Një sërë të pavërtetash për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës
Postimi përhap një sërë të pavërtetash në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës. Nuk është e vërtetë që ka pasur një tentativë të dytë për rrëmbim, nuk është e vërtetë që nëna ka raportuar të bijën e humbur një ditë para rrëmbimit të saj, nuk është e vërtetë që babai nuk ka denoncuar vajzën e tij të zhdukur dhe nuk është e vërtetë që policia nuk ka prova nga pamjet e kamerave, dhe se nuk ka asnjë raport mjeko-ligjor
Po analizojmë një postim në Facebook që përmban disa të pavërteta në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.
Tani që tashmë e dimë se ka pasur një tentativë të dytë për të rrëmbyer Vanjën dhe policia nuk ka marrë asnjë masë dhe kur mësohet se edhe pasi Pançe u raportua i zhdukur me automjetin e tij, pritën të vinte data 27 e muajit dhe kur e dimë se edhe pas rrëmbimit të vajzës në intervistën e parë nëna e ka raportuar një ditë para ngjarjes, e jo në orën 8:30 të një ore pasi ka dalë nga shtëpia të nesërmen sipas deklaratave të Spasovskit dhe kur e dimë se gjoja babai ka denoncuar zhdukjen e vajzës ne orën 11 të dates 27 dhe kur dihet që të dy u ndaluan fuqishëm thanë që Panço i organizoi për zhvatje dhe nëna habitet dhe nuk e kupton pse i vranë femijën?!!! Kur nuk ka regjistrime nga kamerat 10 metra nga hyrja e godinës, kur nuk ka raport nga mjekësia ligjore, forenzika, kur nuk ka regjistrime të drejtimit të lëvizjes së makinës nga policia, kur nuk ka asgjë nga institucionet por vetëm duke bërtitur MONSTRUM – MONSTRUM PANÇO EDHE NGA POZITA DHE NGA OPOZITA atëherë duhet të pyesim veten se kush është organizatori i vërtetë i kësaj vrasjeje të shëmtuar!!! PËRGJEGJËSI PENALE DHE MORALE PËR MINISTRIN, PROKURORIN Bubevski, SHEFIN E POLICISË DHE PËR POLICËT QË MORËN MESAZHET PËR HUMBJEN E FËMIJËS DHE NUK I KONTROLLUAN KAMERAT, Kjo nuk mund të ngelet kështu, këtu shihet përfshirja e drejtpërdrejtë e autoriteteve të sigurisë me synimin e rejtingut politik…”, thuhet në postim.
Postimi përmban disa deklarata të pakonfirmuara dhe gënjeshtra në lidhje me vrasjen e adoleshentes, e cila tronditi opinionin maqedonas. Por ne do të shkojmë me radhë.
Së pari, postimi fillimisht pretendon se ka pasur një përpjekje të dytë për të rrëmbyer Vanjës, por policia nuk bëri asgjë. Kjo nuk është e vërtetë. Asnjë nga institucionet zyrtare deri më tani nuk ka thënë apo konfirmuar se më parë ka pasur tentativë për rrëmbimin e vajzës, aq më pak që policia nuk ka marrë asnjë masë. Në postim nuk ofrohet asnjë provë apo fakt për një pretendim të tillë, por me siguri bazohet në shkrime e spekulime të përfolura, të cilat, siç e kemi parë periudhën e fundit, janë në masë të madhe në rrjetet sociale.
Së dyti, publikimi pretendon se policia e dinte që i vrari Pançe ishte zhdukur me automjetin e tij, por pritën deri më 27 nëntor.
…kur dihet se edhe pasi Pançe u denoncua i zhdukur me mjetin e tij, ata pritën të vinte data 27 e muajit…
Ministri i Punëve të Brendshme deri më tani në disa raste ka përsëritur se automjeti i Pançes nuk është raportuar i zhdukur, gjegjësisht policia nuk ka pasur informacion se automjeti i tij është zhdukur. Këtë për herë të parë Spasovski e konfirmoi në konferencën e përbashkët për media me prokurorin publik të Shkupit Gavril Bubevski, e cila u mbajt më 4 dhjetor të këtij viti.
