Në postim spekulohet se VMRO-DPMNE dhe LSDM ranë dakord për referendum për ndryshimet kushtetuese

Фото: Официјална Фејсбук страница на Собрание на Р. С. Македонија

Pretendimet e bëra në postim nuk kanë mbështetje dhe bazohen në thashetheme. As Mickoski dhe as Kovaçevski deri më tani nuk kanë përmendur se duhet të ketë referendum për ndryshimet kushtetuese që do të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Nuk ekziston një marrëveshje e tillë mes palëve.

 

Një postimFacebook manipulon se dy partitë më të mëdha (nënkuptohet LSDM dhe VMRO-DPMNE) kanë rënë dakord të mbajnë një referendum për ndryshimet kushtetuese në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, i cili do të futë bullgarët në Kushtetutë. Kjo nuk është e vërtetë.

Dy partitë më të mëdha kanë rënë (joformalisht) dakord për një referendum për ndryshimin e Kushtetutës, i cili do të zhvillohet në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ky është një lajm i keq, sepse ne nuk do të mund të luajmë me kartën e bojkotit të referendumit dhe partitë dhe ambasadorët mund ta falsifikojnë atë. Në anën tjetër, nuk dihet nëse LSDM do ta mbajë fjalën e dhënë, si dhe nëse VMRO-DPMNE do të ndryshojë qëndrim për shkak të mundësisë së një kurthi zgjedhor nga LSDM.
Lufta për Maqedoninë është e vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund! Nuk duam bullgarët në Kushtetutë!”,
thuhet në postim.

Pretendimi i bërë në postim nuk mbështetet në asnjë provë dhe fakt, por bazohet vetëm në interpretim arbitrar. Është e vërtetë se kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, por askush nuk ka përmendur ndonjë referendum për ndryshime kushtetuese me qëllim të përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë.

Po ashtu, nuk ka marrëveshje mes dy partive më të mëdha për datën e zgjedhjeve, e kjo duket veçanërisht nga deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili vazhdimisht bën thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Ajo që po flitet në publik është shumica e nevojshme prej dy të tretash (80 vota nga deputetët) për t’iu qasur ndryshimeve kushtetuese.

Lideri i VMRO-DPMNE-së deri më tani në shumë raste ka përsëritur se nuk do të mbështesë amendamentet kushtetuese dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare që në një farë mënyre do të ishin referendum nëse qytetarët e mbështesin përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, gjë që ai e kundërshton.

Ne nuk shkuam në zgjedhje duke u premtuar qytetarëve ndryshim të Kushtetutës, nuk shkuam në zgjedhje duke u premtuar qytetarëve nënshkrimin e kapitullimit dhe tradhtisë. Ai që e ka nënshkruar duhet ta dijë se nuk i ka kushtet për ta dorëzuar, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski më 7 janar, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për ndryshimet kushtetuese.

Nga ana tjetër, ajo që diskutohet gjithashtu në pretendimin e postimit është se cili do të ishte ai referendum, detyrues apo konsultativ. Në të dyja rastet, pavarësisht nëse referendumi është i suksesshëm apo i pasuksesshëm, amendamentet kushtetuese kërkojnë një shumicë prej dy të tretash. Mickoski deri më tani nuk ka përmendur nëse do të votonte në Kuvend për amendamentet kushtetuese me qëllim të përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nëse referendumi për këtë çështje do të jetë i suksesshëm. Kjo pasi deri më tani referendumi, siç e kemi përmendur më parë, nuk është përmendur fare si opsion. Nëse do të kishte një ofertë të tillë, atëherë është e qartë se palët fillimisht duhet të deklarohen për të.

Vërtetmatësi pyeti dy partitë më të mëdha nëse është e vërtetë që ata ranë dakord për të mbajtur një referendum me zgjedhjet për të ndryshuar kushtetutën. Nga LSDM u përgjigjën se janë spekulime. Në pyetjen tonë nuk morëm përgjigje nga VMRO-DPMNE.

Nga të gjitha faktet mësipër mund të konkludojmë se pretendimet e bëra në postim nuk kanë mbështetje dhe janë të bazuara në thashetheme. As Mickoski e as Kovaçevski deri më tani nuk kanë përmendur se duhet të ketë referendum për ndryshime kushtetuese që do të mbahej së bashku me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Nuk ka një marrëveshje të tillë mes palëve. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.