Nuk është e vërtetë që presidenti kroat ka dhënë dorëheqjen

Пендаровски - Милановиќ, Преспа форум јуни 2023 Фото: pretsedatel.mk

 

“Index”-i kroat ka publikuar një batutë për 1 prillin ku thuhet se presidenti kroat Zoran Milanoviç ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij do të jetë Miroslav Shkoro. Ky është një postim satirik, shaka, i paraqitur si lajm i vërtetë në postimet që shqyrtojmë, edhe pse nuk është.

Ne shqyrtojmë postimet në rrjetin social Facebook (këtu dhe këtu) që thonë:

Presidenti kroat dha dorëheqjen.

Sipas njoftimit të parë thuhet se:

Milanoviq, i cili deri më tani pretendonte se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, në një manovër të papritur ia dorëzoi dorëheqjen kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu qasur tekstit të njoftimit të parë që i atribuohet “mediave kroate”, thuhet se “Presidenti kroat Zoran Milanoviç ka dhënë dorëheqje papritur nga posti i tij dhe postin presidencial do ta marrë përfaqësuesi i pavarur parlamentar Miroslav Shkoro”.

Në njoftimin e dytë, ka video material me përmbajtje të ngjashme, në të cilin pretendohet se “presidenti kroat Zoran Milanoviç ka dhënë dorëheqje të papritur dhe postin e tij do ta marrë përfaqësuesi i pavarur parlamentar Miroslav Shkoro”.

Megjithatë, ajo që thuhet në të dy postimet nuk është e vërtetë. Ndonëse si shkrimi i medias ashtu edhe artikulli i atribuohen “Indeksit” kroat, lajm është satirik dhe i publikuar në ditën e 1 prillit. Mediat maqedonase e raportuan sikur të ishte e vërtetë.

Kur shikon artikullin origjinal, nga vetë titrat bie në sy se bëhet fjalë për shaka. Për shembull, një nga titrat e tekstit të Indeksit Kroat thotë:

Kori për pritjen e shtetarëve të huaj anulohet, Shkoro do të këndojë vetë për ta.

Deklaratat në tekstin e Indeksit janë gjithashtu fiktive, siç janë edhe burimet. Për shembull:

Milanoviq: Më quani anemik, do të pi gjakun e Plenkoviçit.

Këto nuk janë deklarata të vërteta, por të shpikura, shaka si i gjithë teksti.

Tashmë në rrjetin Reddit është komentuar se kjo është praktikë e “Indeksit” kroat, por edhe e shumë mediave të tjera, që më 1 prill të publikojnë tekste satirike dhe humoristike.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne i vlerësojmë postimet që shqyrtojmë si satirë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.