Nuk është e vërtetë që Makron po i mbyll rrjetet sociale
Burimi i këtij dezinformimi është një njoftim i rremë, që dyshohet se është lëshuar nga Ministria e Brendshme franceze, sipas të cilit shërbimet e internetit do të pezullohen përkohësisht për të parandaluar abuzimin me rrjetet sociale dhe platformat online. Ministria e Punëve të Brendshme e ka mohuar këtë njoftim. Rrjetet sociale janë aktive në Francë dhe komenti i Macron nuk ka të bëjë me ndalimin e rrjeteve sociale, por ai thotë se duhet hapur një debat për mënyrën se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale, për të diskutuar vendosjen e disa kontrolleve në të ardhmen për të parandaluar trazirat të tilla
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Makron tërheq rrjetet sociale dhe i heq ato nga transmetimi. Censura totale dhe ndalimi i të gjitha raportimeve në Francë.
Populli francez nuk do të jetë në gjendje të shohë jashtë botës dhe ne nuk do të jemi në gjendje t’i dëgjojmë ata.
“Në orët në vijim do të marrim disa masa si heqja e përmbajtjeve më të ndjeshme që lidhen me këto platforma – rrjetet sociale”.
Makron tregon rolin dhe vendin e rrjeteve sociale në përhapjen e dhunës në ditët e fundit.
#WEF2030 Agjenda në lëvizje të plotë.
Trazirat shpërthyen në Nanterre, një periferi të Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar të quajtur Naçel gjatë një ndalese trafiku. Rreth 40,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Parisin për të kontrolluar protestat dhe 700 protestues janë arrestuar. Presidenti Emmanuel Makron zhvilloi një takim më 3 korrik me përfaqësues të parlamentit. Një dokument i supozuar, një deklaratë për shtyp kinse lëshuar nga Ministria e Brendshme franceze, ka filluar të qarkullojë në internet, ku thuhet se “shërbimet e internetit do të pezullohen përkohësisht nga 3 korriku gjatë orëve të natës në zonat qendrore për të parandaluar abuzimin me rrjetet sociale dhe platformat online ku koordinohen veprimet e paligjshme dhe të parandalohet dhuna”. Kjo eshte
dhe burimi i dezinformatave se Franca planifikon të mbyllë internetin për të mos lejuar botën të shohë se çfarë po bëjnë protestuesit.
Qeveria franceze më vonë mohoi raportin e rremë.
Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve të Associated Press, qeveria mohoi besueshmërinë e njoftimit të pretenduar që qarkullonte në internet dhe tha se nuk kishte një vendim të tillë për mbylljen e mediave sociale.
Në Twitter-in zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai njoftim është shënuar si i rremë
Ky dokument është i rremë, nuk ka një vendim të tillë, thuhet në Tweet
Ky dokument është i rremë, nuk ka një vendim të tillë, thuhet në Tweet.
Presidenti francez Makron ka akuzuar mediat sociale se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e veprimeve negative gjatë trazirave, të cilat kanë nxitur tensione të gjata midis policisë dhe rinisë së vendit.
Platformat kryesore si TikTok dhe Snapchat duhet të bashkëpunojnë me autoritetet franceze për të shuar dhunën që shpërtheu këtë javë pasi një djalë 17-vjeçar u vra nga një oficer policie, tha Makron.
Qeveria franceze, siç raportohet nga Reuters, do të punojë me rrjetet sociale për të hequr “llojet më të ndjeshme të përmbajtjes” dhe po kërkon që kompanitë e mediave sociale t’u zbulojnë autoriteteve franceze identitetin e “atyre që përdorin këto rrjete sociale për të thirrur në trazira dhe promovojnë dhunën”
Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve të Quint, autoritetet franceze hedhin poshtë kategorikisht të pavërteta se do të ketë një mbyllje të internetit në Francë. Siç shkruan Guardian, duke cituar burime zyrtare të qeverisë, Makron propozoi të diskutohej se si të rinjtë përdorin platformat sociale, për të futur disa kontrolle për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.
Komentet e Makron vijnë pasi ministrat akuzuan të rinjtë që përdorin rrjetet sociale si Snapchat dhe Tik Tok për organizim dhe nxitje të dhunës dhe protestave.
Ne duhet të mendojmë se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale në familje, në shkollë, për ndalesat që duhet të jenë në fuqi… dhe kur gjërat dalin jashtë kontrollit, mund të na duhet t’i rregullojmë ose t’i shkurtojmë ato.
Para së gjithash, ne nuk duhet ta kishim bërë këtë në nxehtësinë e momentit dhe jam i kënaqur që nuk u desh. Por unë mendoj se është një debat i vërtetë që duhet ta zhvillojmë me koka “të ftohtë”, tha Makron.
Rrjetet sociale janë ende aktive në Francë dhe komenti i Makron nuk i referohet mbylljes së përgjithshme të rrjeteve sociale, siç pretendohet në mënyrë të rreme në postimin që po shqyrtojmë.
Për të gjitha faktet e mësipërme, gjykojmë se nuk është e vërtetë që Makron po tërheq rrjetet sociale dhe po i ndalon, as që do të ketë censurë dhe ndalim të plotë për çdo raportim në Francë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari