Nuk është e saktë se BE-ja lufton për t’ua hequr të drejtat prindërore prindërve hungarezë

Фото: Принтскрин ФБ пост

Institucionet evropiane nuk janë kundër mbrojtjes së fëmijëve nga pedofilia dhe nga abuzimit seksual, por kundër asaj që me Ligjin kontrovers për mbrojtjen e fëmijëve në Hungari diskrinimohet komuniteti LGBT. BE-ja nuk lufton për t’ua hequr të drejtat e prindërve hungarez dhe nuk e akuzon rrejshëm qeverinë hungareze për miratimin e ligjeve diskriminuese, homofobike, siç pretendohet në postimin. Se ligji është diskriminues dhe homofobik nuk konsideron vetëm BE-ja, por edhe një numër të madh të shoqatave, ndër të cilat edhe Amensti Interneshënëll. Me ligjin ndalohet shpërndarja e informacioneve me të mitur me të cilat promovohet homoseksualizmi, ndryshimi i gjinisë dhe kufizohet përfaqësimi i grupeve LGBT në mediat.

                                                                                           

Postimi rrjete sociale pretendon se Bashkimi Evropian ka për qëllim heqjen e të drejtave prindërore në Hungari, pasi qeveria e atjeshme miratoi ligj me të cilin ndalohet propaganda lidhur me pedofilinë. Ja se çfarë thuhet saktësisht në postimin:

BE-ja premton se do ta dënojë Hungarinë dhe nënave dhe etërve do t’ua heqë të drejtat prindërore, pasi qeveria hungareze miratoi ligj me të cilin ndalohet që propaganda propedofile të mësohet në shkollat.

Ligji i Hungarisë për mbrojtjen e fëmijëve çoi në procedura juridike kundër vendit, ndërsa shumë vende majtiste të BE-së iu bashkuan protestës kundër miratimit të këtij ligji me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga shteti i cili i seksualizon.

Komisioni i BE-së, trupi drejtues që e filloi procedurën juridike, tha se ligji hungarez e shkel të drejtën e BE-së, të drejtat dhe vlerat themelore të BE-së.

BE-ja lufton për t’ua hequr të drejtat prindërve hungarezë, ndërsa e akuzojnë rrejshëm qeverinë hungareze për miratimin e ligjeve diskriminuese, homofobike. Ligji i ri futi masa të ndryshme kundër keqpërdorimit të fëmijëve dhe pedofilëve në Hungari, përfshirë edhe ndalimin e institucioneve që e promovojnë marrëdhënien transgjinore dhe homoseksualizmin te fëmijët në moshë nën 18 vjeçare.

A janë ato vlerat e reja të BE-së?

A i duan agjitatorët e hyrjes së Maqedonisë në BE ato vlera për fëmijët e tyre ose vetëm për fëmijët tanë?

Dhe si munden?

BE-ja ka alternativë.

 

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (Child protection law), për të cilin flitet në postin që e recensojmë, është ligj kontrovers në Hungari, kundër të cilit ishin pesëmbëdhjetë shtete nga Bashkimi Evropian, megjithatë nuk është e saktë ajo që është theksuar në postimin “BE-ja ka premtuar se nënave dhe etërve do t’ua heqë të drejtat e tyre prindërore”. Kjo është dezinformatë.

Gjithsej 15 shtete të Bashkimit Evropian iu bashkuan padisë kundër këtij ligji, i cili u kritikua gjerësisht se është ligj kundër LGBT-së.  Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Austria, Irlanda, Danimarka, Malta, Spanja, Suedia, Finlanda, Sllovenia, Franca, Gjermania dhe Greqia, së bashku me Parlamentin Evropian, do të veprojnë si palë të treta në padinë e ngritur vitin e kaluar nga Komisioni Evropian.

Qëndrojmë fuqishëm në angazhimet tona për një shoqëri inkluzive dhe për barazi për të gjithë, deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës e cila e udhëheq kontestin gjyqësor kundër këtij ligji kontrovers.

Ligji konkret u miratua në qershor 2021 dhe përmban një dispozitë që ndalon ose kufizon rreptësisht përfaqësimin e homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë në media, si dhe në materialet edukative të destinuara për publikun nën moshën 18 vjeç. Kjo shkaktoi rezistencë politike, disa vende nënshkruan letra të përbashkëta dhe kryeministrat shprehën hapur mospajtimin e tyre me kolegun e tyre Viktor Orban.

Ligji zyrtarisht, sipas tekstit ligjor, synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve nga delikuentët seksualë dhe pedofilët. Por, Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr nëse ligjet kombëtare janë në përputhje me ligjin e BE-së,  kërkoi nga Hungaria të japë sqarim pse ndalimi për përmbajtjet LGBT ishte i nevojshëm për t’i arritur qëllimet kryesore të ligjit kundër pedofilisë. Më pas BE-ja ngriti procedurë kundër Hungarisë, duke vlerësuar se ky ligj cenon të drejtat themelore të njeriut.

Ky ligj në Hungari është turp. Ky ligj i diskriminon qartë njerëzit në bazë të orientimit seksual dhe shkon kundër vlerave fundamentale të BE-së, e ato janë dinjiteti dhe barazia njerëzore, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla von der Llajen në vitin 2021.

Pasi Hungaria refuzoi ta tërheqë ligjin, Komisioni në korrik 2022 parashtroi padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila ka fuqinë për ta ndryshuar legjislacionin kombëtar. Por, Budapesti refuzoi të tërhiqet, duke u thirrur në referendumin e vitit 2022 ku nuk kishte kuorumi, përkatësisht nuk kishte numër të mjaftueshëm votash të vlefshme.

Në asnjë pjesë të vërejtjeve të trupave evropiane për përmbajtjen e ligjit, nuk përmendet informacioni i pavërtetë që plasohet përmes postimit që e recensojmë se “BE-ja lufton për t’ua hequr të drejtat prindërve hungarezë”. Prindërit do të vazhdojnë t’i kenë të gjitha të drejtat mbi fëmijët e tyre, sipas legjislacionit kombëtar të Hungarisë. Por vërejtja e institucioneve evropiane është se mbrojtja e fëmijëve nga pedofilia dhe abuzimi seksual është të lidhet gabimisht me demonizimin e komunitetit LGBTI.

 

 

Mbrojtja e fëmijëve është prioritet absolut për BE-në dhe vendet e saj anëtare. Por, ligji përmban dispozita të cilat nuk janë të arsyetuara në bazë të promovimit të këtyre interesave fundamentale ose janë joproporcional që të arrihet qëllimi i dëshiruar, vlerësojnë nga Komisioni Evropian.

Nga aty thonë se ligji i shkel këto rregulla të BE-së: Direktiva për shërbimet mediatike audiovizuale, Direktiva për tregti elektronike (me ligjin ndalohen shërbimet në të cilat janë prezantuar orientime të ndryshme seksuale të të miturve, edhe kur këto shërbime vijnë nga shtete të tjera anëtare), Marrëveshja për lirinë e ofrimit të shërbimeve, si dhe direktiva të tjera,

Pra, institucionet evropiane nuk janë kundër mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi seksual, por kundër faktit që ligji kontrovers diskriminon komunitetin LGBT. BE-ja nuk po lufton për t’ua hequr të drejtat prindërve hungarezë dhe nuk e akuzon në mënyrë të rreme qeverinë hungareze për miratimin e ligjeve diskriminuese, homofobike, siç pretendon postimi. Se ligji është diskriminues dhe homofobik konsiderohet jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga një numër i madh shoqatash, përfshirë edhe Amnesti Internashënëll, siç mund të shihet edhe nga njoftimi i tyre.

Vlerat e BE-së janë cekur në mënyrë transparente dhe ato janë përfshirja, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe mosdiskriminimi. Pikërisht për ato vlera zotohen anëtarët e BE-së. KE-ja vlerëson se ligji vendos rregulla restriktive që i referohen shërbimit elektronik tregtar dhe shërbimeve të informacionit, aktiviteteve arsimore, klasifikimit të përmbajtjeve audiovizuale dhe marketingut dhe se bie ndesh me Deklaratën e të drejtave të njeriut. Ligji ndalon ndarjen e informacioneve me të miturit me të cilat promovohet homoseksualiteti, ndryshimi i gjinisë dhe kufizohet prezantimi i grupeve LGBT në media, në një mënyrë që e ndalon përmbajtjen e medias gjatë ditës në televizion dhe ndalon kompanitë të zhvillojnë fushata solidariteti me komunitetin LGBT.

Për shkak të të gjitha fakteve të lartpërmendura postimin që e recensojmë, e vlerësojmë si të pavërtetë. Nuk është e vërtetë se BE-ja ka premtuar se nënave dhe etërve do t’ua heqë të drejtat e tyre prindërore.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.