Nuk është e vërtetë që Meksika dëshiron të antarësohet në BRICS

TownDown, Public domain, via Wikimedia Commons

Pretendimi se Meksika dëshiron të anëtarësohet në BRICS në 2024 është i rremë dhe është mohuar se ekziston një vendim i tillë nga autoritetet meksikane

Bashkëngjitur postimit në Facebook është një foto e një takimi të përbashkët midis liderëve të Meksikës dhe Kinës dhe një tekst që pretendon se Meksika dëshiron t’i bashkohet BRICS në 2024. Kjo nuk është e vërtetë.

Meksika dëshiron të bashkohet me BRICS në 2024

BRICS është një grupim jozyrtar i vendeve që përbëhet nga Republika Federative e Brazilit, Federata Ruse, Republika e Indisë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika e Afrikës së Jugut. BRICS u formua me idenë për të qenë një alternativë ndaj sistemeve perëndimore. Sferat kryesore të bashkëpunimit janë ekonomia, financat, politika, siguria, kultura… Vendet anëtare gjithashtu punojnë së bashku për të luftuar terrorizmin, pastrimin e parave, trafikun e drogës, korrupsionin.

Krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare takohen çdo vit me secilin komb duke marrë një presidencë të rradhës njëvjeçare të grupit.

Në gusht 2023, gjashtë anëtarë të rinj, përfshirë Argjentinën, u ftuan për t’iu bashkuar grupit. Megjithatë, Argjentina refuzoi t’i bashkohej BRICS në fund të dhjetorit, ndërsa pesë vendet e tjera, Egjipti, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Etiopia, u bënë anëtarë të plotë të BRICS më 1 janar 2024.

Pasi Argjentina refuzoi t’i bashkohej BRICS, fokusi mediatik u kthye në një vend tjetër nga Amerika e Jugut – Meksika.

Kështu pak ditë më parë, në rrjetin social X (ish Twitter), në një profil që quhet BRICS, por që nuk është kanali zyrtar i grupit informal të shteteve, u njoftua se Meksika dëshiron t’i bashkohet BRICS në vitin 2024. Në të njëjtën kohë, postimit i është bashkangjitur një foto e takimit mes Presidentit të Kinës, Xi Jinping dhe Presidentit të Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, i cili u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar. Sipas deklaratës së qeverisë kineze, në takim nuk u diskutua fare për anëtarësimin e Meksikës në BRICS dhe as BRICS nuk u përmend në deklaratë si temë bisede. Postimi i X është bërë viral dhe ka mbi tre milionë shikime dhe mijëra shpërndarje.

I njëjti postim me të njëjtën foto dhe të njëjtin tekst është shpërndarë edhe në rrjetet tona sociale. Por pretendimi se Meksika dëshiron të anëtarësohet në BRICS në 2024 është i rremë dhe është mohuar nga autoritetet meksikane se ekziston një vendim i tillë.

Meksika nuk ka aplikuar për anëtarësim në BRICS, por po ndjek nga afër zhvillimin e saj, tha ministria e jashtme e vendit.

Meksika nuk kërkoi të pranohej në BRICS. Meksika po monitoron nga afër zhvillimin e asociacionitt, duke marrë parasysh peshën ekonomike të vendeve anëtare dhe marrëdhëniet dypalëshe që vendi ynë mban me anëtarët e saj, shkruan Ministria në profilin e saj X, duke komentuar raportimet e mediave se vendi dëshiron të anëtarësohet BRICS këtë vit.

Dëshirojmë të theksojmë se deklarata të tilla janë të pabaza, shton Ministria.

Nuk është hera e parë që spekulohet se Meksika do të anëtarësohet në BRICS. Një informacion i tillë i pa verifikuar u shpërnda edhe vitin e kaluar, pas së cilës presidenti meksikan duhej të reagonte dhe ta mohonte.

Ne nuk do të marrim pjesë në këtë bllok, në këtë asociacion. Sigurisht, ne përshëndesim atë që bëjnë vendet e tjera. “Megjithatë, për arsye të afërsisë, gjeopolitikës, ne do të vazhdojmë të forcojmë aleancën me Amerikën e Veriut dhe me të gjithë Amerikën”, tha ai në gusht të vitit të kaluar.

Sipas të gjitha fakteve të listuara, konkludojmë se nuk është e vërtetë që Meksika dëshiron të anëtarësohet në BRICS në 2024.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.