Viktimat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, por Pançe, i cili u raportua i zhdukur më 24 nëntor, i kishte borxh një fqinji që është një nga bashkëpunëtorët. Po në ditën e rrëmbimit të saj, MPB-ja ka gjetur “Citroenin” e djegur në fshatin Brazdë, por nuk kanë dyshuar se ka lidhje me rastin e Vanjës, pasi mjeti nuk është raportuar si i zhdukur, raportoi Prizma nga konferenca për shtyp e Spasovskit dhe Bubevskit.
Spasovski po ashtu më 15 dhjetor ka konfirmuar se vetura e Pançes nuk është raportuar e zhdukur. Lidhur me kallëzimin për vrasjen e Pançe Zhezhovskit nga Velesi, ministri theksoi se raporti për zhdukjen e personit është bërë në mbrëmjen e 24 nëntorit dhe bëhet fjalë për zhdukjen e një personi që jetonte vetëm, pasi familja e kërkoi, nuk e gjeti de raportuan të zhdukur.
Natyrisht, nuk ka kallzim në të cilin thuhet se është vjedhur një veturë etj., por personi është i zhdukur, e automjeti nuk ka qenë këtu, kështu që supozohet se personi është larguar me veturën diku, sqaroi Spasovski. , duke theksuar se nga ai moment fillojnë të gjitha procedurat lidhur me hetimin në Veles nga MPB Veles dhe për rastin në Shkup, menjëherë pas raportimit të parë të numrit të telefonit, aktivizohen të gjitha mekanizmat për gjetjen e vajzës”. , tha Spasovski në paraqitjen e tij të ftuar në “Samo Intervista” përcjell Lokalno.
Së treti, postimi përhap lajme të rreme në lidhje me atë se kur nënën dhe babain i Vanjës raportuan të bijën e tyre të zhdukur. Postimi pretendon se nëna dyshohet se raportoi të bijën e humbur një ditë para se të rrëmbehej, jo më 27 nëntor, dhe thotë se babai “gjoja” raportoi se Vanjën ishte zhdukur.
…kur dihet se edhe pas rrëmbimit të vajzës në deklaratat fillestare, nëna e ka denoncuar ngjarjen një ditë para ngjarjes, e jo në orën 8:30 të një ore pasi është larguar nga shtëpia të nesërmen sipas deklaratave të Spasovskit dhe kur ne e dimë se babai dyshohet se “gjoja” ka raportuar në orën 11 të datës 27 të mëngjesit për zhdukjen e vajzës së tij…
Nuk është e vërtetë se nëna e Vanja Gjorçevskës, e cila në atë moment është zhdukur dhe tani e ndjerë, Zorica, ka deklaruar se ishte në kërkim të fëmijës së saj para zhdukjes. Vërtetmatësi ka shkruar tashmë për këtë dezinformim, i cili nuk është i ri.
Siç konfirmoi policia, Vanja u raportua dy herë e zhdukur më 27 nëntor.
Zhdukjen e ka denoncuar nëna e vajzës në orën 08:35 të 27 nëntorit në numrin e emergjencës 112. Më pas raporti i është përcjellë institucioneve kompetente. Nga ana tjetër, i ati ka denoncuar zyrtarisht zhdukjen në orën 11 të po kësaj dite në stacion, njoftoi MPB më datë 12.02.2023 për Fokus.
Siç ka raportuar tashmë Vërtetmatësi, nëna e Vanjës raportoi zhdukjen e vajzës së saj në Facebook më 27 nëntor në orën 12:09. Ekipi i Vërtetmatësit e vërtetoi këtë ndërsa postimi i nënës ishte ende aktiv dhe pas vdekjes së vajzës u hoq. Kjo foto është nga e njëjta ditë kur u shpërnda për herë të parë postimi. Është regjistruar nga ekrani i celularit nga ana jonë, në orën 12:33 të pasdites dhe vetë postimi thotë se ishte i 24 minutave më parë. Pra e dimë me siguri se ora e shpalljes së statusit të nënës, e cila më pas u përhap në publik, është ora 12:09:00.
Postimi i nënës në Facebook nga 27 nëntori mund të shihet edhe në video këtu.
