Në videot nga Buça, Ukrainë, nuk ka trupa të inskenuar të cilët lëvizin

Фото: Принтскрин

Në videon e shpërndarë, në vend të “kufomës që lëvizë krahun”, shihet një njollë në xhamin e përparmë të makinës. Dora është e palëvizshme ashtu si trupi i vdekur në asfalt, por njollat ​​në xham lëviz, në të njëjtën kohë siç lëviz vetura. Të njëjtin shpjegim e kanë publikuar edhe kontrolluesit e fakteve te BBC, ndërsa me një analize te ngjashme doli edhe “Deutsche Welle”

 

 

Recensojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin kontestohet masakra në Buça (qytet në rajonin e Kievit të Ukrainës) përmes video materialit me titullin e mëposhtëm:

Masakra në Buça. Të vdekurit lëvizin Putini nuk i rrahu!

Video materiali është shqetësues, ndërsa postimi i shpërndarë është shumë viral, gjegjësisht ka mbi 340 shpërndarje. Në video shihen disa trupa të vdekur dhe të palëvizshëm në një rrugë në Buça, ndërsa një makinë në lëvizje kap atmosferën e përgjithshme tragjike. Incizimin origjinal fillimisht e publikoi TV Espresso, ndërsa në të është e qartë se të vdekurit nuk kanë të veshur uniforma ushtarake, gjegjësisht bëhet se bëhet fjalë për civilë, të cilët janë vrarë para shtëpive, në oborre, në trotuare.

Incizimi satelitor nga kjo ngjarje tragjike, tregon se disa nga trupat kanë qëndruar atje me javë.

Mirëpo, e gjithë përpjekja për të hedhur dyshime se kjo vrasje e civilëve nuk ka ndodhur me të vërtetë, ka nisur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila pretendon se videoja nga automjeti është e inskenuar, gjegjësisht se dy aktorë e luajnë rolin e ukrainasve të vrarë në një masakër të inskenuar. I tillë është pretendimi edhe në postimin që po e recensojmë. Në Telegram dhe në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se në video, njëri prej personave të regjistruar në tokë lëviz dorën, ndërsa tjetri, kur shikohet nga pasqyra e pasme, ngrihet nga asfalti.

Në Telegram, autoritetet ruse pretendojnë se është gënjeshtër se ushtria ruse është larguar nga Buça, duke lënë viktima të mëdha në popullatën civile. Argumentet e tyre janë se lajmet për Buçën në disa media të huaja u shfaqën menjëherë, ndaj dukej si një fushatë e planifikuar mediatike. Më tej ata pyesin se ku ishin pamjet për katër ditë, duke qenë se forcat ruse u larguan nga qyteti më 30 mars.

Videoja me trupat është konfuze. Në sekondën e 12, “kufoma” në anën e djathtë lëviz dorën, në sekondën e 30 “kufoma” në pasqyrën e pasme ngrihet dhe ulet. Trupat në foto duket se janë vendosur qëllimisht për të krijuar imazh dramatik. “Varri masiv” me trupat është vepër e forcave të armatosura të Ukrainës, ashtu si një muaj më parë hodhën në erë urën pranë Irpinit dhe bllokuan qytetin. Mihail Podolyak përdor pamje të tilla të montuara si justifikim për të kërkuar armë nga perëndimi, thuhet postimet në Telegram duke pretenduar se masakra e është e inskenuar. 

Edhe diplomatët, institucionet dhe ambasadat ruse shpërndanë të njëjtin narrativë, se ishte një skenar ukrainas dhe jo masakër që u bë nga ana e tyre kundër popullsisë civile vendase.

Por, faktet janë të ndryshme.

sekondën e tretë dhe të katërt të videos, në vend të “kufomës që lëvizë krahun”, në xhamin e makinës shihet një njollë. Dora është e palëvizshme ashtu si trupi i pajetë në asfalt, por njolla ​​në xham lëviz në në të njëjtën kohë kur lëviz edhe makina.

Pjesa e filmimit që pretendon se në pasqyrën e pasme shihet një trup që ngrihet dhe ulet, ka gjithashtu shpjegimin e vet. Pasqyrat e makinave kanë një lakim të lehtë për këtë arsye ato gjithashtu kanë paralajmërime sigurie që objektet në pasqyrë janë më afër se sa duken. Shtrembërimi vizual i vërejtur në regjistrim krijon iluzionin se trupi ka lëvizur ose se është ngritur në këmbë.

Të njëjtin shpjegim e kanë publikuar edhe kontrolluesit e fakteve të BBC-së, ndërsa me analizë të ngjashme ka dalë edhe Deutsche Welle.

Duke analizuar videon dhe duke ngadalësuar pamjet, ata treguan gjithashtu se ishte një pikë në pasqyrën e pasme, me shumë gjasa papastërti.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se “të vdekurit nga masakra në Buça po lëvizin”. Këta janë në fakt shtetas të vrarë të Ukrainës, trupat e të cilëve janë të dokumentuar në rrugët e Buçës dhe për të cilët ka imazhe satelitore për të mbështetur besueshmërinë e aktit të tmerrshëm.




Qries


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.