Një deklaratë e sajuar satirike e Kovaçevskit shpërndahet në Facebook si e vërtetë
Në postimin që po shpërndahet në Facebook nuk është vendosur asnjë link i titullit që shpërndahet, ku thuhet: “Kovaçevski: Do të ndryshohet ligji i martesës, të gjithë do të kenë nga dy gra pa problem”. Vërtetmatësi gjeti artikullin në të cilin në fund shënohet me germa të mëdha të kuqe se është satirë. Nga vetë përshkrimi i postimit të krijohet përshtypja se autori nuk e kishte kuptuar se ishte satirë, prandaj këtë përmbajtje e prezantoi sikur të ishte deklaratë e vërtetë e Kovaçevskit. Postimi tërhoqi shumë vëmendje dhe sipas komenteve shumica e njerëzve i besuan asaj që shkruhej
Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet një fotografi e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, me deklaratën e tij të shpikur, gjegjësisht titulli i fotografisë së përbashkët të jep përshtypjen se është deklaratë e tij. Në foton e postuar në Facebook thuhet:
Kovaçevski: Do të ndryshohet ligji për martesën, të gjithë do të mund të kenë nga dy gra pa problem
Në vetë postimin, thuhet:
Por gratë a mund të kenë nga dy burra? A ka njeri me tru në LSDM?
SHËNIM ARTIKULLI ËSHTË 100% MENDIM SATIRIK TË GJITHA NGJASHMËRIT JANË TË RASTËSISHME
Nga vetë përshkrimi i postimit të krijohet përshtypja se autori nuk e kishte kuptuar se ishte satirë, prandaj këtë përmbajtje e prezantoi sikur të ishte deklaratë e vërtetë e Kovaçevskit. Postimi tërhoqi vëmendjen, ka mbi 70 reagime dhe sipas komenteve, shumica e tyre besuan në atë që ishte shkruar.
Megjithatë, ndryshe nga përshtypja që jep postimi, kryeministri Kovaçevski asnjëherë nuk e bëri këtë deklaratë se ligji për martesën do të ndryshojë. Ligj për martesën në Republikën e Maqedonisë së Veriut as nuk ekziston, por emri i ligjor i tij është Ligji për Familjen. Sipas këtij ligji, në Maqedoninë e V rregullohet martesa dhe familja, marrëdhëniet në martesë dhe familje, forma të caktuara të mbrojtjes së veçantë familjare, marrëdhënie të prishura dhe dhunë në martesë dhe familje, adoptim, kujdestari, ushqim si dhe procedurën para gjykatës në kontestet martesore.
Neni 6 i Ligjit për Familjen tregon se martesa është një bashkësi e rregulluar ligjërisht e jetës midis burrit dhe gruas, në të cilën realizohen interesat e bashkëshortëve, familjes dhe shoqërisë. Marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve bazohen në vendimin e lirë të burrit dhe gruas për lidhjen e martesës, në barazinë e tyre, respektin reciprok dhe ndihmën reciproke.
Në pjesën e dytë të Ligjit për Familjen, i cili rregullon martesën dhe lidhjen e martesës, si kusht për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës në nenin 15, thuhet se “martesa mund të lidhet nga dy persona të gjinive të ndryshme me vullnet të deklaruar para organit kompetent, në mënyrën e përcaktuar me ligj”. Neni 17 i të njëjtit ligj është vendimtar se:
Një person nuk mund të lidhë një martesë të re derisa të ndërpritet martesa e lidhur më parë.
Prandaj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një person nuk lejohet të jetë në martesa të shumëfishta në të njëjtën kohë.
Gjithashtu, nuk diskutohet fare për ndryshimin e ligjit për martesën, siç quhet Ligji për Familjen në postimin që po e recensojmë, e as kryeministri Kovaçevski nuk ka deklaruar se “të gjithë do të mund të kenë nga dy gra pa problem“. Në rastin konkret bëhet fjalë për deklaratë të sajuar satirike të Kovaçevskit, e cila shpërndahet si e vërtetë në këtë postim në Facebook.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari