Nikolla Todorov: Prej 1 prillit, PAP teste falas
PAP teste falas për të gjitha gratë në vend. Ministria për shëndetësi, prej 1 prillit, për fillim e fton dhe e njofton popullatën femërore të moshës 24 deri në 35 vjet, se fillon skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Pasi të përfshihen femrat e kësaj moshe, ftesë për PAP test do të marrin edhe femrat e moshës prej 36 deri në 60 vjet. [Data: 16.03.2012 | Burimi: Kanаl 5]
Arsyetim:
Në një pjesë të qyteteve të Maqedonisë, siç janë Kratova, Kumanova dhe Kriva Pallanka, më 4 prill, gjinekologët filluan me dërgimin e ftesave deri te të gjitha gratë e moshës prej 24 deri në 35 vjet, që të paraqiten për PAP test falas.
Kjo deklaratë është gjysmë e vërtetë sepse realizohet me një vonesë të vogël, dhe akoma nuk realizohet në të gjitha qytetet e Maqdonisë. Nuk ka informatë se kur do të fillojë të zbatohet në nivel të tërë Maqedonisë.
Linke:
- Time.mk (04.04.2012): Filloi aksioni për PAP test falas. [Qasur më: 05.04.2012]
- Dnevnik (02.04.2012): PAP testi falas assesi të fillojë. [Qasur më: 05.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari