Një postim i rremë për rrëmbyesit e dyshuar të fëmijëve në Shkup po përhap panik në Facebook

Në foto nuk shihet asnjë rrëmbyes i fëmijëve. Është një foto e vjetër e shfaqur për herë të parë në vitin 2015 në Rumani dhe personat e shfaqur në të lidhen me vjedhje. Ministria e Brendshme mohon të ketë pasur tentativa për rrëmbim të fëmijëve. “Nuk ka asnjë fëmijë të rrëmbyer, as ndonjë rrëmbyes”, thanë ata

Po analizojmë një postimFacebook në të cilin pretendohet se pesë rrëmbyes po lëvizin nëpër Shkup dhe tentojnë të rrëmbejnë fëmijë.

NJOFTIM!

KËTA 5 NJERËZ JANË RRËMBYES FËMIJËSH!

Dhe aktualisht po lëvizin nëpër Shkup, konkretisht në Batincë!

Sot ka pasur një tentativë për të rrëmbyer 2 mbesat e mia, por për fat dështoi.

Prandaj u bëj apel të gjithë qytetarëve që nëse i shohin këta persona të denoncojnë në polici!

SHARE!!!!”, thuhet në postim.

Bashkë me njoftimin shfaqet edhe një foto e personave të panjohur, për të cilët ai pretendon se janë rrëmbyesit.

Ky njoftim u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale dhe shkaktoi frikë e panik te qytetarët. Në kohën e rishikimit tonë, vetëm 14 orë pas postimit të kësaj përmbajtjeje që nxitë panik, ajo ka mbi 4700 shpërndarje dhe pothuajse 300 komente.

Në komentet nën postim shihen ata që thërrasin policinë për të reaguar menjëherë dhe arrestuar, disa kërcënojnë se nëse i shohin do t’i rrahin në vend, dhe ka nga ata që pretendojnë se i kanë parë dhe i bindin të tjerat për këtë. Një grua tregon, për shembull, se vajza e saj i ka parë kur doli nga shkolla për të blerë ushqime dhe se njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë.

Kontrolli ynë tregoi se ishte një foto e vjetër që qarkullonte në internet që nga viti 2015 dhe ishte shpërndarë në postime të ngjashme në serbisht dhe kroatisht, megjithëse fillimisht lidhej me vjedhje në Rumani, jo me rrëmbimin e fëmijëve.

Kjo foto me një postim të ngjashëm ka qarkulluar në kroatisht që nga 26 tetori 2023.

Kujdes, këta vjedhin fëmijët dhe i shesin për organe. Tani janë në qytetin tonë Zagar (ndoshta do të thotë Zadar – z.u.)… Kujdesuni për fëmijët tuaj dhe mos i lini vetëm jashtë. Shpërndajeni këtë postim që të gjithë prindërit të shohin dhe mbrojnë fëmijët e tyre.

 

Siç shkruan faqja Mimikama, kjo foto u shfaq për herë të parë në Rumani në vitin 2015 në lidhje me hajdutët e xhepave (këtu) dhe 2016 (këtu). Të dy artikujt kanë të bëjnë me hajdutët e xhepave në Timisoara (Rumani).

Përgjigja ndaj statusit ka qenë dërrmuese. Jo vetëm që postimi u shpërnda gati një milion herë, por gjithashtu mori mbi 8,500 komente. Vlen të përmendet se postimi u shpërnda në mbarë botën, ndonëse fotografia që përmbante u bë e njohur për herë të parë në vitin 2015 dhe që atëherë është përmendur vazhdimisht në lidhje me vjedhësit e xhepave. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që personat e paraqitur në foto të jenë të përfshirë në rrëmbim të fëmijëve, trafikim të fëmijëve apo trafikim organesh, shkruan Mimikama.

Në lidhje me këtë njoftim viral, ka informuar edhe MPB-ja e Maqedonisë, nga ku apelojnë qytetarët që të mos bien në dezinformatave, duke theksuar se policia garanton sigurinë.

Ministria e Brendshme mohon gënjeshtrat që disa persona përhapin përmes rrjeteve sociale për disa gjoja rrëmbyes të dyshuar. Nuk ka asnjë fëmijë të vetëm të rrëmbyer, as çfardo rrëmbyesish. Apelojmë që të mos përhapet dezinformata në rrjetet sociale që synojnë të shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe garanton sigurinë e qytetarëve, thuhet në deklaratën e MPB-së të publikuar në Facebook..

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se postimi është i rremë dhe po përhap panik te njerëzit pa asnjë bazë. Në foto nuk shihet asnjë rrëmbyes i fëmijëve. Është një foto e vjetër e shfaqur për herë të parë në vitin 2015 në Rumani dhe personat e shfaqur në të lidhen me vjedhësit e xhepave. Ministria e Brendshme mohon të ketë pasur tentativa për rrëmbim të fëmijëve. Prandaj, ne e vlerësojmë atë si të pasaktë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.