Së katërti, postimi pretendon se nuk kishte as pamje kamerash dhe as një raport mjeko-ligjor në lidhje me vrasjen e Vanjës.
…Kur nuk ka regjistrime nga kamerat 10 metra nga hyrja e pallatit, kur nuk ka raport nga mjekësia ligjore e forenzika, kur nuk ka regjistrime të drejtimit të lëvizjes së makinës nga policia…
Nuk është e vërtetë që policia nuk ka pamjet e kamerave dhe se nuk ka raport mjeko-ligjor.
Ministria e Punëve të Brendshme më 5 dhjetor ka konfirmuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kriminologjisë ka përfunduar autopsinë e trupave të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, por raportet ende nuk janë gati.
Prokuroria më 10 dhjetor deklaroi se akti i autopsisë për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska ende nuk është përgatitur dhe dorëzuar tek ata dhe se më shumë detaje rreth analizave dhe kontrolleve që po bëhen publike në interes të hetimin.
Aktualisht janë nën hetim veprimet e të gjithë të përfshirëve, për të cilat mblidhen çdo ditë provat verbale dhe materiale dhe krahasohen me njëra-tjetrën. Prokuroria Publike apelon që gjatë hetimeve të mos shpërndahen informacione të paverifikuara që mund të dëmtojnë procedurën, por edhe të shqetësojnë edhe më shumë opinionin, thanë nga Prokuroria Publike, transmeton Makfax.
Vetëm për shkak se raporti i autopsisë nuk është ende gati, nuk do të thotë se nuk ka. Kur të finalizohet, do t’i dorëzohet prokurorisë publike dhe sigurisht do të jetë pjesë e aktakuzës ndaj të dyshuarve për vrasjen e Vanjës.
Sa i përket dëshmive siç janë incizimet nga kamerat, ministri Spasovski në paraqitjen e tij të ftuar në “Samo Intervju” tha:
Në hetimin penal ka shumë aspekte që sipas të gjitha procedurave standarde dhe operative nënkuptojnë edhe sigurimin e provave që praktikisht do të vërtetojnë apo konfirmojnë përfshirjen e të gjithë atyre që aktualisht janë të dyshuar dhe për të cilët është ngritur padi penale. Janë duke u analizuar rreth 70 kamera, nga të cilat janë nxjerrë të dhënat e tyre, të cilat, nga ana tjetër, janë duke u ekzaminuar dhe janë dorëzuar ose po dorëzohen në Prokurorinë Publike dhe mbi 50 incizime që janë bërë nga ‘Qyteti i sigurt’. Kur gjithçka do të analizohet, vërtetohet dhe dihet çdo detaj në gjithë këtë rast, të gjitha këto aspekte – koha, trajektorja – do të përcaktohen përmes asaj procedure ligjore, transmeton 360 gradë.
Pra, nuk është e vërtetë që nuk ka regjistrime dhe se nuk është përcaktuar trajektorja e lëvizjes së mjetit me të cilin u rrëmbye Vanja. Të gjitha këto prova, përfshirë edhe raportin e autopsisë, analizohen, përcaktohen dhe kur të jenë gati, do t’i dërgohen Prokurorisë Publike, në bazë të së cilës Prokurori Publik do të përgatisë aktakuzën, e cila, natyrisht, do të paraqitet gjatë procesit gjyqësor kundër të dyshuarve në këtë rast.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, mund të konkludojmë se postimi përmban një sërë të pavërteta në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës. Nuk është e vërtetë që ka pasur një tentativë të dytë për rrëmbim, nuk është e vërtetë që nëna ka raportuar të bijën e humbur një ditë para rrëmbimit të saj, nuk është e vërtetë që babai nuk ka denoncuar vajzën e tij të zhdukur dhe nuk është e vërtetë që policia nuk kanë prova nga pamjet e kamerave, dhe se nuk ka asnjë raport mjeko-ligjor. I gjithë ky dezinformim, për fat të keq, nxit teori të ndryshme konspirative në lidhje me vrasjen e tmerrshme të adoleshencës që tronditi opinionin maqedonas dhe për të cilën hetimet janë ende në vazhdim. Për shkak të gjithë kësaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari