Nënë Tereza u shpall shenjtore 8 vite më parë, ajo nuk u përfshi kurrë në trafikun e fëmijëve

Дел од поставката во Спомен куќата на Мајка Тереза во Скопје. Фото: Вистиномер

Përveçse fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime gjatë jetës së saj për punën e saj humanitare dhe konsiderohet si personi më i vlerësuar i shekullit të 20-të. Pas vdekjes së saj në vitin 2016, Papa Françesku e shpalli të shenjtë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para dhjetëra mijëra njerëzve. Postimi shpërndan gënjeshtra që Nënë Tereza “shiti bebe”. Është një ngjarje e izoluar që ndodhi 21 vjet pas vdekjes së saj në një strehimore për nënat e pamartuara të drejtuar nga Misionaret e Bamirësisë, urdhri i murgeshave të Nënë Terezës.

Një postim në rrjetin social Facebook pretendon se Nënë Tereza nuk u shpall kurrë shenjtore, pra se Vatikani e ndaloi procesin. Kjo nuk është e vërtetë, ajo u kanonizua në vitin 2016.

Ne duhet të punojmë për ta bërë atë të dukshme dhe duhet të dimë të vërtetën për shumë gjëra të fshehura.

Mbaj mend dhe besoj se ka të tjera që Nënë Tereza duhet të ishte shenjtore por për disa arsye, Vatikani e shtyu dhe më pas e ndaloi shenjtërimin. Vatikani nuk tha se çfarë dhe si ndodhi.

Por gjërat po bëhen më të qarta, thuhet në postim.

Shkupjania Gonxhe Agnesë Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza, është personalitet me të cilin Maqedonia e Veriut është krenare. Humanistja dhe misionarja më e njohur në botë, Nënë Tereza ka lindur në Shkup dhe gjatë jetës së saj ka bërë një numër të madh veprash për të cilat ka marrë njohje botërore.

Publikimi që është objekt i këtij shqyrtimi pretendon se Nënë Tereza nuk u bë shenjtore. Domethënë Vatikani e vonoi procesin dhe më pas e ndaloi. Kjo është një gënjeshtër e plotë.

Përveçse fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime gjatë jetës së saj për punën e saj humanitare dhe konsiderohet si personi më i vlerësuar i shekullit të 20-të. Pas vdekjes së saj u shpall edhe shenjtore.

Pas disa vitesh luftë me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në moshën 87-vjeçare. Në shenjë mirënjohjeje, qeveria indiane organizoi një funeral me nderimet më të larta shtetërore më 13 shtator.

Dy vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II filloi fazën dioqezane të procesit të lumturimit dhe kanonizimit. Pas Lumturimit të Nënë Terezës, që u bë nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor 2003, ajo mori titullin e Bekuar Nënë Tereza, të cilin e mbajti deri sa u shpall shenjtore, pasi kisha vendosi zyrtarisht se ajo kryente një mrekulli të dytë. Më 17 dhjetor 2015 Vatikani ka konfirmuar se Papa Françesku ka pranuar mrekullinë e saj të dytë të shërimit të një burri brazilian me tumore të shumta në tru. Papa e shenjtëroi Nënë Terezën më 4 shtator 2016 në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para dhjetëra mijëra njerëzve, përfshirë 15 delegacione zyrtare dhe 1500 të pastrehë nga e gjithë Italia. Ceremonia e shpalljes së Shenjtë të Nënë Terezës u transmetua drejtpërdrejt në TV-në të Vatikanit dhe në internet.

Postimi që po shqyrtojmë ndan një tjetër gënjeshtër për Nënë Terezën. Gjegjësisht, në foton e bashkangjitur brenda postimit shihet Nënë Tereza së bashku me ish-zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ndërsa sipër fotos shkruhet në serbisht se Nënë Tereza ishte trafikante fëmijësh, se shiste foshnja dhe fëmijë, dhe ajo ia dha paratë Vatikanit. Edhe kjo është një gënjeshtër e madhe.

Pretendimi se Nënë Tereza “shiste foshnja” buron nga një ngjarje e veçantë që ndodhi më shumë se 20 vjet pas vdekjes së saj, në një strehë për nënat e pamartuara të drejtuar nga Misionaret e Bamirësisë, urdhri i murgeshave të Nënë Terezës. Në vitin 2018, një çift indian pretendoi se kishin paguar 120,000 rupi (1,760 dollarë në atë kohë) për Anima Indwar, e cila punonte në strehimore, sipas autoriteteve indiane. Murgesha, Motra Concilia dhe punëtorja Indwar, u akuzuan se u shitën katër foshnja prindërve në një strehë të quajtur Nirmal Hriday, e drejtuar nga Misionarët e Bamirësisë dhe e themeluar nga Nënë Tereza në 1950. Nga atje ata deklaruan se kanë ndaluar së bërë birësime në Indi në vitin 2015 dhe se më parë nuk kanë pranuar para për administrimin e tyre.

Nuk ka absolutisht asnjë dëshmi se Nënë Tereza ishte përfshirë në aktivitete të tilla. Ky rast i izoluar dhe ndodhi 21 vjet pas vdekjes së saj. Gjithashtu, siç e thamë edhe më lart në recension, është gënjeshtër e plotë se Vatikani ndaloi procesin e shpalljes së shenjtë të Nënë Terezës. Përkundrazi, Papa Françesku e kanonizoi atë në vitin 2016. Për shkak të gjithë kësaj, posttimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.