Një fotografi satirike dhe e manipuluar e Kamala Harris pretendon se ajo ka marrë një diplomë nga një kloun

Фото: скриншот од дел од постот

Një postim me një fotografi të modifikuar të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris dhe një personi të veshur si kloun, po manipulon publikun duke besuar se Zëvendëspresidentja në fakt ka marrë një diplomë nderi nga klouni. Madje, montazhi me tekstin është publikuar në një nga faqet më të famshme satirike amerikane, por kjo gjë nuk theksohet askund në postim.

Po rishikojmë një postim në rrjetin social Facebook që ka shpërndarë një foto të zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, teksa merr diplomën nga një kloun. Por kjo foto nuk është e vërtetë por paraqet një fotomontazh.

Kolegji i Kllounëve i dha Kamalës një diplomë nderi.

Urime

Pra, kur shikoni këtë fotografi të zëvendëspresidentes amerikan Harris, shoqëruar me tekstin e njoftimit, mund të konkludoni se Harris ka marrë vërtet një diplomë të tillë. Por kjo nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për satirë dhe fotomontazh, domethënë diçka e tillë nuk ka ndodhur. Kamala nuk ka marrë kurrë një diplomë të tillë dhe as fotografia nuk është autentike. Fytyra e Harris është marrë nga një foto tjetër e saj dhe është mbivendosur në këtë fotogorafi.

Megjithatë, nëse nuk merrni një moment për të kontrolluar nëse kjo ka ndodhur vërtet, mund ta besoni shumë lehtë atë që është shkruar.

Një tekst me këtë përmbajtje është publikuar pak ditë më parë në faqen satirike amerikane The Babylon Bee. Kjo faqe interneti publikon artikuj satirikë mbi tema të tilla si feja, politika, ngjarjet aktuale dhe figurat publike. Ndërsa përfaqëson një version të krishterë, ungjillor ose konservator të faqes së famshme satirike The Onion.

Në atë tekst thuhej në mënyrë satirike se “Zëvendëspresidentja Kamala Harris u nderua me një diplomë nderi nga kolegji kryesor i kllounëve të Amerikës për punën e saj të palodhur duke bërë klounin në kryeqytetin e vendit”.

Vetë fotografia është një montazh i një fotografie të bërë nga Harris duke folur në Konferencën Vjetore të Lidhjes Kombëtare Urbane më 22 korrik 2022, në Uashington, DC.

Ata që e panë postimin që është objekt i këtij shqyrtimi dhe besuan se kjo ngjarje ndodhi pikërisht sepse asgjë në postim nuk tregon se është një trillim. As në fotografi dhe as në tekstin e postimit në Facebook nuk përmendet se është satirë.

Kur bëhet fjalë për postimin e përmbajtjes satirike duhet theksuar qartë dhe dukshëm. Duke shpërndarë postime satirike në rrjetet sociale pa e theksuar, krijon përshtypjen se ato janë të vërteta, duke manipuluar kështu publikun.

Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që publikohen tekste satirike dhe foto “të fotoshopuara” të politikanëve që supozohet se janë ironike dhe qesharake. Por gjithmonë duhet theksuar qartë dhe dukshëm se është satirë, pra trillim, në mënyrë që të mos ketë konfuzion në publik, sidomos në rrjetet sociale.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si satirik.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.