Një postim në Facebook e paraqet si lajm të ri vdekjen e aktorit Dushko Kostovski

Фото: Принтскрин, dailyzonews.com

Duket qartë se qëllimi i postimit ka qenë të tërheqë sa më shumë klikime dhe reagime në Facebook, ndaj lajmi është përcjellë me delikatesë si të ishte i ri. Askund në postim nuk përmendet se bëhet fjalë për përkujtim të vdekjes së aktorit Dushko Kostovski, apo se kanë kaluar 28 vite nga vdekja e tij.

 

Një postimFacebook, ku është publikuar lajm si përkujtim për aktorin maqedonas Dushko Kostovski i cili vdiq në vitin 1995, manipulon lexuesit duke paraqitur një titull që të duket sikur Kostovski ka vdekur atë ditë. Kjo shkaktoi komente të shumta nën lajmin duke shprehur keqardhje për vdekjen e tij, por ka edhe nga ata që theksojnë se aktori ka vdekur 28 vite më parë dhe se titulli i lajmit nuk përshtatet me realitetin, pra krijon një imazh të gabuar.

NE KUJTIM
Pas një sëmundje të gjatë në spitalin e Shkupit, zemra e aktorit legjendar maqedonas pushoi së rrahuri…,
thuhet në njoftimin që po e analizojmë.

Postimi i publikuar kështu lë përshtypjen se aktori legjendar maqedonas ka vdekur tani, jo në vitin 1995.

Postimi ndan edhe një artikull me titullin “Pas një sëmundje të gjatë në spitalin e Shkupit, zemra e aktorit legjendar pushoi së rrahuri – kanë kaluar 28 vjet nga 21 janari i ftohtë”. Titulli është i qartë, por nuk shfaqet plotësisht në postim, pra nuk duket plotësisht pjesa e dytë, ku thuhet se kanë kaluar 28 vite nga vdekja e tij.

Duket qartë se qëllimi i postimit ka qenë të tërheqë sa më shumë klikime dhe reagime në Facebook, ndaj lajmi është përcjellë me delikatesë si të ishte i ri. Askund në postim nuk përmendet se bëhet fjalë për përkujtim të vdekjes së aktorit Dushko Kostovski, apo se kanë kaluar 28 vite nga vdekja e tij.

Duke qenë se shumë nga qytetarët lexojnë vetëm titujt dhe njoftimet e postimeve, është e logjikshme që lajmi të ketë shkaktuar komente dhe reagime të shumta.

Titulli dhe postimi, nëse do të kishin për qëllim informimin, e jo manipulimin, mund të ishin kompozuar ndryshe, për shembull të thuhej se kanë kaluar 28 vite nga vdekja e aktorit legjendar maqedonas ose “në kujtim të aktorit Dushko Kostovski”. .

Për këtë mund të themi se postimit që po analizojmë i mungon konteksti.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.