Në automjetin që është ndaluar nga Drejtoria Doganore nuk ka pasur lëndë narkotike

Фото: Принтскрин customs.gov.mk

Vetë njoftimi i Drejtorisë Doganore, i përcjellë në tekstin e shpërndarë në Facebook, është krejtësisht në kundërshtim me atë që thuhet në njoftimin se “dogana ka “vulosur” një automjet me lëndë narkotike me peshë më të madhe se 1.2 tonë”. Në automjet nuk kishte drogë, por mallra të ndryshme me peshë 1.2 tonë

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Dogana bllokoi dhe ndaloi përkohësisht një automjet me lëndë narkotike me peshë mbi 1.2 ton

Në kuadër të njoftimit shpërndahet një tekst nga një ueb portal, në të cilin nga ana e tij transmetohet një njoftim nga Drejtoria Doganore. Vetë njoftimi i Drejtorisë Doganore është diametralisht i kundërt me atë që është paraqitur në njoftimin që po shqyrtojmë, ku thuhet se “dogana ka bllokuar një automjet me lëndë narkotike me peshë mbi 1.2 tonë”.

Në njoftimin nga Dogana, një gjë e tillë nuk thuhet, por thuhet se në automjet nuk ka pasur lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Drejtorisë Doganore, me datë 11.03.2024, në orët e pasdites në drejtimin rrugor Petrovec-Shkup, MP Shkup ka kontrolluar automjetin e udhëtarëve, i cili në njësinë doganore transportonte mallra të ndryshme për import doganor Aeroporti i Shkupit, për shkak të dyshimit se në automjet po transportohej lëndë narkotike.

Kontrolli është kryer me ndihmën e inspektorëve të Departamentit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë Doganore dhe një qen doganor. Nuk është konstatuar lëndë narkotike, por janë konstatuar parregullsi në lidhje me mallin e deklaruar pas deklarimit të importit dhe gjendjen reale të mallit në automjet. Për të kryer kontroll të detajuar mjeti është bllokuar dhe ndaluar përkohësisht bashkë me mallin me peshë totale 1.2 ton. Për ekzaminim është kërkuar edhe ndihma nga policia e krimit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria publike parësore kompetente. Pas kryerjes së kontrollit të detajuar dhe konstatimit të gjendjes faktike, do të inicohen procedurat përkatëse, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Doganore.

Kryeinspektori i Doganës Mobile, Goran Gjorgievski, ka dhënë një deklaratë për media me video në të cilën ka konfirmuar se nuk ka konfiskim të lëndëve narkotike.

Kontrolli është kryer me ndihmën e inspektorëve të Departamentit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore dhe një qen doganor. Nuk janë gjetur lëndë narkotike, por janë konstatuar parregullsi në lidhje me mallin e deklaruar pas deklarimit të importit dhe gjendjen reale të mallit në automjet, tha ndër të tjera ai.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si pjesërisht të pavërtetë. Teksti i plotë i faqes së internetit së bashku me titullin janë të sakta dhe të vërteta, por përshkrimi i postimit në Facebook ku thuhet: “Dogana bllokoi dhe sekuestroi një automjet me lëndë narkotike mbi 1.2 ton”, nuk është i vërtetë. Në automjet nuk ka pasur lëndë narkotike, por mall tjetër, përmbajtja e saktë e të cilit është ende duke u përcaktuar dhe ky maëë peshonte 1.2 ton.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.