Një fotografi e vjetër e Palevskit shpërndahet si të ishte e re, në kontekstin e vrasjes së Zhezhovskit

Фото: Принтскрин видео

Fotografia që shpërndahet në këto postime është prerë dhe origjinali është publikuar në mars të këtij viti, e jo në nëntor kur u kryen dy vrasjet – të Pançe Zhezovskit nga Velesi dhe të adoleshentes Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

Shqyrtojmë disa postime me përmbajtje të njëjtë (këtu, këtu dhe këtu), ku shpërndahet informacioni se Ljupço Palevski-Paço, i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, ka bërë fotografi me familjarët e të vrarëve Zhezovski, menjëherë pas likuidimin.

Pas vrasjes së Pançes, Palevski u fotografua me nipin dhe dhëndrin e viktimës.Foto, selfie e të dyshuarit të parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Pançe Zhezovskit nga Velesi dhe Vanja Gjorçevska nga Shkupi, Ljupço Palevski Palço, e realizuar në Velesi, po shpërndahet në rrjetet sociale, shkruan në një nga postimet.

Në një postim tjetër, megjithatë, shkruhet se “pas vrasjes së Zhezovskit, Palevski ka postuar një selfie me dhëndrin dhe nipin e viktimës në Facebook”.

Postimi i tretë i titulluar “Shokuese” ndan të njëjtën gjë – se pas vrasjes së Pançes, Palevski bëri një selfie me nipin dhe dhëndrin e viktimës.

Megjithatë, fotografia e shpërndarë në postim është prerë nga madhësia e saj aktuale, dhe definitivisht e ka origjinën para vrasjes së Pançe Zhezovskit.

Gjegjësisht, Pançe Zhezovski nga Velesi është parë për herë të fundit në nëntor të vitit 2023. Sipas raportimit në MPB, më 24 nëntor në ora 19:00 në Stacionin Policor Veles, A.K.(43 vjeç) nga Velesi ka raportuar se babai i saj P.Zh.(74 vjeç) nga Velesi është larguar nga shtepia. Më vonë ai u gjet i vrarë, ndërsa për këtë vepër aktualisht dyshohen pesë persona së bashku me një tjetër vrasje – vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska nga Shkupi. Sipas informacioneve fillestare, Pançe Zhezhovski është rrëmbyer nga shtëpia e tij më 22 nëntor. Ai u vra dhe u varros në rrugën Veles Shkup. Shkak, sipas informacioneve fillestare të shpallura nga prokuroria, është një borxh prej 500 eurosh ndaj grupit të udhëhequr nga Ljupço Palevski Palço. Motivi, sipas informacioneve fillestare, ishte sekuestrimi i veturës dhe shfrytëzimi për kidnapimin e ndodhur më vonë i Vanja Gjorçevskës, e cila gjithashtu u gjet e vrarë.

Fotoja që shpërndahet në postimet që po shqyrtojmë është e prerë dhe jo e plotë dhe vërtet e ka publikuar në profilin e tij në Facebook i dyshuari Ljupço Palevski Palço, por në mars të këtij viti, jo në fund të nëntorit, kur kanë ndodhur dy vrasjet.

Në profilin e Palevskit në Facebook mund të shihni foton origjinale të publikuar më 30 mars 2023. Në të ka disa persona dhe dy prej tyre po kalojnë një vendkalim për këmbësorë. Në postimet që shqyrtojmë, fotografia është e prerë. Nuk mund të përcaktohet nëse personat në vendkalimin e këmbësorëve janë në lidhje me Pançe Zhezovskin nga Velesi.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne i vlerësojmë këto postime në Facebook si të pasakta.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.