Nikolloski: Miku më i madh i këtij vendi janë SHBA

А. Николоски

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në paraqitjen e djeshme, si i ftuar në emision “Click Plus” në TV 21, e shprehu qëndrimin e tij për konfliktin në Ukrainë. Sipas tij, kur Maqedonia nuk di çfarë të bëjë në politikën e jashtme, atëherë duhet të shikojë se çfarë bëjnë SHBA-të, duke theksuar se vendi duhet të jetë në krah të Ukrainës dhe NATO-s, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nikolloski tha se konflikti ushtarak nuk i përshtatet askujt, por edhe se askush nuk ka pritur që në shekullin e 21-të të flitet përsëri për një luftë të madhe të mundshme në Evropë. Ai shpreson se diplomacia do të jetë në gjendje ta kapërcejë këtë krizë.

“Shoh bisedime intensive mes aleatëve perëndimorë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Fundja, mendoj se Maqedonia duhet të mbështes qëndrimin të cilin do ta ketë NATO e para gjithash SHBA-ja si partner kyç i Maqedonisë”, tha Aleksandar Nikoloski.

Ai shtoi se Maqedonia duhet të ndjekë SHBA-në në politikën e jashtme dhe nëse nuk është në dëm të drejtpërdrejtë të vendit, e që në këtë rast sigurisht nuk është, duhet ta mbështesë.

“Miku më i madh i këtij vendi janë SHBA”, tha Nikolloski, duke shtuar se Maqedonia duhet të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Rreth 10 ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se vendi mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ajo shtoi se autoritetet e Maqedonisë janë duke ndjekur plotësisht zhvillimet në Ukrainë dhe rreth saj, por komentoi edhe se vendosja e forcave të armatosura ruse në kufirin me Ukrainën është akt provokues dhe destabilizues.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.