Nuk është e vërtetë që Gjermania po bëhet pjesë e “luftës së saj të tretë botërore” kundër Rusisë

Фото: pixabay.com

Gjermania nuk është palë në luftën që Rusia filloi me Ukrainën. Kjo konfirmohet nga e drejta ndërkombëtare – të bëhesh palë në një konflikt ushtarak kërkon një deklaratë formale të luftës ose pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në operacione të veçanta luftarake

Gjermania nuk është palë në luftën që Rusia filloi me Ukrainën. Kjo konfirmohet nga e drejta ndërkombëtare – të bëhesh palë në një konflikt ushtarak kërkon një deklaratë formale të luftës ose pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në operacione të veçanta luftarake. Ambasada gjermane në Moskë është e vendosur se “të ndihmosh Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës dhe agresionit të paligjshëm të Rusisë nuk e bën Gjermaninë një palë ndërluftuese”.

 

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

Gjermania po drejton luftën e tretë kundër Rusisë në një shekull. Dhe të gjithë e dimë se si shkoi.

Gjermania nuk është palë në pushtimin ushtarak që Rusia nisi kundër Ukrainës. Këtë e konfirmon e drejta ndërkombëtare – se as Gjermania dhe as aleatët (partnerët) e saj perëndimorë nuk janë palë ndërluftuese. Megjithatë, Gjermania dhe aleatët e NATO-s bëhen objektiv i propagandës ruse, e cila rezulton me ndihma dhe dërgesa armësh në Ukrainë (tanke) në mbështetje të Ukrainës.

Pasi kancelari gjerman Olaf Scholz vendosi të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë pas një hezitimi të gjatë, përgjigja nga qeveria ruse ishte e shpejtë.

Absolutisht jo. Nuk duhet të ketë një luftë midis Rusisë dhe NATO-s, tha ai.
Scholz ka mbajtur të njëjtën retorikë që nga 4 marsi 2022, kur deklaroi:
NATO nuk do të marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Kjo do të çonte në një përshkallëzim dramatik të kësaj situate të vështirë në Ukrainë, e cila do të përbënte një rrezik të madh. Prandaj, nuk do të ishte një veprim i mençur. Kjo është arsyeja pse nuk do të ketë zgjidhje që do të çonte në përfshirjen ushtarake të vendeve të NATO-s në këtë konfrontim, tha Scholz për ZDF më 4 mars 2022.
Siç shkruan Dojçe Vele, koncepti juridik i “luftuesit” buron nga e drejta ndërkombëtare e shekujve 19 dhe 20. Për t’u bërë palë në një konflikt kërkon një deklaratë formale të luftës ose pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në operacione të veçanta luftarake..

Veshja e çizmeve ushtarake (dërgimi i trupave) do ta bënte Gjermaninë palë në këtë luftë. Por dërgesat e armëve nuk janë problematike, shkruan Dojçe Vele.

kartën e OKB-së thuhet:

Të gjithë anëtarët duhet të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të cilit do shtet ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me rolin e OKB-së.

Rusia e shkeli këtë parim kur pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Karta e OKB-së përcakton se në një rast të tillë, të gjitha shtetet kanë të drejtë të mbrojnë veten, individualisht ose kolektivisht. Ekspertët gjermanë për Dojçe Vele pohojnë se Rusia është i vetmi vend që abuzon me të drejtën ndërkombëtare.

Çdo e shtënë nga Rusia në Ukrainë është vazhdimësi e shkeljes së ligjit ndërkombëtar. Rusia do të sillet përsëri në përputhje me të drejtën ndërkombëtare vetëm kur të tërheqë trupat e saj brenda kufijve të saj, tha për Dojçe Vele, Markus Krajewski, profesor i së drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin Erlangen-Ninberg.

Reagimi rus ndaj deklaratës së Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tregoi se situata është e ndjeshme. Gjatë një takimi në Strasburg, ajo bëri thirrje për kohezion midis aleatëve perëndimorë dhe tha:

Ne po bëjmë luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit.

Zgjedhja e fjalëve të saj shkaktoi turbulenca pasi politikanët perëndimorë deri më tani kanë qenë të kujdesshëm për të vënë në dukje se mbështetja e Ukrainës nuk do të thotë se ata janë palë në luftë.

Përgjigja e Berlinit ndaj akuzave erdhi menjëherë pas kësaj deklarate:

Propaganda ruse vazhdon të nxjerrë fjali, pikëpamje, qëndrime të qeverisë dhe partnerëve tanë dhe t’i përdorë ato për qëllimet e veta, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Zëdhënësi shtoi se deklarata e Baerbock është bërë në kuadër të diskutimeve mbi qëndrimin e unifikuar të BE-së dhe NATO-s kundër agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Të përgjigjesh për këtë nuk ia vlen për mendimin tim. E vetmja që përshkallëzohet këtu është Rusia. Sipas ligjit ndërkombëtar, Gjermania nuk është palë në konflikt. Vetëm në këtë kontekst duhet kuptuar qëndrimi i ministrit të Jashtëm, shtoi ai.

Ambasada gjermane në Moskë gjithashtu mohoi se Gjermania ishte palë në konflikt.

Të ndihmosh Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës dhe agresionit të paligjshëm të Rusisë nuk e bën Gjermaninë palë në luftë, shkruan ata.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme gjykojmë se nuk është e vërtetë që Gjermania po bën luftën e tretë botërore kundër Rusisë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.