri i ndjekësve nuk do të ishte vetëm 169 persona. Ilustrimi i bashkangjitur postimit paraqet në mënyrë të rreme numrin e ndërveprimeve që ka ky tweet – 8,649 retweet, 1,452 cicërima të cituara dhe 78.8 mijë pëlqime, që nuk është e vërtetë. Tweet-i aktual ka 29 retweet, 5 cicërima të cituara dhe 126 pëlqime, që është shumë më pak se sa pretendon fotografia manipuluese. Fakti që fotografia është montuar shihet edhe nga presja që qëndron pranë numrit të pëlqimeve, ku bëhet fjalë për më shumë se 1000 pëlqime. Twitter i ndan numrat me një pikë, jo me presje, siç bën këtu pas numrit 78. Elon Musk tha të mërkurën se llogaria e ish-presidentit Donald Trump në Twitter nuk do të kthehet përpara zgjedhjeve të javës së ardhshme për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve. Musk konfirmoi se “Twitter nuk do të lejojë askënd që është pezulluar për shkeljen e rregullave të Twitter të kthehet në platformë derisa të kemi një proces të qartë për ta bërë këtë, i cili do të marrë të paktën disa javë të tjera.” Pronari miliarder i Twitter tha më parë se do të krijonte një “këshill për moderimin e përmbajtjeve” dhe se nuk do të merreshin vendime të rëndësishme për përmbajtjen derisa ky këshill të jetë funksional. Trump tha se ishte i kënaqur që Twitter tani ishte në “duar të mira” pas blerjes nga miliarderi Musk, por këmbënguli se ai nuk do të kthehej në platformë. Në vend të kësaj, ai planifikon të qëndrojë me rrjetin e tij social, Truth Social. Trump kishte dhjetëra miliona më shumë ndjekës në Twitter sesa në Truth Social. Më 8 janar 2021, Twitter njoftoi se kishte pezulluar përgjithmonë llogarinë e Trump për glorifikim të dhunës, sepse ata gjykuan se dy postime në Twitter nga ish-presidenti i SHBA-ve kishin shumë gjasa të inkurajonin dhe frymëzonin njerëzit që të përsërisnin aktet kriminale që ndodhën në Kapitolin e SHBA-ve me 6 janar 2021. Sipas të gjitha fakteve të deklaruara dhe duke qenë se fotoja e postimit është e montuar, ne e vlerësojmë këtë postim si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari