Në Facebook po përhapet shpallje e rreme për iPhone me çmim prej 125 denarëve

Një postim në Facebook shpërndan gjithashtu informacione për një zbritje të supozuar të paprecedentë të një telefon iPhone. Sipas njoftimit, telefoni iPhone mund të blihet për 125 denarë. Ky është një mashtrim.

IStyle është gjobitur për import të paligjshëm të iPhone-ve dhe tani duhet t’i shesë të gjithë telefonat për 125 ditë. Sasia e limituar, nxitoni, thuhet në postim.

Për ta bërë atë të duket më reale për të joshur më lehtë përdoruesit e rrjetit social Facebook, reklama shoqërohet me një foto të montuar ku shfaqen telefonat iPhone dhe sipër tyre është logoja e IStyle, dyqani zyrtar i produkteve Apple në vendin tonë. Nën logon shkruan se telefonat iPhone 14 Pro shiten me çmim joreal prej 125 denarë. Komentet poshtë këtij postimi kanë një numër mesazhesh nga profile të rreme që konfirmojnë se kinse ata se kanë blerë një telefon me atë çmim. Komentet janë lënë nga persona të profileve false me emra të huaj, si Stanisław Białowąs, Daniela Michalek, Lucyna Oscilowska, të cilët komentojnë në gjuhën maqedonase në stilin e Google Translate.

Vendosa ta provoj. Unë plotësova formularin dhe menaxheri tashmë më kontaktoi!! Unë kam më shumë besim tani, nuk e besoj dot këtë!!! 125 denarë, 10 minuta, dërgesa për një javë dhe tashmë e kam! Faleminderit!, janë disa nga komentet nën postim që përpiqen t’i japin legjitimitet reklamës.

Disa nga profilet që shkruajnë komentet bashkangjisin foto nga telefonat, në mënyrë që të bindin përdoruesit e rrjeteve sociale se postimi është i vërtetë. Postimi i rremë i drejton përdoruesit e mediave sociale, në mënyrë që supozohet të marrin telefonin, të klikojnë në një buton “Apliko tani”, që ridrejton në një faqe tjetër interneti që përdor gjithashtu logon IStyle. Këto reklama të synuara mashtrimi zakonisht synojnë ta bëjnë përdoruesin të regjistrohet për diçka dhe t’u kërkojë përdoruesve informacione për kartën e kreditit ose të debitit për të përfunduar veprimin.

Faqja nga e cila shpërndahet zbritja nuk ka asnjë informacion kontakti, nuk ka njoftime të tjera për promovime, komunikim me përdoruesit, nuk ka numër të madh ndjekësish dhe ndërveprimesh, nuk ka adresa dhe numra telefoni të listuar. Nuk ka asnjë marrëdhënie formale midis IStyle dhe këtyre mashtruesve. Kjo zbritje e madhe nuk është bërë e ditur as në faqen e tyre zyrtare dhe as në profilet e tyre në rrjetet sociale. Çmimi real i iPhone 14 pro, i cili është një nga modelet më të reja të telefonave Apple, është 90.990 denarë ose 1.500 euro, i cili tani është me zbritje dhe mund të blihet për 84.900 denarë.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.