Nuk është e vërtetë që iPhone po bën fotografi çdo pesë sekonda fshehurazi nga përdoruesit

Фото: Lukas GehrerPixabay

Postimi përhap gënjeshtra se iPhone po ju fotografon fshehurazi çdo pesë sekonda. Arsyeja pse kamera infrared thith një rreze çdo pesë sekonda është opsioni i njohjes së fytyrës. Është e vërtetë që iPhone kryen një veprim çdo pesë sekonda, siç tregohet në video. Por kjo lidhet me një opsion që Apple e quan Attention Aware. Ky opsion përdoret nga iPhone për të parë nëse përdoruesi po shikon pajisjen dhe për të siguruar që ekrani i iPhone të mos fiket ose të zbehet ndërsa përdoruesi është ende duke parë ekranin

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Një iPhone shkrep fshehurazi një foto të pronarit të tij çdo pesë sekonda. Ai përdor rrezatim infra të kuqe për të skanuar personin që e mban atë.

Në kuadër të njoftimit prezantohet një video material ku në rusisht thuhet se çdo 5 sekonda një iPhone i bën një foto pronarit të tij. Në video, një aparat fotografik me rreze infra të kuqe përdoret për të zbuluar ndezjet, të cilat pretendohet se janë, në fakt, fotografi të fshehta të përdoruesit të pajisjes celulare nga kamera.

Siç shkruajnë kontrolluesit e fakteve në Lead Stories, iPhone nuk ju bën një fotografi çdo pesë sekonda. Arsyeja pse kamera infrared thith një rreze çdo pesë sekonda është opsioni i njohjes së fytyrës.

Ai përdor një sistem kamerash të quajtur TrueDepth që përshkruan saktësisht gjeometrinë e fytyrës suaj. TrueDepth projekton dhe analizon fytyrën tuaj me më shumë se 30,000 “pika” të padukshme dhe kap fytyrën përmes një fotografie infra të kuqe të fytyrës suaj. Fotografia infrared shndërrohet në një paraqitje matematikore dhe futet në telefon si të dhëna të fytyrës. Drita vezulluese është për shkak tënNjë opsioni të quajtur Attention Aware mund të fiket dhe të mos përdoret, shkruajnë kontrolluesit e fakteve të Lead Stories.

Është e vërtetë që iPhone kryen një veprim çdo pesë sekonda, siç tregohet në video. Por kjo lidhet me një opsion që Apple e quan Attention Aware. Ky opsion përdoret nga iPhone për të parë nëse përdoruesi po shikon pajisjen dhe për të siguruar që ekrani i iPhone të mos fiket ose të zbehet ndërsa përdoruesi është ende duke parë ekranin. Blicet që shihen në videon e postimit që po shqyrtojmë nuk janë pamje të iPhone duke bërë foto, por skanime të fytyrës së përdoruesit. Ky opsion nuk disponohet në të gjitha modelet e iPhone dhe mund të çaktivizohet në menynë Face ID.

Fakti që iPhone “pulson” disa herë në video mund t’i bëjë disa përdorues të rrjeteve sociale të besojnë se kamera e përparme e iPhone po bën një foto të fytyrës së përdoruesit çdo pesë sekonda, ose se ata po “mbikëqyren” gjatë përdorimit por kjo nuk është e vërtetë.

Siç shkruan News Trend Micro, zëdhënësi i Apple Alex Kirchner i tha USA Today se është teknologjia e kamerës TrueDepth e shpjeguar më sipër.

Apple gjithashtu siguron që tiparet e fytyrës së përdoruesit të telefonit nuk ndahen kurrë në cloud ose askund tjetër.

Kjo do të thotë se asnjë foto nuk bëhet çdo pesë sekonda, drita infra e kuqe që shihet në video thjesht skanon për të parë nëse jeni ende duke përdorur telefonin, raporton News Trend Micro.

Mirror me bazë në Mbretërinë e Bashkuar e quan një teori konspirative pretendimin se iPhone bën fotografi të përdoruesve çdo pesë sekonda.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që iPhone bën fotografi të përdoruesve çdo pesë sekonda pa dijeninë e tyre.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.